Nga Takvimi i
vitit 1987
Në
librin e vet të fundit, Dromca memoaresh “Kush ma prek kombin ma ka sharë fenë”,
të Sulejman Rexhepit, të publikuar në formë elektronike, në www. balkanpost.blogspot.com, efendi Rexhepi
veç të tjerash kujton edhe vitet e pas demonstratave në Kosovë. Këtë periudhë e
kujton me një nostalgji të veçantë, sepse është momenti kur Sulejman Rexhepi për
herë të parë gjenë përbashkësi në mes të Islamit dhe komunizmit. Pikërisht këto
vlera Sulejman Rexhepi i shpaloste nëpër takime të shumta që i kishte me kolegë
e me xhemat të ndryshëm gjatë fushatës kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët
me përpjekjet e tyre e iritonin edhe vetë Zotin, sepse ta vrasësh një jomusliman
je kundër Islamit, e thënë kjo në kohën kur jugosllavët po vrisnin e prisnin
shqiptarë sa herë që kërkonin t’ia prishin “atdheun e përbashkët” (Jugosllavinë)
Sulejman Rexhepit. Paramendoeni, shqiptarët atëbotë i ishin qepur punës për ta
shkatërruar Jugosllavinë, kurse Sulejman Rexhepi i sulmonte me interpetime
false të islamit të gjithë ata shqiptarë që nuk ia donin “atdheun e
përbashkët”!
Sulejman
Rexhepi kishte përgatitur një “temë seminarike” dhe të njëjtën e lexonte nëpër
këshilla të atëhershme, apo myftini të sotshme. Madje, Sulejman Rexhepi nuk
kursehet as në shtrembërimin e haditheve, nuk kursehet as në vënien në gojë të
Pejgamberit a.s. fjalën “shovinist”,
madje nuk përton që të bëjë as digresion në mes shokut Tito dhe
Pejgamberit a.s.
Sulejman
Rexhepi sikur insiston që këtë “margaritar” të tij ta arshivojë përjetë duke e
botuar në Takvimin (Kalendarin)
1987-1407/8 h. fq 41-45, botim i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave “Ilmije” në
RSM-Shkup.
Në
vazhdim, po e sjellim tekstin integral të Sulejman Rexhepit:
Temë Seminarike
Vëllazërim-Bashkimi
sipas Islamit
“O
ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë
popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i
ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është
shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (El-Huxhuratë,
13)
Nga Sulejman Rexhepi
Të
nderuar anëtar të Shoqatës “Ilmije”. Feja Islame është ajo që apelon, fton të
besohet në një dhe të vetmin Allah xh.sh, andaj ai i cili nuk e shoqëron
Allahun xh.sh në besim ose ibadet, nuk mundet të jetë ithtar i kësaj feje madhështore.
Feja Islame ashtu siç kërkon nga ithtarët gjegjësisht, nga anëtarët e saj besim
të pastër, kërkon që ithtarët t’i pastrojnë shpirtërat dhe trupat e tyre nga gjërat
e kota. Nga ajeti Kuranor me të cilin e filluam këtë paraqitje gjegjësisht
ligjetarë, duhet ta kemi të qartë dhe të kuptojmë njëherë e përgjithmon se
Islami thërret në vëllazërim. Vëllazërim-Bashkimi sipas rregullave Islame nuk është
artificial, por se është punë dhe çështje esenciale, andaj Allahu xh.sh i
drejtohet mbarë njerëzimit, pa dallim nacionaliteti, race dhe gjinie. Ashtu në
ajetin paraprak thuhet se të gjithë njerëzit kanë një krijues, dhe ai është
Allahu xh.sh dhe se mbarë njerëzit rrjedhin nga një baba dhe një nënë (Ademi
dhe Hava). Nga këtu duhet të kuptojmë se nuk kemi të drejt që t’i urrejmë
krijesat e Allahut, të cilët në të njejtën kohë janë vëllezër dhe motra tona, çshtje
që e rekomandon Allahu xh.sh dhe thotë: “Ju mes vete duhet të ndihmoheni”, në
fund të fundit vlera e njeriut llogaritet te Allahu xh.sh në respektimin e urdhërave
hyjnore të Zotit. Të nderuar vëllezër, ne me profesionin tonë, si anëtar të
Shoqatës “Ilmije”, në veçanti si trashëgimtarë të Dërguarve të Allahut bartim përgjegjësi
ndaj Allahut xh.sh në sqarimin dhe interpretimin e Kuranit dhe Islamit në tërësi.
Nga rekomandimet Kuranore të cilave Allahu xh.sh ju kushtoi rëndësi dhe vlerë të
madhe është edhe vëllazërimi edhe bashkimi i të gjithë njerëzëve, fillimisht ne
duhet të jemi të bindur në këto dogma Islame, dhe më pastaj ta mbjellim tek
ithtarët e fesë Islame. Kur njerëzimi do ta respektonte këtë urdhër Kuranor, pa
dyshim se në mjediset tona dhe në tërësi në botë nuk do të kishte gjakderdhje,
motivet e të cilave ishin urrejtje nacionale, ndarje në klase, fise e race,
etj.
Të
nderuar vëllezër, Muhamedi a.s duke filluar nga shek. VI dhe VII, porositi
barabarësi të plotë mes njerëzve duke thënë: “Njerëzit janë të barabartë sikur
dhëmbët e krehërit të folokëve”. Muhamedi a.s e vazhdon fjalën e tij duke thënë:
“ O njerëz, të gjithë jeni bijë të Ademit a.s., derisa Ademi a.s është i krijuar
nga dheu (toka), nuk ka dallim mes Arabit dhe joarabit, as të bardhit nga i
ziu, njeriu vlerësohet te Allahu xh.sh me bindje dhe besim.”
Nga
ky hadith i Muhamedit a.s nënkuptohet se Islami rreptësisht e ndalon mosdurimin,
urrejtjen nacionale dhe çfarë do që të jetë ndarje dhe mosvlerësimi i njerëzve.
Muhamedi
a.s vërteton se vlera e njeriut ndaj Allahut peshon varësisht nga veprat e
mira, kualitetet morale dhe cilësitë e mira njerëzore si realizues i urdhërave
hyjnore, Zotit. Si argument për këtë mund të shërbehemi me fjalët e mira të
Muhamedit a.s :” Allahu i Plotëfuqishëm nuk shikon në fizionomitë e
juaja, e as në emrat e juaj, e as në pasurinë tuaj, porse Ai shiqon zemrat dhe veprat
e juaja”.
Të
përkujtojmë këtë moment, të asaj që ndodhi në kohën e Muhamedit a.s, kur njëri i
tha një njeriut: “O bir i zezakes” që kishte për qëllim ta nënvlerësojë shokun
e tij. Kur Muhamedi a.s. dëgjoi për këtë rast u hidhërua tepër dhe tha: “U
shkatërrua, u shkatërrua, u shkatërrua, në Islam nuk ka vlerë më të madhe djali
i gruas së bardhë nga djali i një gruaje të zezë, vlera e njeriut peshon në
vlerat e tija morale, kualitetet edukative dhe besim.”
Përsëri
po theksoj se ndaj mësimeve Islame rreptësisht ndalohet bërja e dallimit të
njerëzve në bazë nacionale, gjinore, gjuhë, prejardhja familjare, këtë e vërteton
Muhamedi a.s me fjalët e tij para familjes së tij kur thoshte: “ O beni
Hashimij, mos mendoni se njerëzit do të dalin para Allahut xh.sh me veprat e
tyre, kurse ju në emër të familjes së juaj.”
Të
nderuar anëtar të Shoqatës nga e gjithë kjo nënkuptohet se sipas mësimeve
Islame njerëzit janë të barabartë dhe duhet të jetojnë në frymën e vëllazërim-bashkimit.
Ne këtu në Jugosllavi, e cila është shumë nacionale, duhet normat Islame t’i
fusim në bashkëjetesën e përbashkët, ta duam atdheun tonë të përbashkët, mes
vete të respektohemi ashtu siç na porosit Islami.
Përcjell
Enes bin Malik, nga Muhamedi a.s i cili tha: “Nuk ka iman, Islam të vërtet
(drejt) ai që nuk ia dëshiron fqiut ose vëllaut të tij atë që ia dëshiron
vetvetës.”
Sipas
një variant tjetër që e përcjell Imam Ahmedi, Muhamedi a.s ka thënë: “ Nuk
mundet robi i Allahut të arrijë të vërtetën e Imanit, deri sa nuk ua dëshiron
njerëzve atë që e don për veten e tij.” Muhamedi a.s vazhdon me fjalën e tij më
këtë çështje dhe thot: “Tre herë u betua në Allahun xh.sh Vallahi, nuk ka Iman
të vërtet (drejt ai njeri prej të cilit fqiu i tij nuk është i mbrojtur (qetë).”
Ne
si shërbëtor fetar, duhet t’i tregojmë ithtarëve të fesë Islame se fqinjë dhe vëllezër
i kemi të gjithë popujt dhe kombet të cilët jetojnë në Jugosllavinë tonë
Socialiste.
Vëllezër,
t’ju përkujtoj në këtë moment se shoku Tito shumë herë e ka theksuar këtë çështje
ashtu që një herë tha: “Vëllazërim-bashkimi nuk realizohet vetëm me fjalë, por
edhe me vepra.” Me këtë fjalë dua t’ju them se ne duhet deri në fund të luftojmë
kundër të gjithë elementeve, të cilat mundohen të na e rrënojnë vëllazërim-bashkimin
tonë. Sëmundje më e rrezikshme dhe helmuese për prishjen e vëllazërim-bashkimit
dhe se armik më i madh i socializmit është shovenizmi, nacionalizmi dhe kohëve
të fundit iredentizmi Shqiptar.
Lidhur
me këtë çështje është tejet e rëndësishme të theksohet, se Muhamedi a.s si i dërguar
i Allahut duke filluar nga shek. VI dhe VII ka luftuar kundër shovenizmit dhe
nacionalizmit me fjalët e tija të përgjithshme kur thoshte: “Nuk është prej
nesh, ai që thërret në shovenizëm.” Interesante është të theksohet se Muhamedi
a.s që në atë kohë dinte të dallonte shovenizmin nga dashuria e pastër
nacionale, kur njëri nga bashkëbiseduesit e pyeti Muhamedin a.s: “ O i dërguar i
Allahut a llogaritet shovenizëm nëse njeriu e dashuron popullin e vet? Muhamedi
a.s iu përgjigj: “Ta dashurosh popullin tënd nuk është shovenizëm, por shovenizëm
llogaritet kur dikush e përkrah dhe ndihmon popullin e tij që t’i dëmton popujt
e tjerë.”
Duhet
mes vete të respektohemi edhe atë jo deri sa jemi gjallë por edhe pas vdekjes,
dhe për këtë që e themi do ta vërtetojmë me rastin që i ndodhi Muhamedit a.s, I
cili, përderisa po qëndronte ulur, papritmas kaloi një xhenaze nga një i vdekur
Çifut. Muhamedi a.s ashtu siç ishte ulur
u ngrit në këmbë, qëndroi ashtu në shënjë respekti deri sa kaloi kufoma.
Njëri nga shokët e tij tha: “O i dërguar i Allahut pse u ngrite në këmbë, i
vdekuri ishte Çifut. Muhamedi a.s iu përgjigj me këto fjalë: “A nuk ishte
njeri”, Ai iu përgjigj se: po, sigurisht njeri ishte. Atëherë Muhamedi a.s. i
tha: “ Po të tregoj dhe këshilloj se në fenë Islame çdo njeri e ka vendin e vet
dhe respektin.”
Të
gjithë e dimë se sipas normave Islame çfarë do të thotë: “ Dhimi” (Jomusliman që
jeton në një shoqëri me muslimanët). Me këtë rast Muhamedi a.s tha: “Ai, që
ngrit dorë të mbysë një jomusliman të pafajshëm, ai nuk ka për ta shijuar erën
e xhennetit-parajsës.”
Të
nderuar kolegë, duhet ta ruajm autoritetin e fesë Islame, të mos lejojmë që
dikush për shkak të qëllimeve të tij armiqësore ta keqpërdor Islamin. Islami si
fe ishte dhe do të mbetet i pastërt deri sa të ekzistojë jeta në tokë. Si
argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.: “ Ne e kemi zbritur Kuaranin
dhe Ne do ta mbrojmë.”
Comments
Post a Comment