Në vendimin e BFI-së së Mulla Sulës, megjithatë ka një hile! Pse banorët e Hasanbegut ftohen të paraqiten dhe të ofrojnë dëshmitë për dëmet e shkaktuara nga vërshima katastrofale në afat vetëm prej dy ditësh? Çka do të bëhet me ata që nuk do të arrijnë të informohen për shkak të mungesës së televizioneve dhe kompjutorëve si pasojë e vërshimës? Pse në përbërje të komisionit nuk ka anëtarë të ojq-ve nga Hasanbegu apo prej vetë banorëve të kësaj zone? Sulejman Rexhepi, si dhe vegla e tij e hajnisë, Mustafa Dauti, më në fund u gjunjëzuan, pas një presioni permanent të mediave si dhe të portaleve të ndryshme për sa i përket dorëzimit të parave të grumbulluara për banorët e Hasanbegut. Menjëherë pas aksionit gjithëkombëtar, për tubimin e ndihmave vëllazërore për banorët e Hasanbegut, në Bashkësinë Fetare Islame u dorëzuan me qindra e mijëra euro të grumbulluar anekënd trojeve etnike. Dy liderët fetarë mysliman, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, i dorëzuan te Sulejman Rexhepi qeqet me afro...
Gjithmonë me kohën dhe të saktë