Skip to main content

BFI peng e personave për lustrim


Gjatë këtyre ditëve po shohim një luftë të madhe mes kreut të BFI, Sulejman Rexhepi dhe gazetës ditore në gjuhën maqedonase Dnevnik gjegjësisht me gazetarin Branko Gjorgjevski lidhur me bombat e kreut politik të LSDM, Zoran Zaev. Dnvenik dhe shumë media të tjera të shkruara dhe elektronike kanë publikuar në vazhdimësi skandalet dhe megaskandalet e Sulejman Rexhepit lidhur me nipin e tij Sulo Junior që lozte me revole, me xhirimin e po të njejtit nip me xhip BMW X5, me qëndrimet e tij lidhur me torbeshët, me orën e dorës ROLEX që i kushtonte 35.000 euro, me hotelin në Ulqin të Malit të Zi, me bizneset tjera pikërisht në Ulqin, me keqpërdorimin e konviktit të Medresesë Isa Beu nga djali i tij Zeglul Rexhepi i cili ushtronte xhudistë, me daljen në shesh të puçit nga Sulejman Rexhepi për Muftiun e Shkupit, përmes publikimit të bisedës së dy imamëve në Viber, për punësimin e bashkëfshatarëve të tij në Rijaset, shef kabineti, me punësimet e tjera në BFI, Medrese, Fkultetin Teologjik, etj. Këto dhe shumë të tjera kanë bërë që kreu i BFI të vjell sert mbi këtë gazetar dhe këtë medium. Ndryshe kreu i BFI në vazhdimësi është sulmuar edhe nga media të tjera si Alsat-m, Lajm, Almakos, Tetova sot, Portalb, Nova Makedonija, Utrinski Vesnik,Kanal 5, Sitel, etj. Të gjitha mediat në gjuhën shqipe kohëve të fundit e kanë kursyer për shkak autoritetit që posedon institucioni i BFI e jo ai.
Pas gjithë kësaj lind dilema për çfarë arsye Sulejman Rexhepi është më i zëshëm në çështjen e përgjimit? Ajo që doli në shesh sot ishte pikërisht friga që ka Sulejman Rexhepi për publikim e dosjes së tij për bashkëpunimin që ka pasur me shërbimin e shtetit. Slobodan Bogojevski flet për llustrimin e dy figurave fetare të cilët kanë dosje të vërteta. Njëri prej tyre ka qenë dekan në Fakultetin Teologjik në Shkup i cili ka punuar edhe si profesor në të njejtin institucion shkencor i njejti është në pozitë të lartë në institucinonin e BFI-së, ndërsa tjetri drejton një nga organet e BFI-së në një qytet të Maqedonisë Perëndimore. Lidhur me llustrimin në Gusht të vitit 2013 ka folur edhe Tome Adziev, kryetar i komisonit për verifikim të fakteve, citojmë:" Ligji i lustracionit ofron për inspektimin e mëparshëm dhe të tanishëm dekanët dhe profesorët e të gjitha fakulteteve, duke përfshirë atë të studimeve teologjike dhe islame, tha presidenti i këtij organi Tome Adziev. Kjo procedurë tashmë i shkon të gjtha fakultetet. Verifikimet janë bërë permanente, disa janë kontrolluar, tha kreu i komisionit për lustrim Tome Adziev. Në mesin e atyre që nuk janë testuar, sipas Adziev janë aktuale dhe ishdekanë dhe profesorë të teologjisë dhe Fakulteti i Studimeve Islame. Mbetet përgjegjësi ligjore për kontrollin e tyre, thotë presidenti Adziev."( këtë deklarat marrim nga portalb)
 Vallë, a ka nuhatur diçka Sulejman Rexhepi meqë doli në anën e Zoran Zaevit pikërisht gjatë këtyre ditëve? A do publikohen përgjimet që iu kanë bërë Sulejman Rexhepit nga shteti? Realiteti është shumë i hidhur kur tërë institucioni i BFI-së përmes Sulejman Rexhepit mbahet peng, andaj përgjigjet do të jenë sigurisht ditëve në vijim! 

  

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/