Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë paralajmëruar krijimin e unionit të bashkive-komunave kryesore shqiptare në rajon: Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit. Kjo gjë pritet të ndodhë para datës 28 Nëntor, Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur Ahmeti dhe Veliaj pas një takimi që e kanë mbajtur të martën, në fillim të vizitës dyditore që një delegacion nga Tirana, i udhëhequr nga kryetari Veliaj do të zhvillojë në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.
Ata në këtë takim kanë diskutuar për projekte të përbashkëta, si për shkëmbimin e përvojave nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.
Comments
Post a Comment