Skip to main content

Xhamia në Kodrën e Diellit, mollë sherri mes institucioneve

Ndërtimi i Xhamisë në Kodrën e Diellit ka hapur shumë dilema në opinion, sidomos në plotësimin e njërit prej kushteve kryesore, marrja e lejes së ndërtimit. Para dy muajve Muftiu i Tetovës, Qani Nesimi, tha se ka siguruar lejen e ndërtimit nga Komuna e Tetovës, shkruan gazeta KOHA.
“Ne kemi bërë projektin në detaje dhe jemi duke bërë përgatitjet e para që brenda këtij muaji, gjegjësisht muajit prill të fillojmë me ndërtimin e objektit fetarë islam në Kodrën e Diellit, pra është dokumenti, leja e dhënë nga Komuna e Tetovës, është dokumenti pak më herët nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që ka dhënë leje për ndërtimin e xhamisë në Kodrën e Diellit, kështu që ne kemi bërë kërkesën, kemi bërë projektin dhe shpresojmë që me ndihmën dhe kontributin që do të na jep xhemati ynë ku nuk kemi aspak dyshim, ne atë xhami do ta finalizojmë”, ka deklaruar dy muaj më parë muftiu i Tetovës, Qani Nesimi.
Pas situatës së re të krijuar tashmë nuk ka ndonjë sqarim se ka apo s’ka leje për ndërtimin e xhamisë në Kodrën e Diellit, ngase këtyre ditëve është hapur kjo dilemë se ndërtimi në Kodrën e Diellit, zhvillohet pa asnjë leje. Nga ana tjetër, nga Sektori për urbanizëm në Komunën e Tetovës, njoftohet se çdo ndërtim në Kodër të Diellit është ndërtim pa leje, sepse nuk ka plan detal urbanistik. Por, në një pjesë të Kodrës së Diellit, gjegjësisht afër vikend shtëpizave, është vërejtur makineri, e cila ka filluar të punojë, por më pas punimet janë ndërprerë nga ana e inspektoratit të ndërtimit të Komunës së Tetovës.
Për mediat në gjuhën maqedonase nga Sektori për urbanizëm kanë thënë se leje nuk është dhënë për ndërtimin e xhamisë, madje për ndërtim tani për tani nuk mund të ndërtohet askund derisa nuk sillet Plan i ri detal urbanistik. “Kodra e Diellit nuk ka plan detal urbanistik, pasi që dihet se përpilimi i këtyre planeve kushton shumë dhe ka pasur ngecje në këtë drejtim. Me siguri planet detale urbanistike do të miratohen në përbërjen e ardhshme të Këshillit të komunës”, thotë për KOHA, Hisen Xhemaili, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.
Kryetari i Komisionit të urbanizmit në këshillimin e Komunës së Tetovës, Qefali Havzija, ka thënë se lejen mund ta jep kryetarja e Komunës së Tetovës nëse kërkesa është që të ndërtohet në tokë shtetërore. ”Kryetarja e Komunës së Tetovës, në këtë rast Teuta Arifi, ka të drejtë të nënshkruajë lejen për ndërtim në tokë që është shtetërore, por në atarin e Komunës së Tetovës dhe kjo vlen për objektet fetare dhe ato arsimore. Në këtë drejtim, edhe në Kodrën e Diellit, në disa vende mund të ndërtohet pasi që ka filluar të përpunohet Plani detal urbanistik dhe ekzistojnë vende të shënuara”, tha Havzija.
Ai nënvizoi se pengesat që janë duke u bërë kohëve të fundit, janë për qëllime dhe motive politike dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin, sepse për këto destinime, e sidomos në objektet fetare dhe arsimore, kryetari i komunës mund të nënshkruajë lejet pa pasur edhe pasoja ligjore. Në të kundërtën, nëse këto ligje janë thyer dhe nuk janë respektuar, përgjegjësi penale do të mbajnë edhe Komuna e Tetovës edhe Myftinia e Tetovës. Nga Kabineti i Myftynisë së Tetovës, thonë se Qani Nesimi është jashtë shtetit. Në ndërkohë, gjatë ditës së diel, të pakapshëm kanë qenë edhe kryetari i inspektoratit komunal të Tetovës dhe shefi i urbanizmit për të dhënë sqarime shtesë rreth kësaj problematike. Por, njohës të mirë të rrethanave në sferën e urbanizmit, nënvizojnë se pa marrë leje nuk mund të fillohet me punë jo vetëm në Kodrën e Diellit, por në asnjë vend tjetër.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves