Skip to main content

Posts

Kur Sulejman Rexhepi zhvillonte fushatë kundër “shovinistëve shqiptarë”

Nga Takvimi i vitit 1987 Në librin e vet të fundit, Dromca memoaresh “Kush ma prek kombin ma ka sharë fenë”, të Sulejman Rexhepit, të publikuar në formë elektronike, në www . balkanpost.blogspot.com , efendi Rexhepi veç të tjerash kujton edhe vitet e pas demonstratave në Kosovë. Këtë periudhë e kujton me një nostalgji të veçantë, sepse është momenti kur Sulejman Rexhepi për herë të parë gjenë përbashkësi në mes të Islamit dhe komunizmit. Pikërisht këto vlera Sulejman Rexhepi i shpaloste nëpër takime të shumta që i kishte me kolegë e me xhemat të ndryshëm gjatë fushatës kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët me përpjekjet e tyre e iritonin edhe vetë Zotin, sepse ta vrasësh një jomusliman je kundër Islamit, e thënë kjo në kohën kur jugosllavët po vrisnin e prisnin shqiptarë sa herë që kërkonin t’ia prishin “atdheun e përbashkët” (Jugosllavinë) Sulejman Rexhepit. Paramendoeni, shqiptarët atëbotë i ishin qepur punës për ta shkatërruar Jugosllavinë, kurse Sulejman Rexhepi i sulmont...

Bejli: Jemi në kontakt me të gjitha partitë

Jemi në kontakt me të gjitha partitë politike”, ka deklaruar sot në Shtip, ambasadori i SHBA në Maqedoni, Xhejs Bejli, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a po përgatitet takim i ri i liderëve. “Presim që t’i  ndihmojmë Maqedonisë në zgjidhjen e krizën politike, për hapat e ndërmarra do të ju njoftojmë nëpërmjet një kumtese”, ka deklaruar Bejli gjatë vizitës së tij në Universitetin “Goce Dellçev”.

5 vjet nga vdekja e Bin Laden, Obama: Bota është ende e rrezikshme

Presidenti amerikan Barack Obama, në një intervistë për CNN për 5-vjetorin e vrasjes së kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden, ka deklaruar se rreziku nga organizata terroriste është ende real. “Bota është ende e rrezikshme. Në një sëërë këndvështrimesh, Lindja e Mesme është në një situatë më kaotike se më parë”, ka deklaruar Obama. Ideja për të dërguar 100 mijë trupa për të pushtuar çdo vend ku ka një organizatë të ngjashme terroriste, në vlerësimin e presidentit amerikan është e gabuar. “Është joproduktive dhe në njëfarë mënyre ushqen ideologjinë që po luftojmë”, ka thënë Obama.

Krizat, konfliktet: Maqedonia në grup me Afganistanin e Banglladeshin

Maqedonia është vendosur në një pozitë me grupin e shteteve ku gjendja përkeqësohet skajshëm, në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtarë të Krizës (GNK) Maqedonia gjendet në grup me Afganistanin, Banglladeshin, Gambinë, Irakun, Nagorno-Karabah, Republika Kongo dhe Siria, vende të cilat vazhdimisht gjenden para konflikteve. Sipas GND, kriza politike në Maqedoni është e keqësuar që ka nxitur një kritikë masive vendore dhe ndërkombëtare dhe protesta të përditshme. Përmenden ngjarjet gjatë periudhës së muajit prill. Nga paralajmërimi i LSDM-së se do t`i bojkotoje zgjedhjet e 5 qershorit, pasi që nuk janë plotësuar refugjat në medie dhe nuk është pastruar lista zgjedhore, përmes faljes së presidentit Gjorgje Ivanov të politikanëve nën hetimin penal të dal nga afera e përgjimeve dhe pengimi i punës së Prokurorisë Speciale, protestat, vrasja e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale, Kosta Krpac që u gjet në shtëpi i vrarë me 27 prill, e deri në raportin e fundit të Freedom House, sipas ...

Prokuroria Speciale: Dëshmitarët janë të sigurt

Gjuajta me plumba në Kapishtec dhe trupi i vdekur i Kosta Krpac me plumb në gjoks i frikësoi dëshmitarët. Ata janë të mbrojtur, thuan nga Prokuroria Speciale, transmeton TetovaSot. Një përgjigje të këtillë e ka marr gazeta Financial Times ndaj pyetjes së si ekipi i Janevës arrin që t`i bind dëshmitarët prej të cilëve shumica frikësohen nga mbikëqyrja e vazhdueshme për të bashkëpunuar. “Nuk flasim publikisht për dëshmitarët. Identitetin e tyre e mbrojmë në fshehtësi që ata të mos rrezikohen”, thuan nga Prokuroria Speciale Publike./TetovaSot/

Opinion: Mulla Sula gjyshi pervez

Autor: Arian Sejdini Gjyshërit i gëzohen nipave e mbesave. Madje thonë se i duan dhe ju gëzohen më shumë se djemve dhe vajzave të veta. Nipërit dhe mbesat sa vijnë e rriten aq më shumë i marrin për model gjyshërit e tyre. Përgjithmonë i kujtojnë duke i cituar, i përkujtojnë përmes ndonjë rrëfimi interesant, përalle apo shëtitje dorë për dore, nëpër fusha e ara, nëpër parqet e qyteteve. Sot, gjyshërit janë bërë modernë. I marrin nipërit e mbesat dhe i dërgojnë në foshnjore, në çerdhe e kopshte, nëpër kurse, nëpër parqe e kopshte zoologjike, sepse prindërit e tyre janë nëpër punëra. Gjyshërit bashkëkohorë i marrin nipërit e mbesat dhe shkojnë nëpër librari, blejnë libra për moshën e tyre fëmijërore, shkojnë nëpër teatro për femijë, në kinema, në balet, shkojnë nëpër dyqane lodrash etj. Është një gjysh i kotë, performues i përkryer në hajni, në krim, në banditizëm. Quhet Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. E njohin të gjithë si uzurpator të postit “Reisul Ulema”. Profili i tij ...

Ekskluzive: Fillon një aksion i ri policor me kërkesë të Katica Janevës

Para pak çastesh inspektorët policorë kanë ndërmarrë një aksion të ri, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike, që udhëhiqet nga Katica Janeva. Burime të sigurta të gazetës “Lajm” thonë se inspektorët jkanë futur në Agjencinë shtetërore të rrugëve, ku drejtori është kuadër nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Sipas burimeve tona, me këtë rast janë konfiskuar dokumentacione që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa autostradave me kompani kineze, për të cilat te “bombat” e publikuara nga opozita flasin kryeministri Nikolal Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Tani për tani PSP nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ëtë informacion.