Skip to main content

Afera e përgjimit, SHBA: Ndalesa udhëtimi për zyrtarët?

Shtetet e Bashkuara mund të shfuqizojnë vizat apo të ndalojnë hyrjen në Amerikë, të politikanëve, gazetarëve, përfaqësuesve gjyqësor dhe afaristëve, njoftoi gazeta "Vest". Lista sipas gazetës është më e gjerë, pra i përfshin të gjithë zyrtarët të cilët janë të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas informatave jozyrtare të këtij mediumi të shkruar, aktivizimi i masës do të varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i krizës politike. 

“Një masë e këtillë do të mund të merret në rast se kriza politike në Maqedoni do të çonte drejt shkeljes dramatike të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore.Kjo masë nuk është e kufizuar vetëm për ndalim të hyrjes, por edhe ngrirjen e llogarive dhe ndalim të zotërimit të pronave që këta njerëz ndoshta i kanë në territorin e Shteteve të Bashkuara”.  

Alsat M kërkoi qëndrim edhe nga Ambasada e SHBA-ve. Në përgjigjen e tyre thuhet

“Janë hapur çështje serioze, parasëgjithash përgjegjësia është e qytetarëve dhe Institucioneve që ti zgjidhin në mënyrë transparente dhe me sundimin e ligjit. Ka faktorë të ndryshëm që mund të pengojnë për dhënien e vizave për SHBA ose shfuqizimin e tyre. Këto faktorë janë informata publike’, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-ve. 

Sipas gazetës, në Maqedoni edhe deri tani ka pasur dhe ka shembuj të zyrtarëve të lartë të cilët janë privuar nga e drejta për të udhëtuar dhe për të pasur në dispozicion prona dhe llogari bankare në Shtetet e Bashkuara. Kujtojmë rastin e ish kryeministrit Ljubço Georgievski, të cilit i është revokuar viza amerikane në vitin 2006 që pastaj në vitin 2011 ti kthehet. /Alsat-M

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/