Rrëfimi i Menduh Thaçit: Me Arbën Xhaferin u njoha kur ai ra në duart e policisë së Millosheviçit (Video)
Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emision Zona Express, ku është shfaqur pjesa e parë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.
Menduh Thaçi, kryetar i PDSH’së në intervistën për Zona Express shpjegon rrëfen njohjen e parë personale me Arbën Xhaferin.
“Kam qenë absolvent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Kthehesha prej Prishtinës. Ishte koha e errësirës totale prej Millosheviqit në Kosovë. Unë isha me autobus, ai me veturë. Në kufirin Kosovë-Maqedoni, Policia e ndaluan z. Xhaferi me veturë dhe e morën në stacion dhe unë prej dritares së autobusit ia thashë nja-dy pako me cigare dhe një shkrepëse. Ky ishte kontakti i parë që krijuam si njerëz”, thotë Xhaferi.
Për më shumë shiko videon:
Comments
Post a Comment