Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2016

Babai i Komandant Shqiponjës: Para se të vritet Shqiponja, mori kërcënime nga Ahmeti (Foto)

Urdhri për vrasjen  e djalit tim Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës ka ardhur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi,  Beqir Hasani dhe bashkëpunëtorë të tyre të afërt. Kështu deklaroi sot për mediumet Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës, para se të fillojë Seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Shqiponjës. “Ahmeti e ka kërcënuar në telefon, i ka thënë të largohet. Të qëndrojë pas Bajramit (Limanit). Shqiponja i tha se unë nuk qëndroj pas Bajramit, e nëse ti mendon se Bajrami duhet të jetë kryetar, eja e thuaju anëtarëve të partisë, veteranëve dhe invalidëve dhe e paralajmëroi se do të largohet nga partia. Ahmeti i tha se nga partia nuk mund të largohesh sepse nëse largohesh nga partia do të futem në shtëpi”, deklaroi për Gazetën Lajm, Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës. Miqt e tij rrëfejnë për Gazetën Lajm se pak para ngarjes tragjike, Komandant Shqiponja gjatë një udhëtimi në Shqipëri ka marrë kërcënime ne forme paralajmërimi edhe nga shoferi i Ali Ahmetit. ...

‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’

Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duhet askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente. Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin. “Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar.

FOTO/ Fshati Gradec i Gostivarit më i prekuri nga moti i ligë sot

Komuna e Vrapçishtit është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut dhe breshëri. Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujërat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive. Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët kanë dalë në aksion për pastrimin e rrugëve, oborreve dhe shtëpive. Intensiteti i lartë i reshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkollës fillore të fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa automjete. Po ashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellave por edhe shumë kopshte të shtëpive. Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat përmbytet nga reshjet e mëdha të shiut. Ekipi i Tv2 i cili ka qëndruar në terren thotë se gjatë ditës së nesërme do të sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatrat tjerë të Komunës së Vrapçishtit./Tv2

Azem Sadiku: Me Bismil-lah filluam asfaltimin e rrrugës për në fshatin Cvetovë

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot ka filluar të asfalton rrugën për në fshatin Cvetovë, e cila ka gjatëse prej 3.5 km dhe gjërësi prej 5 metrash. Projekti që po realizohet në fjali dëshmon se Sadiku përmbush premtimin e dhënë qytetarëve dhe synon që të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të komunës që drejton. N ë faqen e tij zyrtare qëndron : “Sot me Bismil-lah e filluam asfaltimin e rrugës së ndërtuar për fshatin Cvetovë. Rruga që po asfaltohet është e gjatë 3,5 km e gjerë 5 m.   Është knaqësi e papërshkruar ndjenja kur po përmbushet një premtim i dhënë para qytetarëve. Falëmderoj Zotin e madhërishëm që po na mundëson të vazhdojmë të realizojmë punë të hajrit, me të cilat po ju lehtësojmë lëvizjen e lirë qytetarëve të komunës tonë. ” 

KMSH për Hasanbegun dorëzoi 20 mijë dollarë, BIK-u 141 mijë euro, atëherë sa dorzoi BFI?

Ditë më parë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në krye me Skënder Bruçaj dhe Bashkësia Islame e Kosovës me Myftiun, Naim Tërnava sollën donacionet e tyre në Hasanbeg dhe njëherit i vizituan vendet e përmbytyra në lagjën e Hasanbegut. Përmbytjet ishin me përmasa katastrofale ku me vete morrën viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materilae. Shumë familje humbën të afërmit dhe shumë prej tyre mbeten pa kulm mbi kokë, dhe se ndihma ndja tyre ishte detyrymore. Banorëve të Hasanbegut në ndihmë u dolën vëllezërit e tyre nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kishin grumbulluar mjete material dhe të njetat ua sollën në vendin e ngjarjeve. Krerët fetar të KMSH dhe BIK sëbashku me atë të BFI, Sulejman Rexhepi ishin ën Hasanbeg dhe për së afërmi panë gjendjen dhe tmerrin që kishin përjetuar banorët e Hasanbegut dhe mes tjerash deklaruan donacionet egrumbulluara nga populli i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. z. Bruçaj kishte deklaruar se KMSH solli 20 mijë dollar, ndërsa Myftiu, Tërnava 141 mijë euro përe...

Gostivar: Vajza ikën ditën kur duhej të bëhej nuse, por tragjedia…

Një dukuri jo e zakonshme ka filluar të përsëritet viteve të fundit tek shqiptarët në Maqedoni. Shumë dasma në një kohë të shkurtër, shume martesa për letra, shumë martesa me shkues gjatë stinës së verës dhe shumë ndodhi rreth këtyre. Burime të sigurta të portalit Shqipmedia na njoftojnë për një dasëm të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ikën ditën kur duhet të bëhet nuse. Kjo ka ndodhur këtë verë në fshatin e njohur për redaksinë por për shkaqe etike nuk do ta tregojmë. Po dhe është e vërtetë, por kësisoj lajme janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili është daja i burrit që ajo duheshte të martohet. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shëndrohej në kancer për ate familje. I ka desht Zoti. Ndryshe, në lidhje me kët...

MULLA SULA SHEMBULLI TIPIK I PERSONIT IMORAL

Amoraliteti dhe imoraliteti janë dy kategori që nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta por që ngatërrohen çdo herë. Është ngjashëm diçka si shëmtia dhe e keqja.   Shkruan Zeqie Veseli   Amoral është ai që bën vepra të pamoralshme, që morali i tij ka degraduar deri në zero. Kurse imoral është ai person i cili karakterizohet nga vetitë e këqia, të liga, të shëmtuar, por që në moral mund të jetë reltivisht i fortë. Në këtë kategori njerëzish klasifikohet Mulla Sula, madje mund të trajtohet si shembulli tipik i personit imoral. Personat e të dy kategorive, në një shoqëri normale, përfundojnë me sanskione ligjore, me atë që personat që preken nga imoraliteti nëse janë figura publike, dorëhiqen nga posti dhe i nënshtrohen vullnetarisht procedurave gjyqësore. Zakonisht, personat publikë shumë më tepër janë të predispozar të preken nga fenomeni i imoralitetit se nga amoraliteti. Vepër amorale do të konsiderohej marëdhënia intime jashtëmartesore apo me seksin e njejtë. Po supozojmë...

‘Frikohet’ Ali Ahmeti, e viziton fshehurazi Hasanbegun!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Hasanbegun në mënyrë mjaftë sekrete, duke mos e ditur askush. Sipas portaleve të afërta me partinë e Ahmetit thuhet se vizita e tij është bërë nën organizimin e shefit të shtabit të emergjencës në Hasanbeg, Ali Sadiku. Ahmeti ka vizituar këtë lagje pas 9 ditësh edhe atë duke mos pasur asnjë fotograf apo kamerë me ekipin e tij. Ai është takuar me disa familje të prekura nga vërshimet dhe disa familjarë të viktimave të asaj nate. Banorët e Hasanbegut paraprakisht kanë shprehur revoltën e tyre por mos interesimin e kryetarit të BDI-së ndaj asaj ane, që ka bërë që një lagje e tërë të lihet pas dore për shumë vite. Sipas përkrahësve të BDI-së, vizita në mënyrë të fshehur e kryetarit të BDI-së është bërë për arsye modestie, ndërsa kundërshtarët thonë se Ahmeti ka frikë të përballet me revoltën e popullit dhe për këtë arsye atij i janë mbyllur shumë dyer. /Tetova1

Valbona Reka: O Izet, edhe krimi ka stil

Ja ku janë hapësirat për të ndërtuar ndërtesa për banim! A nuk mundet që investitorëve t’u jepet vendi dhe si pagesë për blerjen e vendit të japin një pjesë të banesave për familjet e lagjes Serovë!? E pastaj kur të rrënohen shtëpitë e tyre pasi që të kalojnë në banesa të reja edhe aty të ndërtohen ndërtesa për banim po edhe ndonjë park, ndonjë kënd për fëmijët, ndonjë qendër kulturore, ndonjë çerdhe. Por, jo, IZT MXHT duhet të fiton maksimalisht bashkë me bandën e tij kriminale dhe duhet ta shkatërrojë maksimalisht ambientin ku jetojnë shqiptarët ashtu sikur thonë mbeturinat Millosheviqiane. Oooooo Izet, edhe korrupsioni bre duhet me pasë një stil pak. Ta kishim falur nëse kishe vjedhë nga pak dhe nëse dikush ta kishte pa hajrin por, kjo nuk të falet! Edhe me vjedhë edhe me lan skëterë pas vehtes e jo valla. E ju të Serovës, kur unë e ngre zërin dhe thërras për të protestuar nuk jeni askund….mendoni mirë… (Ka shkruar ne profilin e saj ne facebook Valbona Reka)

Ish-ministri për Evropë: Joe Biden do të viziton Kosovën ku Islami është tolerant dhe modern

Ish-ministri për Evropë, Denis MacShane, në portalin Christiantoday, i ka bërë një përshkrim vizitës së Baidenit në Kosovë, duke i vënën theksin në çështjet fetare. Ai përshkrimin e fillon duke treguar se zëvendëspresidenti amerikanë Joe Biden do të vizitoj këtë javë një vend të vogël në Evropë që ka bërë më shumë se ç’duhet për të gjetur hapësirë për besim dhe tolerancë. Sipas MacShane, Biden një katolik i devotshëm, do të shkoj në Kosovë dhe Serbi, ku do të gjej në Ballkanin Perëndimor politika pasiononte me karakter fetar dhe të rëndësishme si askund tjetër në botë, përcjell ‘zeri.info’. Ai bënë një përshkrim të ndryshimeve që ka pasur ky rajon nën sundimin e perandorive, dhe ndikimet që ato kanë sjell edhe në përbërjen fetar, që nga myslimanët otoman, ortodoksët rus, krishterët gjerman e austro-hungarez, e deri tek ateizmi i konfiguracionit artificial të Jugosllavisë komuniste. Kryeqyteti i vendit për MacShane, ka xhamitë e tij, por vajzat e reja vishen me të shkurtra, ku ...

Serova e Shkupit në pisllëk dhe tmerr, banorët: këtu është “beter” Hasanbegut (FOTO)

Lagja e Serovës në komunën e Çairit është pushtuar nga mbeturinat dhe pisllëku që e ka mbuluar pasi që gati dy vjet është lënë pasdore vendi ku ka qenë përpara Higjiena Komunale. Banorët në një letër drejtuar INA kanë shkruar se komuna e Çairit është fajtore për këtë situatë dhe se ky vend që kundërmon dhe i boshatisur është më keq se Hasanbegu. “Izet Mexhiti mos të shkoje në Hasanbeg, se këtu e kemi Hasanbegun. Afer neve eshte vendi ku ka qene perpara Komunalna Higiena, por sot komuna e Cairit e ka lan pas dore dhe aspak nuk interesohet per kete vend dhe neve qe jetojm afer saj. Ne kemi shume problem dhe mendoj se problemet jane me te medhaja sot se sa kur ka qene komunalna këtu”, thonë për INA, banorët e Serovës. Sipas tyre, kjo lagje eshte rikthu ne vend i krejt te këqijave, pislleqeve dhe tmerrit. “Aty jan hap do gropa te medha dhe kemi frig se femijet tane mund te mbyten aty, per cdo nate sillen persona te panjohur e qe shpesh kemi pa gjylpana gjate dites qe do me than se...

DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë

Ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka shprehur shqetësime lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni. Ai me një fjali shqetësuese ka përshkruar situatën dhe dështimin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit duke shkruar se “ MARRËVESHJA E OHRIT DËSHTOI PËR FAQE TË ZEZË (THE OHRID (Ohër) PEACE AGREEMENT FALLED DISMALLY)”. Ky konstatim është dhënë në një shkëmbim komunikimi që DioGuardi ka pasur me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi që ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Ai ka premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimit dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të kor...

BFI-së dhe OH Hilal nuk u përmenden emrat në apelin e Imamëve nëpër xhamia

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ditë më parë ka lëshuar njoftim të përgjithshëm mbarë xhamiave në Maqedoni për të grumbulluar mjete për të ndihmuar popullatën e Hasanbegut dhe rrethinë që i kapluan vërshimet. Ky apel është bërë në emër të BFI-së për Organizatën Humanitare Hilal meqë kjo e fundit si gjithnjë pret ndihma nga muftinitë ngase në esencë nuk dorëzon askush donacione kur në krye të kësaj organizate është Mustaf Dauti. Mbarë opinioni, organizatat, institucionet kanë njohuri të shumë për Mustafa Dautin i cili kohë më parë është larguar nga BFI për shkak të keqpërdorimeve të donacioneve jo vetëm nga Maqedonia por edhe më gjërë pikërisht në emër të kësaj organziate dhe në emër të funksionarëve të BFI të cilët sot janë pjesë e Lëvizjes për Reforma në BFI, gjithashtu ai ishte i përzënë nga Strugë ku kishte punuar vite me rradhë si Imam dhe në fund njihet si aktivist i dështuar i partisë politike Demokracia e Re. Duke e njohur mirë Mustafa Dautin, imamët dhe këshillat e xhamiave g...

Komuna e Studeniçanit shpërndau ndihma në Hasanbeg

Aksioni humanitar i Komunës së Studeniçanit, “Për Hasanbegun kontribo edhe ti” ka përfunduar me sukses. Mjetet e grumbulluara higjienike, ushqim, ujë të pijshëm, veshëmbathje dhe gjëra trë tjera të nevojshme për popullatën e njëjtë në mënyrë të organizuar gjatë ditës së mërkurë (10 gusht 2016) janë dorëzuar në shtabin e emërgjencës së Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirëisë” në Hasanbeg të Shkupit. “Shpresojmë që sadopak do të mundë të zbutim dhimbjen për dëmin dhe humbjet e mëdha që ka pësuar kjo popullatë. Zoti ju dhashtë durimin të gjithëve në veçanti atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre”, thotë Burhanedin Nuhiju nga këshilli organizativ i Komunës së Studeniçanit. 

Heroi i tragjedisë: “Një dorë e vogël fëmije lëvizte”

Nga Urim SALIHU  Një dorë e vogël fëmije lëvizte sa për të dhënë shenja se diku në tmerrin e kësaj tragjedie akoma ka të mbijetuar.Ishte dora e saj e vogël që jepte shenja se fati i saj nuk ka qenë që jeta t’i merr fund në këtë fatkeqësi natyrore ku shumë nuk ia dolën.Dhe kur Zoti e ka shkruar të jetosh, asnjë forcë tjetër nuk mund t’ia ndalë frymëmarrjet.Në atë “Titanik” ishte një vajzë dhe një nënë që me forcat e fundit bënin betejën midis jetës  dhe vdekjes.Pastaj një sy shpëtimtari i pa. Ishte Besim Veseli -heroi i kësaj tragjedie.Besimi me kurajon e një shpëtimtari , në vendin ku e kishte dërguar Zoti të bënte veprën më të madhe në jetën e tij, shkoi bëri gjënë më humane që mund të bëjë njeriu.U dha jetën e dytë atyre dy krijesave të nënshtruara përpara fatkeqësisë.Ai shpëtoi dy njerëz me forcat e fundit, që katër ditë ishin zhdukur diku në rrënoja .Katër ditë dhe po aq netë pa ngrënë asgjë, në mëshirën e cdo gjëje, të braktisur nga gjithcka qëndronin nën ujin e ftoh...

Ra ky mort e u pamë! (VIDEO)

Funksionarët e pandërgjegjshëm dhe të kalbur moralisht këto ditë ia kanë msy zonave të përmbytura, të shoqëruar nga kamerat dhe gazetarët, duke “vajtuar” për fatkeqësinë që u ra mbi kokë banorëve të Hasanbegut, Haraçinës dhe rrethinës. Harrojnë këta funksionarë se populli e di shumë mirë se nga kush e ka peshqesh këtë gjëmë. Kujtojnë këta funksionarë se populli harron që për vite të tëra nuk dhanë asnjë denar për pastrimin e kanaleve, për ndërtimin e kanalizimeve të reja, për asfaltimin e rrugëve. Kujtojnë se harron populli se kush e solli katastrofën në këto përmasa të humbjes së jetës së njerëzve dhe të shkatërrimit të pasurisë së qytetarëve. Populli nuk harron. Ata e dijnë se këta funksionarë që sot me kamera bëhen kurse ndihmojnë, a në fakt vetëm prezenca e tyre më shumë pengonë dhe shtonë dhimbjen se sa ndihmojnë . Duhet tu bëhet e qartë se ata janë përgjegjësit kryesor për tragjedinë e Hasanbegut .Atje përmbytjet vazhdojnë ende. Vazhdojnë tashmë me prezencën e funksionar...

Banorët e Hasanbegut:Nuk duam të fotografohet Molla Sula, por le të shet orën 35.000 euro për të na ndihmu

Vërshimet në Hasanbeg dhe rrethinë me vete morrën rreth 30 viktima, afro 10 të zhdukur dhe mbi 50 të lënduar duke mos numëruar dëmet materiale. Banorët e Hasanbegut janë të shqetësuar për mungesën e ndihmës ndaj tyre nga të gjithë institucionet, sipas tyre frigë po shtohet në rast se mungojnë ndihmat mund të vjen deri te paraqitja e epidemive. Revolta e banorëve është e shprehur edhe ndaj BFI, Sulejman Rexhepit dhe OH Hilal. Kreu i BFI ishte në Hasanbeg jo për të ofruar ndihmë banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës, por në të pamë te dy apo tre familje që kishin pasur viktima gjatë vërshimeve. “Sulejman Rexhepi me disa myfti vizituan Hasanbegun për të ngushlluar diku dy apo tri fmailje dhe jo për të naj dëgjuar hallet dhe brengat tona”; thonin banorët e Hasanbegut të revoltuar. Mes tjerash ata thonin se: “… ne nuk kemi nevoj të vij e të fotografohen por le të na ndihmojnë në aspektin ushimor dhe higjienik. Ai mban ore 35.000 euro dhe aspak nuk kujdeset për muslimanët që ne e mbajm Bas...

Maqedonasit e revoltuar godasin kryeministrin: Turp, parada para kamerave. Cfarë presin shqiptarët?

Një pjesë e qytetarëve të Stajkovcit zemërimin e tyre që për tre ditë tashmë po e mbledhin baltën nga shtëpitë e tyre, e kanë nxjerrë tek kryeministrit Emil Dimitriev, i cili vizitoi sot fshatin e Shkupit pas përmbytjeve. Qytetarët që jetojnë në vendet ku edhe rrugët janë të pashtruara, kalojnë vetëm me traktorë apo automjete tjera. Ata thonë se ata nuk kanë nevojë për “parada para kamerave”, por krah pune që do të ndihmojë për të pastruar ujin dhe baltën nga shtëpitë e tyre të cilat i kanë shkatërruar pas stuhisë së të shtunës, transmeton NOVA. Ata janë mirënjohës sëpari vullnetarëve dhe ushtrisë, por theksojnë se ata kanë nevojë edhe për mekanizimin e institucioneve kompetente, dhe jo vetëm pastrim sekondash për poena politike.

OPINION: MËKAT APO I MËKATSHËM? ÇFARË DO TË THOTË TË JESHË SULIST

Mulla Sulla e respekton pushtetin me përulësi. As nuk e kundërshton por as nuk i del përpara! E madhëron çdo veprim të pushtetarëve, ndaj, sakaq i imiton të gjitha veprimet e tyre. Vitin e kaluar ndodhi vërshima katasrofale në rajonin e Tetovës dhe, po atë natë aty u gjend Nikolla Gruevski. Këto ditë ndodhi katastrofa edhe më tragjike në Hasanbeg, ku fillimisht qëndroi Koce Trajanovski, pastaj Gjorgje Ivanovi, pastaj Nikolla Guruevski. Kur shterroi pushteti, aty u paraqit pa fije turpi edhe Sulejman Rexhepi. Ka edhe raste të tjera të ngjashme; kjo është edukata e Mulla Sulës Shkruan Zeqie Veseli Pra, koncepti edukatë në vete përfshinë edhe veprimet e shëmtuara, neveritse, jo të denja për një njeri të ndershëm, sikundër i përfshinë të gjitha verimet e pëlqyeshme, sjelljet e hijshme, gojëëmbëlsinë, devotshmërinë. Në kategorinë e parë të këtij koncepti lind mëkati. Mëkati, si nocion më vete, nënkupton dëm, humbje, degjenerim, shkatërrim. Ai që kryen veprime të këtilla quhet, thje...

MPB: 15 persona e humbën jetën, ndërsa 6 rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë mbrëmë

Gjithsej 15 persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë që mbrëmë e kaploi Shkupin dhe rrethinën. Siç njoftuan për MIA-n nga MPB, pjesa më e madhe e viktimave janë nga fshatrat Smillkovcë, Hasanbeg, Stajkovc dhe Haraçinë. Më shumë detaje nga MPB paralajmërojnë gjatë ditës.

Lubonja: Ja pse Rama e ka kërcënuar Ilir Metën

Fatos Lubonja – Nuk është e lehtë të bësh parashikime, më shumë ngre hipoteza që varen edhe nga ngjarjet që do ndodhin më pas. Ka rënë në sy në raportin mes Metës dhe Ramës, një kontradiktë. Në një anë dihet se arritja e një konsensusi ishte një luftë e egër midis tyre, me kërcënimet e Ilir Metës për të dalë nga qeveria dhe kuptohet, që gjithë ajo që ndodhi, kishte si shkak presionet e të dy palëve, ku Rama kërkonte të realizonte një reformë që ta quante si fitore të vetën, ndërsa konsensusi u konsiderua si një fitore e Metës me mbrapa të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me rrezikun e burgosjes së Ilir Metës, kapjen e drejtësisë nga Rama për t’i eliminuar këta si kundërshtarë, etj etj. Por, mos të harrojmë se më anë tjetër, Meta është në qeveri me Edi Ramën, në këto tre vjet dhe nuk duket i ndarë nga bashkëqeverisja përkundrazi, sipas mendimit tim është bashkëpërgjegjës për qeverisjen e keqe. Prandaj them se ka një kontradiktë: nga një anë kundërshtoi arrogancën e Ram...