Translate

Tuesday, May 23, 2017

Thaçi: Zaevi është i rrethuar nga ‘ujqërit” që ma përgatitën dosjen me 10 mijë faqe

Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, kreu fakultetin Stomatologjik në Prishtinë, por nuk arriti asnjë herë ta ushtrojë profesionin e tij si mjek dentar. Thotë se qysh si i ri me shumë emocione dhe pa përvojë iu rrek politikës, me besimin se ‘’shumë shpejtë do t’i zgjidhte punët’’, për gjashtë muaj, që pastaj t’i përkushtohet profesionit. Ato pak muaj do të shndërroheshin në 23 vite aktivitet politik, ndërkaq ‘’punët s’u ndreqën’’.

Zoti Thaci, situate në Maqedoni nuk duket e mirë, vendi juaj gjithnjë e më shumë po rrëshqet në krizë të madhe.
– Unë e kam përgjigjen pse është kështu, dhe kjo përgjigje është më shumë mjeksore sesa politike. Të gjithë organizmat e gjallë kanë imunitetin e vet, dhe nëse u bie imuniteti general, atëherë u vjen 100 komlikime, dhe bashkë me të edhe sëmundjet e ndryshme. Maqedonija, fatëkeqësisht s’ka imunitetin e saj general, dhe ai quhet inegrimi në proçesin e itegrimit në NATO dhe në Bashimin Europjan. Është tejet e qartë se ky ‘’imunitet’’ nuk po funksionon, prandaj ne nga viti në vit po futemi nga një problem në tjetrin. Deri sa kështu do të punojmë, kjo do të jetë punë e kotë; ditën e ndërtoni kështjellën, ndërkaq e shembni natën.
Për këtë situate është përgjegjës dhe fajtor? Kush mbanë përgjegjësi më të madhe?
– Proçesi i integrimit në Maqedoni është i bllokuar, ndërkaq ai etnik s’është zgjidhur. Në ish-Jugosllavi problemet etnike qenë të zgjidhura ashtu-kështu, vetëm Maqedonija mbeti si eksperiment. S’mundem të përgjigjem drejtpërdrejtë se kush ishte përgjegjës dhe fajtor, por e vërteta qëndron se sot kemi një sistem institucional të rrënuar, të degjeneruar dhe të kriminalizuar… Janë të rrënuara, edhe atë, ‘’me të madhe’’, të drejtat individuale dhe qytetare. Do t’ua them një shembull, unë kam mbi 10.000 faqe të cilën m’a ka përgatitur Shërbimi i Sigurimit, me të cilën, në atë kohë, ka udhëhequr udhëheqësia e opozitës së sotme. Lideri i opozitës së sotme është i ri, s’mund të them për të që s’është i reformuar…
Për cilin po mendoni, ndoshta për kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev?
– Po, për të e kam fjalën… Por, të gjithë përreth tij janë nënshkrues të asaj dosje time. Po të pyetësha unë, familja ime, fëmitë e mi, të cilët në atë kohë ishin të mitur…
Deri kur mundet ‘’gjithënjë’’ të qendrohet lartë? Edhe opozitë, ku është partia Juaj, ka ndikim në atë ç’po ndodh.A mendoni se Ju dhe partia Juaj bartni një pjesë të përgjegjësisë?
– Keni të drejtë, edhe ne objektivisht bartim përgjegjësi, por egziston dallimi në shkallën e përgjegjësisë. Ne jemi vetëm nënshkrues të Marveshjes së Përzhinos, por ne s’ishim pjesë e qeverisjes. Nuk dua tani të paraqitem i rëndësishëm, po shikojini deklaratat e mija para një viti, kur u nënshkrua marrëveshja – edhe atëherë pata thënë se nga kjo s’do ketë asgjë, dhe se bëhet fjalë për një situate totalisht joserioze. Nuk them se jam më mençuri, por jam më me përvojë se të gjithë ata që qenë në takim. Shumë mire më kujtohet kur u nënshkrua Marëveshja e Dejtonit, kujtoj dhe bisedimet në Rambuje, Marrëveshjen e Ohrit të 2001-shit, në të cilin kam qenë një ndër aktorët kryesorë të bisedimeve…
Kur jemi tek Marrëveshja e Ohrit, a është akoma valid, a realizohet ajo?
– Jo, ai, sa më përket mua, ka marr fund, ngase nga ajo marrëveshje s’është realizuar asgjë. Atë e përmbysën dhe e shkatërruan partite maqedonase – edhe ajo në pushtet, edhe kjo në opozitë. Këto dy parti (VMRO dhe LSDM) kanë culture të atillë politike që, gjithënjë nënshkruajnë dhe marrin përgjegjësi, pastaj njëanshëm e ç’bëjnë atë.
Por, një gjë është evidente që përmbajtja(fryma) e Marrëveshja e Ohrit akoma është me rëndësi – ajo, fundja, ndërpreu konfliktin e 2001-shit…
– Më lejoni të jem pak ironik: e sillni një marrëveshtje që do ta ndalonte një konflikt, ndërkaq i veni në pushtet njerëz që deri dje ishin me pushkë. Po flasim për zotin Ahmetin (liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim) . Edhe sot deklaroj që ai konflikt nuk u shkaktua për arsye etnike, por ojo ishte një kundërevulucion. Ne në atë kohë ishim në pushtet, rejtingu ynë si parti arrinte tek 70 përqindëshi i përkrahjes të shqiptarëve, pastaj errdhi njeriu (nga askundi), gjuajti nja tre a katër plumba, dhe u bë Marrëveshja e Ohrit. Dhe që nga ajo kohë, 14 vite janë në pushtet, kurse ne në opozitë. Atëherë u bë gabimi, që ne dhe shqiptarët po e vuajmë edhe sot.
Por, ju, si parti shqiptare, BDI-ja dhe PDSH-ja, pavarësisht nga e gjitha kjo, duhet patjetër të bisedoni. A ka lëvizje?
– Ne mesvete kemi qenë në kufijtë e luftës qytetare, luftës civile. Ka 14 vjet, edhe sot e kësaj dite, partia ime po i humb në 40 vend votime me dallim të pabesueshëm, ku BDI-ja i fiton 750-800 vota, kurse PDSH-jamerr një apo dy vota. Kjo është mohim klasik e vullnetit të votuesit dhe njëkohësisht, mohim i vullnetit të shqiptarëve. Kjo i shkonte për kuti dhe në favor të partive maqedonase, për fat të keq, edhe në favor të ndërkombëtarëve. Ata, ndërkombëtarët, duke pasur kujdes stabilitetin, disa gjëra u ikën prej dore dhe tani gjërat u përmbysën mbrapsht. Në kohën e fundit errdhi deri te qetësimi mes dy partive, për të cilën gjë unë jam meritor, si lider i opozitës shqiptare. Ata, BDI-ja, lozin (aktrojnë) njëfar parti qytetare, në të vërtetë ata janë një konglomerat kriminelësh, nacionalistësh, ish-marksitë-leninistë… Ata paraqesin një problem të madh për shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Por, pavarësisht të gjithave, bisedimet s’kanë alternative…
– Normalisht, tërë vitin e kaluar kemi biseduar, s’dua të jem radikal i rregjur për disa çështje, për disa çështje duhet doemos të ketë bashkëveprim. Shembull, ne aspak s’dallojmë për disa qëndrime për sa i përket çështjes së emrit të shtetit që sa më pare të zgjidhet problem me Greqinë, për NATO-n, për integrimin në BE, sigurisht që bisedojmë edhe për çështje të tjera të rëndësishme, por akoma s’kemi arritur ujdi Nuk jam nga ata shqiptarë që mendojnë që ne shqiptarët duhet të homogjenizohemi kundrejt Maqedonasve dhe në atë mëmyrë t’i zgjidhim problemet. Këtë e di nga përvoja ime politike se në atë rast edhe maqedonasit do ta bënin të njejtën gjë dhe – ja fatëkeqësia.
Por, e gjitha kjo është politikë ditore, dhe na duhet që t’i kthehemi thelbësores, e ajo është që duhet bërë gjithçka ta zhbllokojmë proçesin e integrimit. Pastaj sigurisht gjithëçka do të shkojë më lehtë. Kjo do të thotë që me zhbllokimin e situatës do të duhej të ndanin përgjegjësi të gjitha partite politike, qofshin ato maqedonase apo shqiptare, parti të mëdhaja apo të vogla… S’kemi zgjidhje tjetër, edhe pse ajo, të paktën kështu duket deri sot, shumë vështirë. Veçanërisht e kanë Maqedonasit, për arsye se, kur them të gjithë duhet, jemi të detyruar të pranojmë, para së gjithash duhet ta dime çka kërkon Greqija. Por, patjetër më duhet ta them se për ne s’është problem Greqija, po ‘’problem’’ është NATO dhe BE-ja. Ky është kompromisi kryesor, por kjo duhet ‘’gëlltitur’’. Të shikojmë ç’po ndodhë përreth nesh. S’e ka lehtë Hashim Thaçi dhe Aleksanar Vuçiç të takohen në Bruksel, të përshëndeten dhe t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit, të nënshkruajnë marrëveshje. E njejta kulturë duhet të vijë në Maqedoni. Por disa politikan s’e dëshirojnë këtë gjë, veçanërisht ata që janë jashtë institucioneve, ngase atëherë mund të bëjnë ç’të dojnë.
Zgjedhjet e parapara për në 5. Qershor nuk do të mbahen. A e prisni ndonjë afat kur ato do të ndodhnin, çka duhet bërë që zgjedhjet të mbahen? Nëse vazhdohet me këtë qasje dhe vështirësi, duket qartë se s’do ketë edhe për një kohë të gjatë…
– Plotësisht jam pajtohem me konstatimin Tënd, për fat të keq, zgjedhje s’do ketë për një kohë… Për të pasur zgjedhje , duhet t’i plotësojmë disa kushte, para se gjithash ata që janë në pushtet, zotëri (Nikolla) Gruevski i gospodin Ahmeti s’kanë bërë asgjë, që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike.
Dëshironi të thoni se atyre iu përgjigjet ky status quo?
– Sigurisht, 100 përqind. Ata do të përgatiten për zgjedhjet lokale, në pranverën e vitit që vjen dhe do të përpiqen të ‘’lozin’’ një test të mire për zgjedhjet e përgjithshme që do të pasonin. Problemi ynë në Maqedoni është, si vijon: ligjet, Kushtetuta, – e gjitha kjo është demokratike, por aktorët politik nuk kanë vullnet politik t’i zbatojnë këto ligje..
Nëse vjen në ndonjë e papritur, dhe zhgjedhjet do të zhvillohen në një kohë të afërt, a ka PDSH-ja a ka në plan ndonjë koalicion parazgjedhor?
– Kjo është çështe paradoksale: opozita maqedonase dhe ajo shqiptare janë rivalë të ashpër politik. Ato janë dy subjekte më të vjetra – PDSH tek shqiptarët dhe LSDM-ja tek maqedonasit. Ne u përpoqëm që në zgjedhjet locale të 2013-ës, si dy parti më të vjetra të bëjmë një koalicion teknik, por s’funksionoi. Tani mund të them se ata ishin fajtorë.
Por, ja argumentet: opozita maqedonase nuk arriti t’i përballojë presionit të VMRO – DPMNE, dhe ato u homogjenizuan në dy qytete, Strugë dhe Kërçovë ku mendonin se do të fitonte kandidati maqedonas – u mundën..Ashtu edhe në Strugë fitoi kandidati ynë, kurse në Kërçovë kandidati i BDI-së. Në zgjedhjet kanditati BDI-së fitoi në Kërçovë me 18.000 vota ndërkaq i yni me 270 vota. Unë ankohesha tek ndërkombëtarët, kurse ata m’u përgjigjeshin me – na jep fakte. Ç’fakte kur atje mbretëronte terori, s’kishte asnjë dyshim Më mire do të ishte të koalicinohej mes partive pa dallim etnik, por kjo është jashtëzakonisht vështirë. Të gjithë njerëzit që janë rreth opozitës maqedonisë janë shumica e atyre që më kanë ‘’goditur në kokë’’ që nga 1985. Edhe atë ai që sot i ka shpalli përgjimet dhe bisedat telefonike, ai një kohë qe shef i Shërbimit të fshehtë Maqedonas, ai nënshkruante çdo gjë për mua dhe familjen time.
Frikësohen shqiptarët që në njëditë maqeedonasit do t’i asimilojnë shqiptarët. A frikësohen shqiptarët nga kjo gjë, që do asimiloihen në maqedonas?
-Ndoshta ngjaj në njeri romantic, por përsëris që jam politikan pragmatik dhe me përvojë, kjo që sot po ndodh, më shkon mendja tek vëllazërim-bashkimi, ose në integrime të tillë të sotme. Ajo dikur kishte sukses, por jo edhe sot. Kjo nuk ka dhënë erezultat dhe nuk do japë, por megjithatë ka njerëz, që jorrallëherë ‘të ’kapin’’ për një fjalë, e jo për thelbin e saj. Ne nungarkohemi’’ për ‘’mesadhet’’ se si maqedonasit do t’i asimilonin shqiptrët – kjo s’ka për të ndodhur kurrë, për këtë janë të vetëdishëm edhe maqedonasit e sotshëm. Ne s’jemi asimiluar pesë shekuj me rradhë nën sundimin Osman, e lëre më në këtë…
Andaj për ne kjo është temë e ‘’beszdishme’’! Nëse bëhemi anëtare e NATO-s, do të zhduken fabulat se shqiptarët do donin të jetonin në një shtet: ose ata do të ‘’qetësohen’’ vetë, ose dikush tjetër do t’i ‘’qetësojë’’. Të gjithë maqedonasit mendojnë se shqiptarët kanë shtim të madh (natalitet), dhe me shtiminin e tyre do t’i mundnin ata numerikisht. Prandasj unë insistoj ‘’bezdisshëm’’ për këto proçese integruese.
Ka marrë fund koha kur politikanët ‘’aktronin’’ se gjithëçka që punonin ishte se ata këtë e bëbin për përparimin dhe të mirën e tyre, andaj krejt këto synime po bien në ujë. Keni shembullin e ish-kryetarit të Sërbisë i cili ishte ‘’lojtar’’ i mirë, por që s’bëri asgjë. Errdhi ky ‘’ish’’ radikali, diçka bëri dhe zgjidhi disa çështje. Unë e di se ç’ka hequr Vuçiçi në Brisel, ç’ka duruar, edhe nga Hashim Thaçi që e ka ofenduar, por ka ardhur koha kur e ka kuptuar që më s’ka hapsira, doemos duhej të arrinte marrëveshje.
Njësoj është edhe me politikanët maqedonas: nëse shohin se më s’ka hapsirë për të ikur dhe manipulua, atëherë doemos do t’i zhgjidhin problemet. Nuk mundem të them, se kur të anëtarsohemi në NATO do t’i zgjidhim të gjitha problemet, të paktën atom ë të rëndësishmet dhe më të vështirat. – Shqiptarët dhe Maqedonasit.
Askush në Maqedoni s’është i kënaqur nga angazhimi i ndërkombëtarëve, seçili nga këndi i tij…
– As unë s’e kam të qartë pse ata punojnë ashtu, ose nuk punojnë. Ata m’a japin vetëm një pjesë të mozaikut që mua më takon, të paktën ashtu siç ata mendojnë se më takon, çka duhet të di. Pjesa tjetër është një e panjohur… Ne, si shqiptar, jemi nën presion të madh nga ndërkombëtarët, na thonë – mjaftë, qetësohuni, s’do të pranojmë asnjë variantë. Unë, gati një vit kam problem me disa grupacione politike shqiptare që thonë se s’po e bëj si duhet punën e opozitës, po mendoj për disa variante të skajshme dhe radikale. Njëkohësisht kemi presione edhe nga Kosova dhe nga Shqipërija se duhet ta mbajmë qetësinë.
Këtu shumica thonë se të huajt janë këtu për ta siguruar (mbajtur) paqën dhe sigurinë, por kanë flijuar demokracinë.
– E saktë, disa punë i kanë shikuar si ‘’mes gishtave’’. Edhe tani, kur po flasim, unë i përkujtoj në to, si ndodhin vjedhjet e mëdhaja në zgjedhje, që ata të ken vëmendjen e duhur, të huajt nuk kujdesen sa duhet për këto problem, dhe me këtë neglzhencë legalizojnë guerilën, kurse politika s’e ka kaq lehtë të jet kundër guerilës, ata po heshtin karshi tyre. Komuniteti ndërkombëtar nuk frikësohet për sigurinë e Maqedonisë ngase ne jemi të rrethuar nga jashtë prej një ‘’këmishe budallenjësh’’, në Maqedoni është i mundshëm problemi i destabilizimit, por jo regjionale. Të gjitha shtetet përreth janë anëtare të NATO-s, ose, sapo kanë hyrë në Aleancë, dhe nëse këtu ndodhin problem, ato s’do të shtrihen në shtetet përreth nesh.
Por, në vitin e kaluar kishim një problem në Kumanovë. Zotëri Ahmeti dhe unë e dime se si e mbajtëm situatën nën kontrollë, punuam me njerëzit ditë e natë, jepnim deklarata, u flisnim njerëzve se kjo s’është në rregull, se këto avantura s’guxojnë të ndodhin dhe se janë të padëshiruara dhe të rrezikshme për ne.
Kush është fajtor për sulmin në Kumanovë, kush i organizoi, finansoi dhe e realizoi?
– Unë e di se ata ishin ish-ushtarë të zotit Ahmeti, disa nga të cilët qenë persona të njohur të atij regjioni nga lufta e 2001, ata që luftuan. Aty kishte gjithçka: edhe patriot, edhe kriminelë, dhe borxhe të papaguara…
A ishte aty pushteti i sotëm?
– Nuk e di, s’kam informacione të tilla. Dëgjoj informacione të tilla, se ka Shërbime të tilla, por unë s’jam sigurimës, unë flas politikisht.
Ja një pyetje logjike: nëse njëri nga ata ishte në vitin e kaluar në Kumanovë, ndërkaq ishte komandant e asaj zone në 2001, nëse ai sot s’ka për të ngrënënë dhe ku të jetojë, ndërkaq ky shoku i tij që jetonte podrumeve në Zvicërr ka gjithçka…
Për cilin po flisni, kush është ai shok?
– Për zotin Ahmeti… Atëherë lehtë e shihni se ajo që ndodhi ishte truk që dikush duheshte të vijë në pushtet dhe pastaj s’çante kokë ç’do të ndodhte me ta. Askush nuk u kujdes për ata njerëz…
A mund të përsëritet Kumanova, ose, situate edhe më e keqe?
– Në këso situate të pasqaruara gjithçka është e mundur. Po, me përgjegjësi e them se partia ime dhe unë personalisht sanjëherë s’do të jemi në skenare të tilla. Jo për shkak se jam altruist i madh dhe që e dua Maqedoninë, por për shkakun se kjo rrugë do të ishte rruga fatale për Shqiptarët… Edhe për Maqedonasit… Unë flas vetëm për shqiptarët, sepse ne jemi parti etnike. Do të ishte kjo rrugë fatale. Doemos duhet të qëndrojmë në këto përpjekje serioze duke zgjedhur rrugën më paqësore dhe më të saktë. Rruga jonë është: NATO dhe BE.
Ç’mendim keni për protestat e tanishme nëpër qytetet maqedonase?
– E padëshirueshme është të flas për palën tjetër, këtu po flas për opozitën maqedonase, ata po bëjnë punën e tyre, u dëshiroj shumë sukses, por ocioni i tyre për të koketuar me disa shqiptarë, të cilët, ata i përkrahin, kjo s’do të funkcionojë kurrë. Prap insistoj për një marrëveshje politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kjo nuk mundet të funksionojë pa marrëveshje. Para disa ditësh isha në Kosovë, u takova me shokë të vjetër, kurse ata më pyesnin – çka po ndodhë në Maqedoni, a mundesh të na sqarosh se si është e mundur që opozita maqedonase ka qasje më të mirë ndaj shqiptarëve, dhe si paska tek ta shqiptarë? Unë u përgjigjem me shembuj të skajshëm(ekstrem): kjo është njësoj sikur Partia Socialiste e Sërbisë të vijë në Kosovë, të bëjë protesta dhe shqiptarët të jenë me ata.
Ishte në pushtet opozita e sotme, ngaBila je aktuelna 2002. deri 2006-n dhe Marrëveshja e Ohrit pikërisht atëherë u zhbë, u shkatërrua. Opozita maqedonase është e re – edhe pse nuk dua të flas për palën tjetër, megjithatë unë po flas për proçesin – derisa nuk ka alternative të qartë kundrejt VMRO-DPMNE-së, s’ka për të pasur përkrahje nga ne si parti – dhe as nga shqiptarët. Cila është alternative? Këtu janë dy problem – me Greqinë dhe me shqiptarët. Opozita maqedonase akoma është VMRO-DPMNE-ja urbane.S’ka ndonjë dallim thelbësor mes dy partive (VMRO-DPMNE dhe LSDM], vetëm se, Gruevski dine më mire të qendrojë në pushtet. Në raste: nga 1998. Deri në 2002, ai qe ministër tregëtije, pastaj i financave. Nga 2006 është kryeministër, në fillim krijuam qeveri të përbashkët, afërsisht 18 muaj. Ishin18 muajt e vështira, gati çdo ditë kishim probleme, por i zgjidhnim ato. Edhe sot them: Gruevski është nacionalist, ai është teknokrat i shkëlqyer që dine ta përdorë nacionalizmin për të mbetur në pushtet.
Shpeshherë po e përmendni Greqinë, ajo është njëra nga pengesat në rrugën verioatlantike të Maqedonisë…
– Të gjithë duhet sa më pare të merremi vesh dhe të bëjmë kompromis me Greqinë rreth emrit, pastaj gjithçka do ta kemi më lehtë. Në këtë kohë të realpolitikës ëndërrat jo çdo herë realizohen. Unë ndoshta dëshiroj të jetoj në një shtet të përbashkët të shqiptarëve në një ‘’Shqipëri të madhe’’, por kjo nuk mundë të realizohet, politikanët seriozë duhet patjetër të mendojnë me përgjegjshmëri. Neve shqiptarëve s’na pengon Maqedonija, por ne s’do të pajtohemi kurrë që ajo të shndërohet në shtet etnik e maqedonasve. Problemi me emrin po dëshmon se ky shtet s’mundet të funksionojë në baza e premisa etnike. Na duhet, patjetër, një marrëveshje politike. Kurt hash se Marveshja e Ohrit është e vdekur, nuk mendova se ajo është plotësisht i papërdorshëm, fryma e saj mundet të ngjallet, ajo momentalisht nuk mundet të funksionojë, por mundet nëse relativizohet kur, kushtimisht thënë, të ribëhen disa amendamente në atë marrëveshje. Problemi kryesor është se që nga ajo kohë kanë kaluar 15 vite, ndërkaq ne s’kemi lëvizur para po përkundrazi, për fat të keq, kemi ecur shumë prapa. Ne vërtetë arritëm t’i ikim luftës, edhe atij në Kumanovë, i cili mori 150 viktima, dhe kjo duhet politikanëve t’i shërbejë si sinjal se konflikti mund të përsëritet, që në atë rast do të kishim viktima dhjetë herë më shumë. Ç’ju duhet pastaj të rrini në postin e kryetarit apo kryeministrit, shembull… Kur je i angazhuar në politikë, pavarësisht a je në pozitë apo opozitë, ti ke përgjegjësi.
Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?
– Atë, fatëkeqësisht s’e di askush me vërtetësi. Maqedonasit thonë se janë 83 përqind, Ne shqiptarët mendojmë se jemi 40 përqind, boshnjakët thonë se janë 15 përqind… Na del se në Maqedoni jetojnë 150 përqind të njerëz, por këto llogari munden të bëhen dhe të keqpërdoren sepse gjatë kohë s’kemi pasur regjistrim zyrtar. Por kjo s’është kaq e rëndësishme. Kur e arritëm Marrëveshjen e Ohrit, patëm dy gabime parimore. E para është se kemi lejuar ‘’20 përqindëshin’’ matematikor të përdorimit të drejtës për shqiptarët, ndërkaq loja me përqindje dhe me matematikë nuk është gjë e mirë; gabimi i dytë qe bërë ngaqe s’qem të preokupuar dhe orientuar në sferën e ekonomisë. Për këtë arsye tani po kërkojmë që ndarja e buxhetit të bëhet në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Kërkojmë që në çdo institucion shtetëror të kemi të drejtën e vetos. Tani po vërtetohet se kishim të drejtë. Po ta kishim më herët këtë të drejtë, sot s’do të kishim arrdhur në këtë gjendje të rëndë…
Nuk u përgjigjët sa shqiptarë janë në Maqedoni…
– Informata që kam tregojnë se ne jemi një e treat e banorëve të Maqedonisë, por kjo s’është e rëndësishme për një marrëveshje politike mes dy popujve.
Çfarë ndikimi ka diaspora shqiptare në ngjarjet në Maqedoni, ata më pare s’ishin edhe pa ndikim?
– Tani s’është më si më parë, këta që deri dje e kanë shfrytëzuar mërgatën për interesa dhe qëllimet e tyre, arritën t’i kompromitojnë , ua morën paratë për atë luftë , dhe sot s’e di askush ku janë harxhuar ato para…
Al Jazeera Balkans
Shqipëroi: Sermet Sulejmani

0 comments :

Post a Comment