Translate

Saturday, June 24, 2017

Qytetarët: Molla Sula le të kërkon Fitra nga Gruevski meqë e bekoi! (VIDEO)

Bashkësia Fetare Islame është vënë në aksion të kërkimit të Sadekatul Fitrave dhe zeqatit nga besimtarët musliman si zakonisht kërkesë që bëhet në emër të Medresesë Isa Beu për mirëmbajtjen e kësja shkolle. Për vite me rradhë opinioni i gjërë tani më ka zgjedhur një destinacion tjetër të dhënies së sadekalut fitrit duke bojkotuar thirrjen e Sulejman Rexhepit për të ndihmuar shkollën në fjalë. Opinioni i gjërë ka bindjen siç shihet nga reagimet e tyre se ato keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi dhe klani i tij. Arsye ka të shumta por mes tjerash është se Sulejman Rexhepi- Molla Sula asnjëherë nuk e shohin xhematet nëpër xhamia gjatë muajit të Ramazanit, për fat të keq atë e shohin vetëm nga mediat duke ngrënë dhe dhënë iftare personaliteteve që kurrë nuk ndihmojnë BFI. Dhe pikërisht këto iftare shtrohen në kurriz të popullit musliman dhe aspak nuk mbajnë llogari për nevojtarë.
Portali ynë arrijti që për së afërmi të merrë deklarata nga disa qytetarë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Dibër, Strugë, Gostivarë lidhur me thirrje e BFI për dhënien e Sadekatul Fitrit në Medresenë Isa Beu. Në Shkup disa qytetarë të intervistuar u shprehën: “ Ai nuk meriton të na prijë si kryetarë, e të mos flasim si imamë në ndonjë namaz. Ai e ka marrë nëpër këmbë krejt muslimanët, tallet me bashkësinë islame, medresen. Krejt të zezat i ka bërë tash i ka mbet me i kërku Fitra nga ne. Çka do më tepër nga ne, sa vite e ndihmojmë medresen, ndërsa ai shkon iftaret me Ivanov e të tjerë i han. Marre është çka banë ai.” “Si ka ftyr me lyp Fitra, kurrë në namaz Teravije nuk e kam pa. Po ai del veç për Bajram edhe mo nuk e sheh njeri n’xhami.”- shtoi një tjetër. Disa qytetarë të intervistuar në Çarshi të vjetër të Shkupit u shprehën se në tërësi ai duhet të bojkotohet me mos dhënie të fitrave. Duke shtuar mes tjerash se: “ Dihet ku shkojnë fitrat nëse i jepen Sulejman Rexhepit?!!! Vllezërit tanë derxhen burgjeve të pafajshëm me vendime të politikës antishqiptare dhe antiislame, ndërsa Molla Sula shkon me ta e han iftare.”
Qytetarë e intervistuar nga Tetova kishin po ashtu kritika në adresë të Sulejman Rexhepit duke thënë se “ ai nuk meriton të ndihmohet, ngase shkon nëpër Casino i harxhon parat e muslimanëve”, “ Kujt me i dhanë fitra? Atij Komunistit që hala shkonë e ulët në prehën të zullumqarëve. Kjo tregon se zullumqar më i madh është pikërisht vetë Sulejman Rexhepi që përzihet në politik kur po shihet sa dëm kemi nga sllavo-mmaqedonët dhe më e keqja është se me pare të muslimanëve i bënë krejt qejfe.”- u shprehën disa qytetarë. Edhe në Gostivarë, Dibër e Strugë kishin kritika të ashpëra duke thënë se në muajin e Ramazanit janë zhgënjyer shumë edhe nga Sulejman Rexhepi, OH Hilal si dhe vetë muftitë. Të cilët në koordinim mes vete kanë mashtruar e gënjyer opinionin si për ndihma humanitare po ashtu edhe për sadekatul firin dhe veprimet të tjera jo të drejta në kurriz të muslimanëve kinse në emër të Bashkësisë Islame dhe Medresesë Isa Beu. Qytetarët më të nevrikosur ishin të Kumanovës dhe Komunës së Likovës të cilët shprehën se ndjehen tejet të manipuluar nga OH Hilal, Mustaf Dauti kur dihet biografia e tij e pist dhe mashtrimet që bëhen në emër të kësaj shoqate. Sulejman Rexhepi që moti nuk ka dinjitet ai nuk meriton të udhëheq këtë popull, ngase ne jemi më të persekutuar nga politika sllave dhe se Sulajman Rexhepi nuk ndahet nga ata duke e ditur se sa dëm i bëjën fesë dhe popullit tonë. “ Ne jep fitra e ai rrit barkun”- u shpreh një qytetarë me nervozizëm. Disa deklaruan: “ E kemi të qartë kush është ai njeri dhe sa vlenë, andaj ai dhe klani i tij nuk kanë çka kërkojnë fitra nga muslimanët. Si ti japin fitra kur nuk e shohim duke rrënë në sexhde. Ai ne të kërkon Fitra nga Gruevski meqë e bekoi”.

Edhe faqja zyrtare e BFI komplet informatat që i ka të dhëna për opinion shihet se Sulejman Rexhepi është hasur vetëm nëpër iftare dhe askund në ndonjë xhami për ndonjë namaz teravije apo xhumaje. Kjo shihet edhe nga postimi i fundit në llogarinë e Sulejman Rexhepit se si i vizitoi për iftar dhe nuk e hasim që kishin falur namazin e teravisë diku.

0 comments :

Post a Comment