Skip to main content

A ka sufizëm në Tetovë? (Video)

Kohëve të fundit qarkullon një video në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për xhaminë e Sahatit në Tetovë, ku shihet hoxha Metin Izeti bashkë me xhematin duke e adhuruar Zotin. Duke pasur parasysh reagimin e opinionit në rrjetet sociale dhe dilemave që janë shfaqur se a bëhet fjalë për ndonjë mevlud, rit sufist apo diçka tjetër, Telegrafi ka kontaktuar Myftynin e Tetovës, Metin Izetin dhe Bekir Halimin për të qartësuar se për çfarë bëhet fjalë. Edhe pse kemi kërkuar përgjigje nga Bashkësia Fetare Islame për këtë rast, ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare që do të qartësonte sadopak situatën e krijuar.
Qani Nesimi nga Myftinia e Tetovës thotë se ky ritual është përsëritur edhe vitet e kaluara dhe nuk ka diçka të keqe. ‘’Mevludi për Natën e Kadrit që është mbajtur në Xhaminë e Sahatit, është mevlud i zakonshëm që mbahet nëpër xhami të ndryshme të Tetovës. Kjo nuk është mbajtur vetëm këtë vit, është mbajtur edhe vitet tjera.’’
Nesimi vazhdon duke u arsyetuar dhe duke shprehur habi pse kjo është bërë temë diskutimi. ‘’Mua më vjen keq që njerëzit e kanë keqpërdorë një ceremoni fetare për të sulmuar dhe akuzuar. Në fakt xhamia ka qenë plot me xhemat. Unë mendojë se është keqpërdorim i fjalorit që ka të bëjë me teqen, ndërsa fotografia është në xhami dhe mendojë se njerëzit nuk duhet t'i përzijnë këto punë’’.
Ai më tej shton ‘’nëse ka lëvizje të ndonjë individi brenda në xhami që e ka bërë spontanisht, nuk do të thotë që ne i kemi dhënë leje për një gjë të tillë, por në formë të organizuar nuk ka një gjë e cila bie në kundërshtim me xhaminë. Prej nesh nuk është kërkuar leje që të bëhet ndonjë veprim që nuk i takon xhamisë.’’
Në pytejen e Telegrafit se a kanë lidhje këto veprime me sufizmin, Nesimi shprehet ‘’unë nuk shoh se këtu ka ndonjë problem. Sufizmi është diçka tjetër dhe praktika ose ideja që duhet të arrihet është diçka tjetër. Aty në xhami ka mundësi ndonjë njeri i cili bën ndonjë veprim që dikujt i duket se ka të bëjë me sufizëm. Unë mendojë se të gjejsh një sufist është e vështirë.’’
Për të qenë sa më korrekt dhe objektiv, Telegrafi ka kontaktuar edhe hoxhën nga Shkupi Bekir Halimi i cili thotë ‘’kjo që ka ndodhur në Xhaminë e Sahatit është një rit sufist i tarikateve që quhet zikër (ziqër). Kurrë s'ka qenë e njohur në praktikën tradicionale të muslimanëve tanë që ky rit të bëhet në xhami. Ky rit zakonisht është bërë në teqet e veçanta të ndërtuara për këtë rit, andaj edhe ishte një risi befasuese kjo që ndodhi në këtë xhami. Është bërë për Natën e Kadrit për të mbledhur më shumë njerëz dhe për të shfrytëzuar peshën që ka kjo natë për të promovuar këtë frymë sufiste. Si duket keqpërdoren lidhjet dhe situatat për të promovuar këtë frymë sufiste. Ata, nëse dëshirojnë të vazhdojnë me këto rite, le të ndërtojnë teqet e tyre dhe çka të dojnë le të bëjnë aty, mirëpo jo të keqpërdoren xhamitë.’’
Kurse nga ana tjetër, Metin Izeti u shpreh shkurt për rastin në fjalë se nuk shkel asnjë rregull fetar islam dhe nuk është e vërtetë ajo çka flasin në opinion, se gjoja është sufizëm.
Më poshtë ju prezenton videon për të sqaruar lajmin dhe situatën.  

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...