Skip to main content

Bllokohen bisedimet për reformat në media

Bisedimet për reformat në media si një nga kriteret kryesore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Maqedoni, janë ndërprerë që nga arritja e marrëveshjes për datën e re të zgjedhjeve, që janë paraparë të mbahen më 5 qershor.
Përfaqësuesit e partive të kyçura në negociata thonë se nga 24 shkurti kur edhe u arrit marrëveshja për anulimin e shpërndarjes së Kuvendit, nuk kanë zhvilluar as edhe një takim të ri, ndërkohë që të njëjtën ditë, kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevskikishte deklaruar se ka marrë premtime nga ndërkombëtarët se nuk do të insistohet në miratimin e një ligji të ri për mediat.
Çështjet kryesore për të cilat partitë duhej të arrinin marrëveshje kanë të bëjnë me depolitizimin e agjencisë së mediave, reklamat qeveritare, punën e transmetuesit publik, e çështje të tjera. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, thonë se ikje nga bisedimet për reformimin e mediave nuk mund të ketë, por ato shprehin shqetësimin nga, siç thonë, tendencat për ndryshimin e formatit të bisedimeve.
“Neve na shqetëson ajo se bisedimet barten nga ky format që funksiononte në një format tjetër në Kuvendin e Maqedonisë. Jo se Kuvendi është vendi ku nuk duhet të bisedohen këto reforma, por neve nga shqetëson mënyra, sistemi i vendimmarrjes”.
“Ju e dini se nëse braktiset sistemi i vendosjes me konsensus, atëherë dihet se kush i ka votat në Kuvend, andaj edhe është joserioze të pritet që kjo përbërje e Kuvendit të miratoj vendime pozitive për reformat në media“, thotë kryetar i Shoqatës së Gazetarëve,Naser Selmani, duke shtuar se zvarritja e bisedimeve dhe tendenca që ato të zhvendosen në Kuvend janë dëshmi se partitë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ndikimi dhe kontrolli sa më i fuqishëm mbi mediat.
“Reformat në media apo çlirimi i mediave nga kontrolli i politikës dhe biznesit është çështje që më së shumti i prek partitë politike dhe si duket ato nuk janë të gatshme që të braktisin këtë sistem jodemokratik të mediave sepse mendoj se pa kontroll të mediave kjo klasë politike dhe klasat politike të opozitës nuk mund të qeverisin me vendin“, thotë Selmani.
Nga Instituti për Studime të Komunikimit thonë se reformat në mediat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
“Në këtë moment të pasivizimit apo pezullimit të bisedimeve si duket mediumet kanë kaluar në plan të dytë ndërsa në plan të parë pastrimi i listës zgjedhore”, njofton Rel.
“Edhe lista zgjedhore është një problem shumë serioz për të pas zgjedhje të lira dhe demokratike, por pa mediume të pavarura, partitë nuk do të kenë kushtet e njëjta të prezantimit të programeve të tyre para elektoratit, e kështu me radhë“, thotë përfaqësuesja e Institutit, Zhaneta Trajkovska.
Bisedimet për mediat deri më tani janë zhvilluar me ndërmjetësimin e ekspertit belg,Piter Vanhojte, por ai shpesh herë është kritikuar nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit se mban anën e partive opozitare, prandaj edhe ka marrë vendim që të mos marrë pjesë në bisedimet që ka ndërlikuar edhe për shumë fatin e negociatave. (INA)

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...