Skip to main content

Posts

A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Kataluninë?

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës. Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre. “Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më“, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”. Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “Na lini të flasim”. Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”. Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën shpall pavarësinë. A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalunisë? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do t...
Recent posts

Në emër të "Besës" për mashtrime të mëdha klasike

Pa'besa dhe mashtrimi i madhe që ju bëhet qytetarëve Kumanovarë në emër të së drejtës dhe vlerave kombëtare nuk kanë fund. Vallë, edhe për të satën herë Kumanova dhe qytetarët e saj duhet të jenë pjesë e çdo testi dhe manipulimi?! Tani me këta qytetarë mundohet të manipulon ashiqare Lëvizja Besa përmes strukturës së saj. Pikërisht këta mundohen t'ua fshijnë kujtesën kolektive qytetareske dhe ti detyrojnë qytetarët të mendojnë se këta janë parti e re politike si dhe për herë të parë marrin pjesë në zgjedhje lokale, andaj qytetarët Kumanovarë detyrimisht duhet t'i përkrahin pavarësisht çka ofrojnë edhe nëse nuk e realizojnë. Kjo i ngjanë fjalës së "hoxhallarëve": "Mos na kshyrni se çka bëjmë e si veprojmë, por ndëgjoni çka ju flasim". Kjo sjellje flet se kjo strukturë e degës në Kumanovë ka hile të mëdha dhe është mashtimi i rradhës që u servohet qytetarëve në emër të Besës. Kjo struktur dikur ishin që të gjithë në BDI për 15 vite në të gjitha ciklet zg...

VELIJAJ: SHEFI I PROKURIMIT NË MPB KËRKOI 100 MIJË EURO PËR SHTIMIN E FAQEVE TË PASAPORTËS

S ecila kërkesë e përfaqësuesve të kompanisë austriake, OeSD realizohej nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Natali Velijajt, kjo bëhej në këmbim të ryshfetit. Mes tjerash përmend një yll të mistershëm në pasaportat e Kosovës që ishte futur jashtë marrëveshjes së dizajnit. Për pranimin e pasaportave, austriakët sipas Velijajt kishin paguar 7 mijë euro ryshfet. Ajo thotë se EULEX-i kishte larguar nga rasti prokuroren Drita Hajdari kur ajo kishte nisur të hetonte austriakët dhe shoferin e Kadri Veselit, Bashkim Shalën. Një grup punues kishte përcaktuar dizajnin e pasaportave biometrike të Kosovës. Detajet e saj dhe shenjat e sigurisë nuk vërehen me sy. Por, një kontingjent pasaportash me një yll në kartën e të dhënave ishte sjell nga kompania austriake OeSD. Natali Velijaj, ua kishte tërhequr vërejtjen austriakëve për këtë detaj që nuk ishte i miratuar në grupin punues në të cilin ishin pjesëmarrës, Blerim Rexha, Blerim Camaj, Bekm Hoxha, etj. Austriakët s...

Qeveria: Të gjitha institucionet shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe korrekte

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26-të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike. Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative, si dhe Udhëzim për ndalesën e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Me këto udhëzime konfirmohen drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organeve drejtuese...

Kriza në Myanmar: Kombet e Bashkuara japin shansin e fundit

ung San Suu Kyi si lider de fakto i Myanrmar ka shansin e fundit që të ndalojë ofensivat ushtarake. Kjo është mundësia e fundit që i është dhënë këtij shteti pas detyrimit që ju është bërë mijëra njerëzve, kryesisht, myslimanë Rohingya, që ta lëshojnë shtetin, shkruan BBC. Antonio Guterres ka thënë për BBC që nuk do të ndrynin tash “tragjedia do të ishte absolutisht katastrafike”. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se ofensiva mund të arrij deri në spastrim etnik. Në anën tjetër Muanmar ka thënë se po i kundërpërgjigjet sulmit vdekjeprurës të muajit të shkuar dhe se civilit nuk janë cak. TË FUNDIT Djali i shkruan një letër me vetëm një pyetje Trump’it:… Zyrtari amerikan ka një lajm të mirë për Kosovën KSHZ kryen tërheqjen për hapësirat e reklamave të… ...

Selfisti, Grubi kandidat për tu bërë i pari i "Shkupit"

Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti sërish pritet ti hyjë garës për zgjedhjet lokale. Burime partiake nuk përjashtojnë që Grubi të rikandidohet për Qytetin e Shkupit, pasi që ai ishte kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. “Po nuk përjashtohet mundësia e rikandidimit, pasi që arriti të sigurojë një numër të madh të votave. Por është Ali Ahmeti ai që më në fund do të vendos për çdo kandidaturë, ndërsa është e qartë se do të shkohet në garë me figura të reja partiake”, theksuan për Ina, burime partiake pranë BDI. Grubi në zgjedhjet lokale katër vite më parë arriti të fitojë rreth 40 mijë vota në Qytetin e Shkupit. Ai ishte edhe ndër më të votuarit në BDI në këtë cikël zgjedhor.

Qeveria vendosi për: tarifa e lirë e rrymës, dy ndërrime në çerdhe dhe kuzhina popullore

Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur deri në orët e vona të natës ka miratuar disa vendime të rëndësishme, informon INA. Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa  theksua se Ligji për zbatimin e tarifës së lirë për furnizim me energji elektrike duhet të jetë ndër ligjet prioritare dhe se për këtë siç u nënvizua nuk ka pengesa për zbatim. Gjatë mbledhjes qeveritare u shqyrtua informata për aplikimin e ndërrimit të dytë në institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë në Maqedoni. Për këtë propozim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të kërkojë mendime nga të gjitha palët që tangojnë këto institucione. Qeveria vendosi edhe për projektin hapja e kuzhinave popullore që të zgjerohet në shumë komuna, të cilat duhet të angazhohen në implementimin e këtij projekti.(INA)