Skip to main content

Gruevski: Incizimet me porosi të Verushevskit kanë filluar në vitin 2010

Në pres konferencën e cila është në vijim, kryeministri Nikolla Gruevski thotë se përgjimet janë bë me pajisje të MPB-së, por me porosi të Zoran Verushevskit, i cili ka korruptuar dy të punësuar në MPB, , raporton "Lajm". 
Bisedat janë incizuar në dy mënyra, tha Gruevski. “Mënyra e parë: sipas dëshmisë dhe pranimit në procedurë hetimore, personi Z.v. Ka korruptuar dy persona që i kanë ndihmuar të incizojnë dhe për këtë kanë fituar para. Dy personat e kanë pranuar këtë vepër para gjykatës. 
Personi G.V. pasi është përballë me dëshmitë e prokurorisë e ka pranuar veprën dhe ka pranuar se e ka korruptuar personin Z.K. i cili ëhstë inxhinieri më me përvojë në MPB, që punon me mjetet për përcjellje të komunikimeve. Për këtë ai ka marrë para në disa raste. 
Personi Z.K e ka pranuar këtë ofertë dhe i ka përgjuar të gjitha personat që janë kërkuar me porosi të Z.V. Ata para organeve gjyqësore kanë pranuar se kanë qenë të bindur se materiali i përgjuar do të ju dorëzohet vetëm shërbimeve të huaja dhe se asnjëherë nuk do të publikohen. 
Incizimet kanë filluar që nga viti 2010. Me këtë ranë në ujë akuzat se pushteti qëdnron pas përgjimeve. Mënyra e dytë ka qenë përmes pajisjeve mobile, nga qendra e qytetit, në të shumtën e rasteve nga ora 12 deri në ora 18. MPB ende nuk ka arritur t’i zbulojë këta persona sepse bëhet fjalë për persona me përvojë”, tha Gruevski. Ai poashtu ka thënë se incizimi i bisedës me Zoran Zaevin në kabinetin e tij është bë me kërkesë të prokurorisë, pasi Gruevski ka paraqitur në prokurori se Zaev po e shantazhon. 

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/