Skip to main content

HUMANIZMI SEZONAL QË E NGRIT NË KULM HAJNINË INSTITUCIONALE

Sonte, ditë e diell e katër qershorit, në KONAK shtrohet iftar ekskluzivisht për antihumanistët e dëshmuar, për dylberët dhe hijenat që vdesin për djersën e homo socialikusit! Ndërsa vetëm në lagjen e Dizhonit, të Gazi Babës dhe Hasanbegut të grabitur i thyejn gishtat në sofrën e skamjes aq qytetarë sa do të mund të ushqeheshin me iftarin hipokrit që organizohet në KONAK.
Shkruan Skender BUZAKU

Muaji i Ramazanit, veç të tjerash është Muaj i rahmetit, mëshirës, dashurisë ndaj krijesës së Zotit. Në këtë muj, shtohen të gjitha ato ibadete që praktikohen përgjatë tërë vitit, me përjashtim të agjërimit që është karakteristikë e këtij Muaji të shenjtë. Namazi, lutjet, ibadetet e ndryshme, sjelljet e moralshme, dinjitoze, vrapimi pas devotshmërisë të gjitha këto janë aktivitete që kryhen përgjatë tërë vitit dhe kështu deri në vdekje. Megjithatë, po kaq i vlefshëm sa edhe aktivitetet e nenvizuara më sipër është edhe aktiviteti human, bamirësia, ndihma ndaj të varfërve, skamnorëve, jetimëve. Pejgamberi ynë i dashur, Muhamedi a.s., aq shumë e donte këtë aktivitet dhe po kaq shumë kishte respekt ndaj të varfërve sa, sipas Nesaiut, i Dërguari i Allahut xh.sh. lutej kështu: “O Allah, më lër të varfër në jetë dhe në vdekje, dhe me ringjall mes të varfërve.”
Çka flet kjo lutje e Muhamedit a.s.? Pse kjo lutje u shpreh në këtë formë dhe jo për shembull O Allah, më ler të devotshëm në jetë dhe në vdekje dhe më ringjall në mesin e xhematit që është duke faulur namaz, apo në mesin e atyre udhëtarëve që nisen për në haxh, apo, më ringjall në mesin e agjëruesve…
Zoti e çmoi jashtëzakonisht krijesën e vet, njeriun. Vrasjen e tij e mallkoi rënd. Dashurinë ndaj njeriut Zoti e bekoi, sepse, vetëm kjo dashuri sjell paqe dhe mirëqenie, mundësira reale për ta arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh.
Pra, Pejgamberi a.s. kërkonte nga Allahu xh.sh. që kur ta ringjallë, ta ringjallte në mesin e të varfërve. Sepse, të varfërit janë kategori, janë komunitet i atyre njerëzve ndaj të cilëve Allahu xh.sh. e urdhëron kujdesin, mirësjelljen dhe përkujdesin, deri në vdekje! Sepse, kjo përkujdesje ndaj të varfërve mundëson arritjen e knaqësisë së Allahut xh.sh. Njeriu i devotshëm kurrë nuk do të rreshtë së përpjekuri për ta arritur këtë kënaqësi të shenjtë, ashtu siç përkujdesej edhe Muhamedi a.s. Pra, humaniteti besimtarin e sinqertë duhet ta përcjellë përgjatë tërë jetës, në çdo sekond, në çdo minut, orë, ditë, javë, muaj, vit e jetë!
Nuk mundet që kënaqësia e Allahut xh.sh. të arrihet përmes ndihmave sezonale, apo një muaj në 12 muajt e vitit. Ky veprim do të ishte vetëm përçmim i të varfërërit, do të ishte tallje me të, do të ishte përpjekje naive për ta mashtrur Krijuesit e Mëshirëplotë.
Allahu xh.sh. në Kuranin e Shenjtë thotë: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin (që ka mbetur ngushtë) dhe me ata që janë robër nën pushtetin tuaj. Në të vërtetë, Allahu nuk i do njerëzit arrogantë e mburravecë.” (En Nisa, 36)
Njerëzit arrogantë e mburravecë, pa dyshim që janë edhe ata tipa që përpiqen të demonostrojnë humanitet një herë në vit, vetëm për Muajin e Ramazanit. Me këtë sjellje ata në fakt tregojnë arrogancën e tyre karshi të varfërve, skamnorëve, jetimëve dhe, duke ua zgjatur ndonjë pako ndoshta edhe me produkte me afat të skaduar, në fakt, vetëm sa mëtojnë që të mburren para tyre, duke ju përcjellë mesazh se po të mos jemi ne ju për Ramazan kapituloni!!!
Këta tipa, pikërisht Muajin e Bekuar e gjejnë çastin kur mund ta shprehin arrrogancën dhe mburrjen e tyre prej burrave të ligj! I sinqertë dhe i bekuar është vetëm ai që lutet si Pejgamberi a.s. “O Allah, më ringjall në mesin e të varfërve!” Sepse Pejgamberi e ka pasur shumë të qartë se islami veç tjerash është humanitet, është ndihmë për çdo shpirt, është paqe, mirëqenie dhe jetë e barabartë për të gjithë. Muhamedi a.s. islamin e ka përhapur dhe e ka përdorur veç të tjerash edhe për ti ndihmuar nevojtarët. Kështu e ka kuptuar islamin Muhamedi a.s. Po këta të tanët, si po e kuptojnë ndihmesën, respektivisht, islamin? Po e kuptojnë si moment për propagandë të ndytë pikërisht në Muajin e Bekuar Ramazan.
Në sferën e humanitetit, ashtu siç po e praktikojnë uzurpatorët e sotshëm të BFI-së, arrogancë e urruer nga ana e Allahut xh. sh. është edhe këmbëngulja që me pako të dyshimta të merren myftitë, ata të dalin para aparateve fotografikë duke bartur pako bashkë me njeriun më antihuman që e kanë pasur ndonjherë myslimanët e Maqedonisë.
Në sferën e humanitetit, ashtu siç po e praktikojnë sot uzurpatorët e BFI-së, mburravec është ai njeri i cili, i përdorë të gjithë organet e Komunitetit islam sa për ta kamufluar me humanizëm shpirtin e vet antihuman! Mburrja se po ndajmë 5,6,7,8,9 ton e më shumë humanitet në fakt është një tallje publike që bëhet me shtresën e varfër të shoqërisë sonë. Humaniteti duhet ti shkojë në shtëpi çdo nevojtari dhe jo nevojtarët të vrapojnë pas humanitetit, për shembull, prej Haraçinës, prej Malinës e Tanushës, drejt e në Kondovë! Ai që nuk ka 20 denarë për ta blerë një bukë nuk ka as 100 denarë për të vrapuar deri në Kondovë! Kjo mburrje idiotike në fakt reprodukon vetëm tallje me fukaranë dhe asgjë tjetër. Natyrisht, e shton edhe zemërimin dhe mallkimin e Allahut xh.sh.
Sonte, ditë e diell e katër qershorit, në KONAK shtrohet iftar ekskluzivisht për antihumanistët e dëshmuar, për dylberët dhe hijenat që vdesin për djersën e homo socialikusit! Ndërsa vetëm në lagjen e Dizhonit, të Gazi Babës dhe Hasanbegut të grabitur i thyejn gishtat në sofrën e skamjes aq qytetarë sa do të mund të ushqeheshin me iftarin hipokrit që organizohet në KONAK.
Prej të ftuarve, shtatë prej tyre, përfshirë edhe iftarshtruesin, nuk agjërojnë, kurse të varfërit e këtyre lagjeve, ndonëse me lloj-lloj sëmundjesh, nuk mund të gjenden dy-tre vetë që nuk agjërojnë, edhe ata gjithësesi, tërë kohës me lotë në sy. Zoti ua pranoftë për ibadet edhe këta lotë. Amin!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves