Skip to main content

Posts

Eko-vetëdija: Ka raste kur Qeveria i mbyllte sytë, por “Jugohromi” nuk duhet të fillojë me punë pa vendosur filtrat

Eko- vetëdija në takimin me gazetarët të mbajtur sot ( e hënë), ceku disa nga pikat shqetësuese në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re, pika të cilat janë përfshirë në dokumentin për reforma urgjente të përgatitur nga organizatat jo-qeveritare, i quajtur “ Blueprint”, shkruan Almakos. Në këtë dokument janë cekur, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës dhe jo vetëm. Ndërkaq u kërkua edhe dislokimi i lindanit nga rrethina e fabrikës Ohis. Të pyetur nëse në dokument është cekur edhe ndonjë propozim-zgjidhje për problematikën me “ Jugohromin”, i cili ngulfat tetovarët tashmë një kohë të gjatë, Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko- vetëdija, tha se në disa raste merren masa, mirëpo në disa raste Qeveria i mbyll sytë. “ Në industri përgatiten plane cilat duh...

U nisën për aheng familjar, kthehen mbrapsht udhëtarët nga Maqedonia

Në 13 korrik policia kufitare gjermane ka kontrolluar një autobus me targa të Maqedonisë në magjistralen A8, pranë vendit të quajtur Schwarzbach. 16 prej udhëtarëve të ndodhur në autobus nuk kishin dokumentacion të nevojshëm, andaj ata janë kthyer mbrapsht në Austri. Ata ishin nisur gjëja për në një aheng familjar. Një pretekst tjetër i policisë gjermane ishte se asnjëri nga udhëtarët nuk i ishte përgjigjur saktë se ku ndodhej dasma familjare./Bota sot

Filluan punimet në rrugën kryesore në Studeniçan

Komuna e Studeniçanit, po zhvillonë punime intensive në zhvillimin e infrastrukturës lokale. Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, në profilin zyrtarë në facebook ju ka bërë thirje qytetarëve të mos qarkullojnë në rrugën kryesore në Studeniçan, pasi që në të njëjtën janë duke u realizuar punimet intensive për asfaltimin e kësaj rruge. Ja postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem sadiku: Studeniçan, rruga kryesore-vazhdojnë punimet. Në të dyja anët janë ndërtuar shtegje për këmbësorë. Sot po hiqet asfalti i vjetër, andaj e kemi ndaluar qarkullin për automjete deri sa të përfundojnë punimet. Lusim qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim sepse në këtë mënyrë do të na ndihmojnë që sa më shpejtë të kryhen punët e parapara me projekt dhe shum shpejtë e njëjta rrugë do të asfaltohet. 

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis. Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve. Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Takohen partitë shqiptare pas ftesës së Memedit të RDK, bojkotoi BESA

Paritë shqiptare kanë filluar takimin e tyre të radhës në kuadër të takimeve të rregullta të diktuara nga Deklarata e përbashkët. Takimi i sotëm është thirrur nga Vesel Memeti. Në takimin i cili po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit është i pranishëm kreu i BDI-së Ali Ahmeti, PDSH përfaqësohet nga nënkryetari Luan Tresi dhe deputeti Bardhyl Dauti ndërsa LR-PDSh-ja përfaqësohet nga zevendës ministri njëherit dhe nënkryetari i LR-PDSH-së Remzi Memedi si dhe deputeti Syria Rashidi. Në takim nuk merr pjesë Lëvizja Besa.

Partia Demokratike Shqiptare nis furishëm në Tetovë

Në kalanë e Tetovës dega e PDSH-së Tetovë organizoi takim me strukturën e saj ku prezent ishte edhe Kryetari i partisë, Menduh Thaçi. Në bashkbisedim me strukturën e degës së Tetovës Kryetari Thaçi folin rreth situates aktuale politike, si dhe rreth çeshtjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural, duke potencuar se PDSH ngel e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë që mund ti artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve. 

Dhunuesit e deputetëve me fotografi grupore për facebook

Vetëm një fotografi e publikuar në facebook mund që ti shpie prokurorët deri tek identiteti I personave që ishin pjesë e dhunës së 27 prillit në kuvend, përcjell Aktuale.mk. Në vazhdim ndiqni edhe videon e tvtelma ku dhunuesit jane fotografuar ne grup per facebook.