Skip to main content

Rama, në Bruksel për deklaratën për bashkim kombëtar

Vetëm dy javë pas deklaratës se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike nëse Bashkimi Evropian vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve evropiane.

Të martën kryeministri shqiptar do të jetë në Bruksel, vizitë e cila zhvillohet në një moment kur tonet e Tiranës janë ashpërsuar ndjeshëm ndaj politikave të zgjerimit që BE po aplikon ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell albeu.

Rama ka kritikuar javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në. Gjithashtu, BE ka dënuar deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikat e Brukselit janë pritur me indiferencë nga kryeministri shqiptar.

Rritja e shpejtë e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në pak ditë në vendet e Bashkimit Evropian, pritet të jetë një çështje tjetër që do të diskutohet midis Ramës dhe zyrtarëve të Brukselit. /Telegrafi/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Siria merr edhe pesë shkupjanë

Tre muaj më parë, lajmi për vdekjen e një 20 vjeçari që luftonte në Siri nga lagja Gazi Babës tronditi familjen e tij. Por jo bashkëmoshatarët. Një grup tjetër u nis po ato ditë, ndërsa një tjetër banor i lagjes iu shtua numrit të atyre që luftojnë një muaj më parë. Familjet janë të shokuara nga zgjidhjet e fëmijëve të tyre, apo edhe nga lajmi që presin çdo ditë të marrin. Nëse janë gjallë apo kanë vdekur. Askush prej tyre nuk dashuron të flasë hapur - disa nga turpi, të tjerët nga frika Evis HALILI Personat nga Maqedonia vazhdojnë t’i bashkohen formacioneve ushtarake që luftojnë në Siri. Kush janë, pse shkojnë, kush i manipulon, apo si i detyrojnë që vullnetarisht apo me pahir të luftojnë në vendet e konflikteve. Kush duhet ta mbajë përgjegjësinë dhe cilat janë detyrimet që kanë dhe informacionet me të cilat disponojnë institucionet përkatëse lidhur me këtë fenomen dhe parandalimin e tij. A është Maqedonia më e rrezikuar sesa vendet e tjera të rajonit nga grupet radikale islami