Skip to main content

Dyshime për fshehjen e provave për Kumanovën

Ekspertët për çështje juridike kritikojnë procesin e gjykimit të të akuzuarve të rastit të Kumanovës.
Sipas Osman Kadriut dhe Mersim Pollozhanit, gjykata po zvarritë dhe qëllimisht po mban në fshehtësi provat që ligjërisht duhej të paraqiten para të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Madje, Pollozhani dyshon se fshehja e provave i referohet faktit se shteti nuk posedon fare provat për akt terrorist dhe kështu fiton në kohë duke zvarritur procesin. Sipas Pollozhanit, aktakuza për terrorizëm është e pabazë.
“Elemente terrorizmi nuk ka pasur, se terrorizmi nuk fle me një shtëpi komode. Ai pregaditet. Deri tani provat mbahen gjoja të fshehura, por unë them se ato nuk ekzistojnë. Një gjë e dijë se dy proces do të zgjatet”, theksoi për “TV Shenja”, juristi Mersim Pollozhani.
Ndërkohë, profesori Osman Kadriu beson se procesi do të zvarritet qëllimisht sikurse rastet e tjera me prapavijë politike. Dalja e vetme nga kjo situatë sipas tij, është transferimi i lëndës në duart e prokurorisë speciale.
“Ky rast patjetër duhet të kalojë në kompetenca të Prokurorisë Special, në qoftë se nuk ndodhë që ta merr përsipër kjo prokurori dhe nëse nuk sigurohet ekspertizë nga faktori i jashtëm, këtu përsëri do të kemi një proçes të montuar politik, shpalljen me siguri të të gjithë personave se janë fajtor për një vepër shumë të rëndë siq është terrorizmi, për çka dihet se dënimet do të jenë drakonike.Ato përdorimin e armëve e kanë bërë në mbrojtje, e jo në sulm. Ata kanë qenë të sulmuar në një aksion të mirë përgatitur, të policisë”, nënvizoi për “TVShenja”, profesori universitar, Osman Kadriu.
Pollozhani dhe Kadriu janë skeptik se ky proces gjyqësor do të ketë epilog të drejtë në qoftë se nuk përfshihet edhe faktori ndërkombëtarë.  Nëse lënda mbetet në gjykatat vendore, ata besojnë se 29 pjesëmarrësit në luftime do të dënohen me dënime të rënda, pas një procesi të stërzgjatur dhe të mundishmëm. Sipas tyre, do të vazhdojnë edhe torturat ndaj pjesëtarëve të grupit, të cilëve tashmë u janë shkelur të gjitha të drejtat e garantuara me legjislativën vendore dhe ndërkombëtare.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Siria merr edhe pesë shkupjanë

Tre muaj më parë, lajmi për vdekjen e një 20 vjeçari që luftonte në Siri nga lagja Gazi Babës tronditi familjen e tij. Por jo bashkëmoshatarët. Një grup tjetër u nis po ato ditë, ndërsa një tjetër banor i lagjes iu shtua numrit të atyre që luftojnë një muaj më parë. Familjet janë të shokuara nga zgjidhjet e fëmijëve të tyre, apo edhe nga lajmi që presin çdo ditë të marrin. Nëse janë gjallë apo kanë vdekur. Askush prej tyre nuk dashuron të flasë hapur - disa nga turpi, të tjerët nga frika Evis HALILI Personat nga Maqedonia vazhdojnë t’i bashkohen formacioneve ushtarake që luftojnë në Siri. Kush janë, pse shkojnë, kush i manipulon, apo si i detyrojnë që vullnetarisht apo me pahir të luftojnë në vendet e konflikteve. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë dhe cilat janë detyrimet që kanë dhe informacionet me të cilat disponojnë institucionet përkatëse lidhur me këtë fenomen dhe parandalimin e tij. A është Maqedonia më e rrezikuar sesa vendet e tjera të rajonit nga grupet radikale islami