Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2017

VELIJAJ: SHEFI I PROKURIMIT NË MPB KËRKOI 100 MIJË EURO PËR SHTIMIN E FAQEVE TË PASAPORTËS

S ecila kërkesë e përfaqësuesve të kompanisë austriake, OeSD realizohej nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Natali Velijajt, kjo bëhej në këmbim të ryshfetit. Mes tjerash përmend një yll të mistershëm në pasaportat e Kosovës që ishte futur jashtë marrëveshjes së dizajnit. Për pranimin e pasaportave, austriakët sipas Velijajt kishin paguar 7 mijë euro ryshfet. Ajo thotë se EULEX-i kishte larguar nga rasti prokuroren Drita Hajdari kur ajo kishte nisur të hetonte austriakët dhe shoferin e Kadri Veselit, Bashkim Shalën. Një grup punues kishte përcaktuar dizajnin e pasaportave biometrike të Kosovës. Detajet e saj dhe shenjat e sigurisë nuk vërehen me sy. Por, një kontingjent pasaportash me një yll në kartën e të dhënave ishte sjell nga kompania austriake OeSD. Natali Velijaj, ua kishte tërhequr vërejtjen austriakëve për këtë detaj që nuk ishte i miratuar në grupin punues në të cilin ishin pjesëmarrës, Blerim Rexha, Blerim Camaj, Bekm Hoxha, etj. Austriakët s...

Qeveria: Të gjitha institucionet shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe korrekte

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26-të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike. Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative, si dhe Udhëzim për ndalesën e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Me këto udhëzime konfirmohen drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organeve drejtuese...

Kriza në Myanmar: Kombet e Bashkuara japin shansin e fundit

ung San Suu Kyi si lider de fakto i Myanrmar ka shansin e fundit që të ndalojë ofensivat ushtarake. Kjo është mundësia e fundit që i është dhënë këtij shteti pas detyrimit që ju është bërë mijëra njerëzve, kryesisht, myslimanë Rohingya, që ta lëshojnë shtetin, shkruan BBC. Antonio Guterres ka thënë për BBC që nuk do të ndrynin tash “tragjedia do të ishte absolutisht katastrafike”. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se ofensiva mund të arrij deri në spastrim etnik. Në anën tjetër Muanmar ka thënë se po i kundërpërgjigjet sulmit vdekjeprurës të muajit të shkuar dhe se civilit nuk janë cak. TË FUNDIT Djali i shkruan një letër me vetëm një pyetje Trump’it:… Zyrtari amerikan ka një lajm të mirë për Kosovën KSHZ kryen tërheqjen për hapësirat e reklamave të… ...