Translate

Tuesday, June 6, 2017

NË DIBËR I VODHËN VARREZAT TANI VJEDHIN LINESA ALWAYS ULTRA

Ramazan Hasa, ky farë myfti i Dibrës, nuk ka nevojë që të turret pas sevapeve që ia servirë Mustafa hajni! Sevapin më të madh mund ta arrijë vetëm pasi të tregojë se si ua fshehu deri më sot gjurmët e krimit Ruzhdi Latës dhe Sulejman Rexhepit të cilët ua shitën turqve varrezat e patriotëve, e kombëtarëve dhe të shqiptarve të mirë dibranë!
Shkruan: Hamza Daci, Dibër
Sot, OH HILAL e BFI-së së Mulla Sulës paska shpërndarë gjashtë ton ndihma në Myftininë e Dibrës. Paskan vajtur në Dibër për të bërë humanitet! Po kush se? Lavatriçja e parave të pista të Mulla Sulës, i cili, bashkë me ish-myftiun e vet, Ruzhdi Latën, bënë krimin më të rëndë kombëtar kundër dibranëve. Nuk ka bukë, nuk ka krip e nuk ka shpirt që mund ta zbusë zemërimin e dibranëve nga gjesti që ndërmorën Mulla Sula dhe Ruzhdi Lata. I shitën varrezat e shqiptarëve të Dibrës duke i shndërruar varret e të parëve tanë në varreza turke dhe, njëri pastaj u ngujua në kullën e vet për ta shijuar përjetësinë e reisllëkut, kurse tjetri iku nën subjektin politik që ofron garanci dhe mbrojtje për të gjithë tradhëtarët, mjafton që të sjellin vota!
Dhe, paramendoni, për ta fshehur këtë krim, për ta mohuar një ngjarje të tillë tragjike për historinë kombëtare, caktohet një person i njohur për injorancën e vet, për idiotizmat e vet të pashoqe, Ramazan Hasën. Dhe, paramendoni, ky farë krimineli dhe kryehajni tjetër, Mustafa Dauti, sot në Dibër zhvillojnë aktivitet humanitar! A mund të zhvillojnë një ativitet të tillë dy hajna të rafinuar? A mund që të merren me humanizëm dy lavatriçe që shplajnë gjurma krimi të eprorëve të tyre? A mundet që të shprehin dhembje ndaj fukarave Ramazan Hasa e Mustafa Dauti, dy persona që tërë jetës së tyre janë pasuruar dhe vazhdojnë të pasuroehen në kurriz të të varfërve, skamnorëve, jetimëve?!
Ndihma e këtyre dy matrapazëve nuk është si reaksion i shpirtdhembshurisë së tyre, e as si pasojë e dëshirës së flaktë për të ndihmuar të varfër, sepse këtë ndjenjë e kanë të atrofizuar që të dy, që kur janë lindur. Ndihma e këtyre dy matrapazëve sot, në fakt, është vetëm hi syve para aktivitetit parësor të të dyve: zbrazja e pakove dhe deponimi i artikujve ushqimore dhe higjienik nëpër garazhet private. Dhe thonë se i kanë shpërndarë gjashtë ton ndihma! Nuk po e tregojnë më numrin e pakove sepse u kapën me pelë për dore se si vjedhin edhe Mustafa Dauti por edhe Myftinjtë që pranonin të futeshin në shabllonet e Mustafa hajnit. Tani, po theksojnë vetëm tonelata, pesha këto që absolutisht po i lakuriqësojnë dhe po i nxjerrin në shesh si rrencakë të papërmirësueshëm.
Para se të shpërndahet ky kontigjent ndihmash, janë parë dy hajnat, Ramazan Hasa dhe Mustafa Dauti, se si i hapin pakot dhe nga aty nxjerrin vaj, sheqer, oriz, të cilat kanë përfunduar në bagazhin e makinës së Ramazanit kurse një sasi e madhe e linesit inim Alvays ultra ka përfunduar në gepekun e BMW X6 të Mustafa hajnit! Si duket, për këta produkte ndjehen të varfër këta dy matrapazë, prandaj edhe e furnizojnë veten duke vjedhur nga pakot që ju përkasin ekskluzivist shtresave të varfëra të shoqërisë sonë.
Ramazan Hasa nuk ka nevojë që të turret pas sevapeve që ia servirë Mustafa hajni! Sevapin më të madh mund ta arrijë vetëm pasi të tregojë se si ua fshehu deri më sot gjurmët e krimit Ruzhdi Latës dhe Sulejman Rexhepit të cilët ua shitën turqve varrezat e patriotëve, e kombëtarëve dhe të shqiptarve të mirë dibranë!

0 comments :

Post a Comment