Skip to main content

Davutoglu: Turqia është krenare për operacionin e zhvendosjes së eshtrave të Sulejman Shahut

ANKARA (AA) - Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu në lidhje me operacionin e zhvendosjes së eshtrave Sulejman Shahut tha se "nata e të shtunës, duke gdhirë e diela për ne ka qenë një natë e nderit. Por komentet e opozitës ditën e diel, për këtë çështje do të jenë në cilësinë e një ngjarjeje që do të mbahet mend si një njollë në histori", raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu i cili mori pjesë në një takim të komiteteve të partisë në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), theksoi se kjo parti ka stafin më dinamik, më të qëndrueshme, më harmonik dhe më të mirë kombinuar me njëri-tjetrin në historinë politike turke. Ai ka deklaruar më tej se kur ata bashkohen së bashku ata shikojnë "durim, entuziazëm, pasion, dashuri dhe miqësi".
Kryeministri i Turqisë ka theksuar se me operacionet ushtarake turke në territorin e Sirisë ata kanë për qëllim të mbrojnë tre çështje kryesore si, shpëtimin e jetëve të ushtarëve turq jashtë vendit në krye të zhvendosjes së varrit në një lokacion më të sigurt,  ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, dhe mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare në territorin sovran të Turqisë.
Davutoglu në lidhje me sigurinë e jetës së qytetarëve ka theksuar se gjatë luftës civile në Libi Turqia ka treguar forcën e saj duke evakuuar qytetarët e saj brenda 10 ditëve dhe ka pohuar se "Në Libi nuk kemi lënë as edhe një qytetarë tonin, asnjë qytetar i yni nuk ishte në pozicionin e të harruarit, viktimës apo i vetmuar. Më pas kudo dhe kurdo që kanë qenë në malet e Afganistanit, ndonjëherë në Ukrainë, në Somali apo brenda Afrikës i kemi dalë për zot të gjithë qytetarëve tanë".
Aiduke theksuar se synimi i dytë është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe historike ka vlerësuar se: "Sulejman Shahu, është paraardhësi ynë dhe Suleyman Shahu jo vetëm është i rëndësishëm për rolin e tij në histori si një i vdekur, por në të njëjtën kohë është gjithashtu i rëndësishme si për natyrën e simbolit në përpjekjet për krijimin e tokës së kombit tonë. Mbrojtja e  trashëgimisë së Sulejman Shahut, në fakt ishte një mbrojtje e historisë tonë, identitetit tonë, dhe nderit tonë".
- Dy flamuj turq janë valëvitur
Ushtria turke me 57 automjete të blinduara, 40 tanke dhe 572 ushtarë në natën nga e shtuna duke u gdhirë e diela vajtën në Siri dhe filluan dy operacione të ndara. I pari ishte evakuimi i rojeve të nderit dhe varri i Sulejman Shahut, ndërsa një operacion paralel është bërë në Siri duke hyrë në fshatin kufitar të Eshme dhe pasi e kanë marrë nën kontroll është ngritur flamurin turk në ato toka. Sipas Davutoglu çështja e tretë është ajo e mbrojtjes të së drejtës ndërkombëtare.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/