Skip to main content

Beogradi kërkon “qartësi ligjore” për Asociacionin

Pas firmosjes së marrëveshjeve për strukturat e sigurisë dhe gjyqësorin në veri, Prishtina dhe Beogradi në një të ardhme të afërt pritet që të shtrojnë në tavolinën e dialogut çështjen e formimit të Asociacionit të komunave serbe.
Krijimi i kësaj bashkësie nga serbët e Kosovës dhe Beogradi zyrtar vlerësohet si prioritet i lartë, ndërkohë që Qeveria në Prishtinë ende nuk ka dhënë hollësi se si do të rrjedhë procesi.
Burime të besueshme të “Kohës Ditore” që kanë njohuri për dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli kanë bërë të ditur se palët ende nuk kanë arritur që t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me legjislacionin për krijimin dhe funksionalizimin e Asociacionit.
“Serbia kërkon që Asociacioni të ketë sa më shumë kompetenca ekzekutive. Dhe kjo shkon në funksion të strategjisë së Beogradit që pas një kohe heqja e Kosovës si pjesë e saj nga Kushtetuta serbe të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese edhe në Kosovë, ndryshime këto që do të njihnin sipas kërkesës serbe, tri territore me organizim të veçantë në Kosovë nën administrimin lokal të Asociacionit që Beogradi e quan bashkësi ose komunitet”, ka thënë ky burim./koha

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/