Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2017

Nuk është patjetër të jemi në qeveri

Artan Grubi Për ne gjithëmonë ishte më e rëndësishme përmbajtja dhe jo forma. Përmbajtja ishin të arriturat e shqiptarëve, ndërsa forma ishte dhënia e nënshkrimeve ose edhe pjesëmarrja në qeveri. Pas arritjes së imponimit të plotë dhe të pakushtëzuar të ligjit tonë për gjuhën shqipe dhe zbatimit të të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët Shqiptare, nënshkrimet janë vetëm formalitet. Me rëndësi është që ne të zbatojmë atë që duan shqiptarët, ndërsa pjesëmarrja në ekzekutiv ose mbetja në përkrahje të një qeverie pakice do tē diskutohet më pas sepse parësore për ne janë të arriturat shqiptare si parakusht absolut.

Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga vlerësimi i dëmeve

25 Shkurt Banorët e Hasanbegut të dëmtuar nga vërshimet e gushtit të vitit të kaluar shprehen të zhgënjyer nga mënyra e kompensimit të dëmeve. Disa nga banorët thonë se janë kompensuar shumë më pak se sa autoritetet kishin premtuar në fillim. “Kur kanë filluar kompozimi k pasur premtime plotë  por nuk kanë realizuar as 30 %b unë kamë pasur 85 cm ujë në shtëpi por duhet të paguhet por askund nuk janë ata, unë në shtëpi kam pasur teknik të bardhë , mobilje  dhe orendi por askund nuk janë kompensuar” “Për vlerësimet që I kanë bërë nuk jemi të kënaqur aspak në shtëpi kam shumë dëm , kakë pasur ijë 30 cm, jo shumë por I pistë ka qenë , ndërsa  në bujqësi është 100 % dëm  kam pas, dhe nga vjeshta akoma nuk mund ta pastrojë dhe mbjellë  ndërsa  kamë marrë 18 mijë denarë dëm, dëmi është mbi 10 mijë euro“ Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve thonë se për pasurinë e patundshme deri tani kanë paguar rreth 386 milion denarë ndërsa për pasurinë e tundshme...

Sulejman Rexhepi alias Mulla Sula shpërndanë para si dikur Eskobare popullit të vet të varfër

Opinioni i gjërë e ka parë shumë mirë Mulla Sulën se si shpërndan para në pliko në mesin e popullatës së vërshuar në Mëlsinë e Tetovës, vitin e kaluar. Po atë vit, Mulla Sula ka shtrirë plikon e ndihmës edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe, fare në fund, po ashtu, për rreth 100 familje nga Hasanbegu, Mulla Sula ka dhënë nga 700 franga në pliko, para të grumbulluara këto nga xhemati ynë në Zvicër Nga: Makfire Mustafa Drejtoria e të hyrave publike (UJP) po tregohet e pamëshirshme përgjatë aksionit të vet në kapjen e parregullsive dhe në fshehjen e të hyrave dhe të dalurave finansiare nëpër firma si dhe ojq të ndryshme. Fillimisht, tërë ky aksion u përshkrua si hakmarrje e njërës parti që ishte deri dje në pushtet, por, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po dalin faktet në shesh. Ankesat kanë pushuar, sepse mallversimet dhe manipulimet paskan qenë shumë evidente. Së fundmi po flitet për një gjobë të papërballueshme si për Forumin Rinor Islam ashtu edhe për Organizatën Hu...

“FETO, kërcënim për 170 vende të botës ku është aktive”

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar sot se “FETO e cila kreu një kryengritje kundër popullit dhe demokracisë së Turqisë, është kërcënim për rreth 170 vende të botës ku është aktive”, raporton Anadolu Agency (AA). Yıldırım këtë deklaratë e ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij pakistanez, Nazar Sherif, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi. Pas takimit kokë më kokë dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim mes delegacionesh si dhe kanë marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Strategjik mes dy vendeve. Yıldırım gjatë konferencës për shtyp ka theksuar se fakti që kjo vizitë zhvillohet me rastin e 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe më kuptimplotë. “Dy popujt tanë kanë ndihmuar njëri-tjetrin dhe i janë gjendur pranë në kohë të vështirë, si dhe në çështjet kombëtare”, ka thënë Yıldırım dhe më pas duke cekur temën e tentativës së FETO-s për grusht shteti, ka vënë në duk...

BASHKËSIA FETARE E SERBISË: SULEJMAN REXHEPI PO PËRÇANË MYSLIMANËT

Bashkësia Fetare e Serbisë ka dërguar një letër proteste deri tek Bashkësia Fetare e Maqedonisë, në të cilën, ata kanë dënuar vizitën që kanë bërë kryetari i BFI-së, së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, formacioneve parafetare, si dhe për përkrahjen publike ndaj kësaj organizate, siç e kanë quajtur ata- jo legjitime. “Hidhërim i ynë më i madh është se ju keni vizituar edhe përfaqësues të kësaj organizate në rajonin e Preshevës, të cilin keni tentuar që ta impononi si autoritet fetar të myslimanëve në Luginën e Preshevës, edhe pse e dini se i njëjti është përjashtuar për shkak agresionit dhe përçarjes që ka bërë në Bashkësinë Islame dhe Myftininë e Preshevës.”, thuhet në letrën e Bashkësisë Islame të Serbisë. Ata kanë shtuar se janë të habitur nga ky veprim, ngase pikërisht, Rexhepi, ka pasur përvojë nga rebelimi i imamëve në Maqedoni, të cilët kanë dashur të prishin unitetin e Bashkësisë Islame. “Kemi menduar se ju do të tregoni senzibilitet ndaj problemeve me të cilat ballafaqohe...

Platformë-pula, mbeti pa asnjë pupël

Sermet Sulejmani Kjo ”Platformë-pula” e nënshkruar në Tiranë, siç po duket do të mbetet pa asnjë pupël të vetme deri në fund. Andaj merreni e piqeni në furrë sa s’i shkuan edhe kockat!…

Menduh Thaçi takoi Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie. Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit. Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Ditari.mk/  

Ja cfarë thotë Fatimja për dënimin që mori sot (Video)

Prokuroja Fatime Fetai, në dalje nga seanca gjyqësore, e pyetur nëse do ta paguaj dënimin prej 2000 euro, e shqiptuar nga gjykatësja Tatjana Mihajllova, tha se “gjobën do ta paguaj me kënaqësi”, Përndryshe, gjatë seancës së sotme, prokurorja speciale Katica Janeva, dhe prokurorja Fatime Fetai u dënuan me nga 200 euro për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”. Prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër. I akuzuar në këtë rast është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Leje krejt o Mulla Sulë

Përfundimisht, këtë njeri e ka verbuar karrierizmi, e kanë çmendur idetë e sëmura që mund të shpërthejnë vetëm nga truri sklerotip i një njeriu që tashmë të dy këmbët i ka nën një këpucë! Nëse dikur iniciativa e tij e paskësh pasur kundër vetë Shtetin Shqiptar, tashmë, duhet të jetë shumë i bindur që kundër do ta ketë edhe Shtetin e Kosovës, sepse që të dy shtetet kanë agjenci që i shoshisin informatat dhe që i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare të popullit të vet Shkruan Haxhi Isa Xhaviti Budallallëqet e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës nuk kanë fund! Po qarkullon në YouTube, njëfarë deklarate televizive në një televizion lokal, përmes së cilës Mulla Sula përpiqet të fajësojë shtetin shqiptar në prag të vizitës së tij që ia bën shtetit serb. Ky nuk është normal more! Diku, në fillim të minutës së dhjetë, Mull Sula flet kinse për një nismë të tij që moti dikur e paska pas inicuar për formimin e këshillit kordinativ të bashkësisve islame të Shqipërisë, Kosovës dhe...

Bisedimet për shqipen shpërqendrojnë opinionin nga kriza reale

Partitë politike ende nuk kanë përfunduar konsultimet lidhur me zgjedhjen përfundimtare për gjuhën shqipe, që është edhe pika kryesore e bisedimeve për formimin e Qeverisë së re mes Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim e Aleancës për Shqiptarët. Debati për gjuhën shqipe, ndërkohë që ka ngritur dilema nëse kjo çështje është imponuar për qëllime politike në veçanti nga VMRO-ja dhe BDI-ja për rritjen e besimit të humbur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Jordan Shishoski , njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Institutit për shkenca shoqërore dhe humaniste, thotë se platforma shqiptare përmban shumë pika, por me qëllim partitë janë përqendruar në atë për gjuhën shqipe, pasi vetëm përmes ngritjes së tensioneve partitë mund të përfitojnë politikisht. “Gjuha është vetëm një nga pikat, të tjerat siç janë Prokuroria Speciale, ndarja proporcionale e buxhetit, kontesti me emrin e kështu me radhë, aspekt nuk kanë zënë vend në opinion, kjo tregon nacionalizimit to...

Çka kërkon Mulla Sula në Beligrad

Rijaseti i Serbisë zhvillon politikën që të gjitha organizmat fetarë islam që funksionojnë në "territorin e Serbisë" dhe, sipas kësaj logjike edhe ato të Kosovës, duhet të përfshihen nën ombrellën e këtij Rijaseti serb! Dhe këtë politikë shkon dhe e legjitimon Mulla Sula. Rezillëqet e këtij farë mulla nuk kanë të sosur! Sa turp! Nga Vehbi Maliqi-Lesbalia Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjithnjë e më shumë po defaktorizohet, si në vend ashtu edhe në rajon, si nga institucionet dhe subjketet e ndryshme të vendit ashtu edhe nga subjektet ndërkombëtarë. Nëse gjatë vitit 2014 në zyren e tij janë reslizuar mbi 20 takime nga përfaqësues të ndryshëm të korit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare, pas informacionit në raportin amerikan të Stejt Departamentit se Mulla Sula po i shet vizat e haxhit, dhe pas përhapjes së informacionit të saktë se Mulla Sula inçizon çdo bisedë që zhvillohet në kabinetin e tij, ky Institucion në vitin 2015 u bojkotua tërësisht, me ve...

Ja për çfarë biseduan ekipi i Janevës dhe Këshilli i prokurorëve

Prokurorja Speciale Katica Janeva, me pesë prokurorët e saj, qëndroi për tre orë në Këshillin e Prokurorëve me të cilin patën takim pune. As Janeva e as kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, nuk zbuluan se cili është konkluzioni lidhur me rastin “Puç” dhe nëse është biseduar për rastin “Sopoti” dhe “Monstra”. Janeva shkurtimisht tha se në takim është biseduar për shumë tema dhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës. Katica Janeva, prokurore speciale Gazetari/ja:  A do t’ua jepni lëndën “Puçi”? Janeva:   Ende do të bisedojmë, ende asgjë nuk është përfundimtare. Gazetari/ja:  Për çfarë biseduat? Janeva:   Për gjithçka, për gjërat aktuale me të cilat po ballafaqohet Prokuroria Speciale. Gazetari/ja:  Për Sopotin a keni folur? Janeva:   Biseduam për shumë çështje. Prokurorja Speciale, Katica Janeva, ishte në Këshillin e Prokurorëve edhe javën e kaluar, por njëlloj sikur sot nuk dha asnjë informatë me të cilën do të li...

Platforma shqiptare!

Shkruan : Kryetari i kuvendit qendror të PDSH-së – Prof. Iljaz Halimi Deklaratës të nënshkruar kohë më parë nga Aliu, Sela dhe Kasami në prezencën e kryeministrit Rama në Tiranë. Nga nënshkrimi i kësaj Deklarate e deri më sot, aq shumë bujë, është bërë sa lehet përshtypja se, miratimi kësaj Deklarate edhe nga pala maqedonase, do ta zgjidhte njëherë e përgjithmon çështjen shqiptare në Maqedoni. Për ta komentuar atë Deklaratë apo Platformë, siç preferojnë disa ta quajnë, nga shumë media televizive u organizuan emisione të veçanta ku mernin pjese perfaqësues të partive politike, analistë dhe publicist të ndryshëm. Duke i përcjellur prononcimet e tyre, kam përshtypjen se pjesa dërmuese nga ata, as që e kan lexuar Dekleratën. Me siguri se ka edhe prej atyre që e dinë përmbajtjen e Dekleratës por për arsye të ndryshme, nuk e thuajn të vertetën. Në këte kategori të njerëzve bëjnë pjesë mbështetësit  e flaktë të LSDM-së, të cilët preferojnë që, për formimin e qeverisë edhe aq shumë ...

Pse Ali Ahmeti i fiksuar nga bombat dhe po i përmend shpesh ato?! (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti së fundi përmes mesazheve të tij vazhdimisht ka përdorur “bomba”. Ai edhe në ceremoninë e djeshme në shënimin e 16 vjetorit të luftës së UÇK-së e tha këtë. “Të gjitha gjërat janë duke u analizuar. Mendoj qe në të ardhmen do të ketë një përgjigje konkrete. Këto janë çështje të cilat bisedohen në kuadër të partisë por unë ju siguroj se aty bomba atomike nuk prodhohet” tha Ahmeti. Ndërsa disa ditë më parë këtë e kishte nënvizuar edhe në një nga intervistat e tij televizive. “Në këtë situatë duhet të jemi të dobishëm që mos të pësojnë asë shqiptarët as maqedonasit dhe kështu vendosa që të takojë Ivanovin. Veprova me kokë të ftohtë, por ka situata që veprojë me kokë të ftohtë dhe zemër të zjartë. E lash një bombë pa fitil dhe fitilin unë e di ku është. Për mua me rëndësi është kush bën 61 deputëtë dhe kush i del zot situatës”, ka thënë Ahmeti në Zig zag në Tv Art. Po ashtu një vokabularë i tillë ishte edhe në takimin tek presidenti Ivanov. (INA) ...

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadoren e OSBE-së Nina Suomalainen

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit të OSBE-së në vend, Ambasadoren Nina Suomalainen. Në takim u diskutua për krizën politike në vend, si dhe për mënyrat e zgjidhjes së saj. Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadoren e OSBE-së me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe formimit të qeverisë së re, si dhe për pikëpamjet e  PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, duke theksuar se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët. Kryetari Thaçi potencoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike vendi nuk ka per...

DioGuardi: Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni

Beqir Sina-INA “Maqedonia, nuk do të të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik”. Kështu është shprehur në një intervistë e cila bërë vitin e kaluar me një gazetë të Prishtinës, nga ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi- Presidenti i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane- LQSHA. Xhozef DioGuardi, së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirly Cloyes – Dio Guardi, i cili ka folur vazhdimisht në Washington dhe New York, mbi Maqedoninë dhe çështjen shqiptare, në përgjithësi, ka folur nga New Yorku, ku ndër të tjera ka thën se “Nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni”. Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Xhozef DioGuardi, i cili është një nga figurat e respektuara në radhët e kongresmenëve republikan, të cilët kanë fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, është edhe njëri nga miqtë kryesorë...

Radikalizohen maqedonasit e afërt me qeverinë VMRO-BDI, kërkojnë luftë të re! (Foto)

Aktori Vllado Jovanovski në profilin e tij në “facebook”, kërcënohet me luftë dhe pyet se sa kushton një kilogram eksploziv plastike në tregun e zi, duke akuzuar se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka nënshkruar ndonjë marrëveshje, transmeton Gazeta Lajm. Jovanovski e quan Zaevin “Fausti nga Murtina” (Murtina është fshati i lindjes së Zaevit”. “FAUSTI NGA MURTINA KA NËNSHKRUAR. Me dorën e tij e ka nënshkruar marërveshjen. E ka nënshkruar me gjakun e ‘branitellave’ të rënë, në luftërat e tanishme dhe ato të kaluara. Këtij shërbëtori, votën ia dhanë 350 mijë qytetarë të hutuar. Ka edhe të tillë që thonë se djalli I ka mashtruar, se nuk kanë qenë të vetëdijshëm. Sido qoftë, pas q..jes, nuk ka pishman. Vetëm se dëmin që e bëri ajo pykë, është e madhe. DO TË KETË LUFTË! LUFTË TË RE DO TË KETË! PYKOOO, ASKUSH NUK DËSHIRON TË JETË NË LËKURËN TËNDE”, ka shkruar Jovanovski, për të cilin opozitarët maqedonas thonë se është i afërt me qeverinë VMRO-BDI. 

Oferta e Zaevit ndalon gjuhën shqipe në uniformat e policisë

Oferta e Liderit të LSDM-së Zaran Zaev, e dërguar në partinë e Ali Ahmetit, e ndalon gjuhën shqipe në uniformat e policisë së shtetit, kështu mëson portali TetovaSot nga burime brenda takimit që është realizuar mbrëmë në Tetovë mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Në ligjin për gjuhën shqipe, që propozon LSDM-ja e Zaevit, nuk është zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë, me këtë propozim Zaev dëshiron edhe një herë t’i mashtrojë shqiptarët se gjuha shqipe do të jetë e barabartë me atë maqedonase dhe Maqedonia do të jetë një shtet multietnik dhe i barabartë për të gjithë. Siç ka arritur të mësojë portali TetovaSot, partia e Selës në shumë nene të ligjit për gjuhën shqipe, nuk pajtohen me ofertën e LSDM-së dhe nga kjo parti theksojnë, se do ta shqyrtojnë edhe një herë këtë ofertë e cila nuk korrespondon me atë që duan shqiptarët. Jo zyrtarisht mësohet se Zaev me anë të ofertës dërguar BDI-së ka propozuar që në qeveri të flitet shqip, por jo edhe të shkruhet në ...

BDI po dobësohet, nuk po i ndihmon asgjë, as refuzimi i koalicionit me VMRO-në

Anketa e fundit e realizuar nga agjencia PROSPEKT dhe TV TELMA tregon rënje drastike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ngritje të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) te elektorati shqiptar. Sipas anketës mbi 20 % e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme do të votonin për LSDM-në, 15% për Lëvizjen BESA, 14% për BDI-në, 10 % për PDSH-në dhe 6% për Aleancën për shqiptarët. Analistët thonë se rënja e BDI-së filloj që nga zgjedhjet parlamentare kur numri i deputetëve nga 19 ju zvogëlua në 10, ndërsa tani më nuk po i ndihmon asgjë kësaj rënie, e as refuzimi i koalicionit me VMRO-DPMNE-në. “Qytetarët shqiptarë në Maqedoni në zgjedhjet e fundit parlamentare të jem i sinqert treguan se duan që Maqedonia të jetë demokratike, shtet shumë etnike para se gjithash shtet ku do të sundoj drejtësia dhe do të luftohet korrupsioni. BDI apo cila do parti tjetër, shumë rënd do e ketë që shqiptarët ti mbanë nën binare të interesave të tyre partiake duke u’a shpërlarë trurin me o...

MULLA SULA THOSHTE: BDI-JA BASHKPUNON ME MOSKËN, BEOGRADIN, ALKAEDËN

Kohëve të fundit në drejtim të BFI-së kanë lëshuar kritika shumë teologë, intelektualë dhe aktivist të dalluar të çështjes kombëtare, ish komandantë të UÇK-së, besa nuk bëjnë përjashtim as personalitete politike! Nismës për Reforma në BFI nuk i kalon asnjë ditë e pa pasur vërejtje në punën e BFI-së, në veçanti në atë të “Reisit” kontravers. Paraqitjet provokative dhe skandaloze të “Reisit” që nga viti 2006 e deri në ditët e sotit, në vazhdimësi kanë detyruar edhe faktorin politik në vend që herëpasehere t’ia ngrehin veshin! Opinioni më i gjërë e di mirë se BDI ka pasur vërejtje publike kundër BFI-së gjatë viteve 2006-2009, kurse së fundmi ato po bëhen në formë interne. Vërejtje të ngjashme kundër BFI-së dhe Mulla Sulës, që nga viti 2011 e këndej ka pasur dhe ka në vazhdimësi edhe nga PDSH-ja. Ditëve që lam pas jemi dëshmitarë të asaj se me vërejtje pak më të buta kundër BFI-së doli edhe lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski – lideri i vetëm politik i bekuar nga Sulejman Rexhe...