Translate

Tuesday, July 4, 2017

TERR INFORMATIV MBI HAXHIN 2017 NGA MAQEDONIA

Gati tre muaj më parë, BFI-ja e Mulla Sulës publikoi një çmim prej 3900 dollarë për haxhin e sivjemë për të gjithë ata kandidatë myslimanë nga Maqedonia që kanë bërë nijet për kryerjen e këtij kushti të pestë islam. Asnjë informatë më tepër!
Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Si asnjë vit më parë, këtë vit po mbisundon një terr informativ për sa i përket shkuarjes në vendet e shenjta myslimane. Nuk ka asnjë pllakat, nuk ka asnjë reklamë, nuk ka asnjë klip, nuk ka asnjë ligjeratë, nuk ka asnjë njohtim – asgjë!
Në opinion po shpekulohet që Kosova dhe Shqipëria qysh para dy muajsh i kanë nënshkruar kontratat e haxhit si dhe i kanë marrur kuotat e caktuara për numrin e haxhilerëve. Kështu ka ndodhur me të gjitha shtetet e Ballkanit, të Evropës Juglindore si dhe me të gjitha shtetet perëndimore. Nuk dihet asgjë se pse Maqedonia është përjashtuar nga këto procedura shumë normale dhe qenësore për nismën e organizimit të haxhit.
Ndërkohë që, nëpër shtetet e tjera ka nisur procedura e marrjes së vizave, dalëse/hyrëse, dhe përgatitjet e tjera, në Maqedoni akoma nuk ka filluar regjistrimi i haxhinjve, hala nuk janë bërë pagesat dhe, kandidatët për në haxhillëkun e sivjemë janë në pritje e sipër, atëherë kur do t’i thirrë përmes telefonit dikush nga BFI-ja e Mulla Sulës.
Është shumë burrërore dhe shumë islamike të dilet me kohë para opinionit dhe t’ju tregohet që për sivjet haxhi për myslimanët nga Maqedonia mund të jetë i dështuar, dhe se BFI-ja po i bën të gjitha përpjekjet për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet për të ardhur deri te nënshkrimi i kontratave dhe marrja e vizave. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë po shpekulohet se BFI-ja e Mulla Sulës ka kërkuar që në mënyrë diplomatike të intervenohet deri te homologët e tyre në Arabinë Saudite dhe të lejohet shkuarja e haxhilerëve nën organizimin e BFI-së. Natyrisht, është shumë normale që marrëveshjet të arrihen por, gjithmonë në të tilla marrëveshje ka edhe kompromise! A mund të jetë kompromis angazhimi i institucioneve shtetërore për largimin e Mulla Sulës nga ky Instiucion pas këtij haxhi, kjo mbetet të shihet më vonë. Për institucionet shtetërore është e rëndësishme që tek qytetarët e vet të mos ketë pakënaqësira dhe jo edhe pozita e ndonjë personi të papërgjegjshëm qoftë ky edhe Mulla Sula.
Nga BFI-ja e Mulla Sulës nuk del asnjë informatë mbi këto probleme, ndërkohë që nga oponenca e kësaj “Bashkësie”, nga Nisma për Reforma në BFI, liferohet një informacion që ngjallë optimizmin tek kandidatët për haxhin e sivjemë. Sipas Nismës, pas letrës së dytë të ish-sekretarit të BFI-së, Afrim Tahiri, dërguar autoriteteve arabe me lutje që mos të penalizohen të gjithë myslimaët e vendit për deklaratat e papërgjegjshme të njeriut që vetëquhet “i pari” i tyre, dhe pse është myslimani më i urryer ndër myslimanët e Maqedonisë dhe më gjërë, janë dhënë disa sinjale pozitive për organizimin e haxhit të sivjemë, por, ekskluzivisht nga ana e agjencive turistike dhe jo prej BFI-së së Mulla Sulës.
Tashmë lëvizjet në BFI-në e Mulla Sulës janë në drejtim të hapjes apo të kapjes së agjencive turistike, të cilat do ta shfrytëzojnë tërë logjistikën dhe lehtësimet që i ofron Institucioni i BFI-së ndërkohë që përfitimet do të jenë personale.
Në rastë se lejohet që organizimi të bëhet nga ana e agjencive tursitike, atëherë edhe konkurrenca do të jetë e madhe, duke ofruar në treg edhe çmime të konkurrueshme. Prandaj, të gjithë myslimanët e vendit që kan vendosur të ikin për në haxh, duhet të kenë kujdes dhe mos të nguten e të paguajnë sipas çmimit të caktuar nga ana e BFI-së së Mulla Sulës, sepse detyrimisht që do të ketë oferta edhe shumë më të lira.
Reduktimi i madh i numrit të haxhinjëve të sivjemë, për shkak të luftërave në disa shtete myslimane, shtimi i hoteleve në viset e shenjta në Arabinë Saudite, rënia e çmimit të naftës si dhe ofertat e ndryshme konkurruese do të ndikojnë në uljen e dukshme të çmimit nga çmimi fillestar i caktuar nga ana e Mulla Sulës (në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI-së asnjë nga myftitë nuk e kanë pranuar këtë çmim enorm, ndërsa kanë heshtur pasi janë sulmuar me fjal vullgare nga “reisi i tyre”)!
Pavarësisht nga ky terr informativ, megjithatë, kandidatët myslimanë për të udhëtuar për në vendet e shenjta myslimane janë të shumtë dhe, që të gjithë janë në pritje të thirrjeve për të kryer pagesat dhe për të marrur vizat. Ata tashmë kanë informuar familjet e tyre, janë përgatitur psikikisht e shpirtërisht, prandaj dhe është shumë normale që të mbahen me çfarëdo informacione rreth këtij ibadeti.
Nëse dështon organizimi i kryerjes së këtij ibadeti, atëherë një përgjegjësi e madhe do të bie mbi BFI-në e Mulla Sulës. Dështim për këtë “BFI” do të jetë edhe nëse ky organizim ju del ndorësh dhe organizohet nga ana e agjencive turistike, sepse, legalizohet dh zyrtarizohet ky lloj organizimi. “Organizimi i egër” i haxhit, kalon dhe bëhet “organizimi alternativ” i Mulla Sulës. Prandaj, muslimanët e vendit kësaj radhe duhet t’i hapin sytë dhe nuk duhet të mashtrohen e të nisen përmes agjencive të formuara apo të kapura nga Mulla Sula. Ky njeri tashmë, de fakto është por, edhe de jure do të futet në “listën e zezë” arabe, sepse edhe më tej këmbëngulë në qëndrimet e veta ofenduese dhe poshtruese për shtetin e Arabisë Saudite, për popllatën arabe dhe për autoritetet e atjeshëm.
Do Zoti dhe, ishalla, nuk penalizohen myslimanët e Maqedonisë dhe ishalla ndodhë pikërisht ashtu siç paralajmëruan nga Nisma pë Reforma në BFI! Shpresa vdes e fundit…

0 comments :

Post a Comment