Skip to main content

NJË LUGË MJALT PËR KRYEBEKUESIN E NIKOLLA GRUEVSKIT

Njerëzit e qeverisë së ardhshme e dinë fort mirë se në çprehër ka qenë i ulur Mulla Sula për këta dhjetë vitet e fundit. E dinë se kush e bekonte Nikolla Gruevskin, e dinë fort mirë se kush e legjitimonte presidentin e kotë, Gjorge Ivanovin duke ia bekuar iftaret haram të tij! Është po ky Mulla Sulë i cili gati një dekadë nuk ka guxuar të flasë mbi të vërtetën e parcelës në Kala të Shkupit. Kush ia dha kësaj radhe një lugë majlt, apo është vetëkënaqësia e tij e radhës
Shkruan Zeqie Veseli
Në orët e vona, derisa myslimanët anekënd botës po i luteshin Zotit të Plotëmëshirshëm në Natën e Beratit që t’i mëshirojë dhe t’ua falë gabimet eventuale, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjenë momentin dhe mënyrën e vet për të tentuar që të shplahet nga mëkatet e palara. Në fakt, ai veçsa zhytet edhe më shumë në mëkate, duke u shpërfaqur në sytë e myslimanëve si një palaço, apo thënë më mirë, si një trim që qelbet nga benevrekët e mbushur përplot fëlliqësirë.
Mulla Sula motivon tekstshkruesit për një këngë të tipit ”Niset trimi për në Kala të Shkupit”, por atëherë kur ky trim mendon se është çasti i gënjeshtrës së madhe. Mbrëmë ishte Nata e Beratit o Mulla Sulë!
I futur në një barnishtë, tamam si një hajn në bahçe të huaj, kryebekuesi i Nikolla Gruevskit, pret orët e vona të çastit të lutjeve drejtuar Zotit Fuqiplotë, për ta dëshmuar ”trimërinë e vet”, për ta hedhur në treg një version të tij lidhur me parcelën e BFI-së në Kalanë e Shkupit!
Gjëja e parë që të bie në mend ta pyesish Mulla Sulën është – po ku ishe deri dje o Mulla Sula, ku ishte deri sa ishte në qeveri VMRO-BDI! Pse ta paska vetëm Gruevski fajin dhe jo edhe Ali Ahmeti në ”okupim” të asaj parcele dedikuar selisë së BFI-së. Apo kështu i ka Mulla Sula selamet për Ali Ahmetin, duke i rënë nga Kina!
Burimet tona nga kierarkia e BDI-së na flasin se atë parcelë Mulla Sula, në prezencë të Musa Xhaferit ia ka falur Sasho Mijallkovit ndërsa ky e ka hedhur në emër të Orce Kamçevit.
Po ky burim dyshon se me këtë gjest Mulla Sula në fakt do ta duplifikojë fajin mbi njerëzit e BDI-së të cilët mund të përfshihen edhe në qeverinë e Zajevit.
Po ky burim na e tregon edhe arsyen e daljes së Mulla Sulës në syret mu te Kalaja e Shkupit! Sipas këtij burimi, Mulla Sula është i bindur në arratinë e Gruevskit, të Sasho Mijallkovit, në burgosjen e Kamçevit, kështu që, akoma pa u kryer procesi i degruevskizimit të Maqedonisë, ai e hedh kopjen në një parcelë e cila sërish do të ngelë pa zot! Ata aktorë do të pamundësohen për të folur se si e morën peshqesh këtë parcelë nga vetë Mulla Sula, Kurse Mulla Sula do të mundohet që atë dhurim ta interpretojë si grabitje, si ”okupim” me qëllim që të nxjerrë diçka nga qeveria e ardhshme.
Megjithatë, njerëzit e qeverisë së ardhshme e dinë fort mirë se në çprehër ka qenë i ulur Mulla Sula për këta dhjetë vitet e fundit. E dinë se kush e bekonte Nikolla Gruevskin, e dinë fort mirë se kush e legjitimonte presidentin e kotë, Gjorge Ivanovin duke ia bekuar iftaret haram të tij! Është po ky Mulla Sulë i cili gati një dekadë nuk ka guxuar të flasë mbi të vërtetën e asaj parcele në Kala! Po si nuk doli njëherë në syret e të na thoshte ”ja vëllezër, kjo është toka që na e ka okupuar VMRO-ja”! Si nuk e ngriti një herë në jetë këtë problem, të paktën në opinionin e vendit! Për Burmali Xhaminë e orientoi gishtin drejt shtetit të Turqisë, duke e akuzuar qeverinë turke si minuese e kësaj xhamie! Po pse nuk e nxori një fjalë për të vërtetën e parcelës në Kalanë e Shkupit, dedikuar BFI-së?
Sa është naiv i papërmirësueshëm ky Mulla Sula! Me vdekjen e VMRO-së, me ”zhdukjen” e njerëzve kryesorë të kësaj partie, do të zhduken shumë të vërteta! Trimëria mund të thyhet në kurriz, një epokë mund të përfundojë keq e më keq, por ama të vërtetat që flasin për ata njerëz, për atë proces, për atë epokë, ngelin të përjetshme! Siç do të ngelë e përjetshme edhe loja e Mulla Sulës rreth kësaj parcele, heshtja e tij për këtë parcelë sa ishte në fuqi qeveria VMRO-BDI! Dhe, nëse nuk mund të kthehet kjo parcelë, atëherë tërë fajin t’ia hedhë njerëzve të kësaj partie shqiptare.
Heshtja e Mulla Sulës karshi të vërtetës rreth kësaj parcele ka qenë, sipas burimit të lartëtheksuar, kompromis i arritur në mes të Mulla Sulës dhe Sasho Mijallkovit. Kompromisi ka qenë: ti neve parcelën ne nuk ta publikojmë dosjen policore!
Kthimi eventual i kësaj parcele do të jetë kompromis i radhës i Mulla Sulës kësaj radhe me Zajevin! Burimi ynë i njëjtë flet që, ky kompromis mund të jetë çasti kur Mulla Sula do të gjejë një tjetër alibi për bekim – kësaj radhe do ta lusë Allahun e Madhërishëm për ta bekuar Zoran Zajevin.
Të gjitha punët administrative rreth kësaj parcele u bënë nga njerëz të BFI-së, një mal shpenzimesh u bënë derisa u ndrruan planet urbanistike, flitet se janë shpenzuar mbi 40 mij euro, ndërsa Mulla Sula ia falë pronën tashmë të gatshme për punë, Sasho Mijallkovit brneda gjysëm ore takimi të realizuar në zyren e vet dhe në prezencë të Musa Xhaferit. Tani, pa fije turpi, na del në syret duke na u prezantuar si rikthyes i kësaj toke, por ama sapo të shkojnë në histori këta të VMRO-së. Mbase burimet e Mulla Sulës mund të flasin se peshkaqenët e VMRO-së që të gjithë do të burgosen dhe me ta edhe të vërtetat e ndyrshme, përfshirë këtu edhe të vërtetën e parcelës të cilën e di vetëm ai, Musa Xhaferi dhe Sasho Mijallkovi. Mulla Sula mendon se deri sa të dalin nga burgu këta peshkaqej do të vlejë vetëm ”e vërteta” e tij dhe, kur këta do të dalin për ta drejtuar gënjeshtrën, atëherë Mulla Sula do të jetë në ndonjë kazan xhehenemi!
Mulla Sula nuk është më në pozicion të Babadimrit, si dikur, por, tashti është në pozicionin e kalamajve të shpiftë që ta luajnë kapakun e kokës për një sheqerkë dhuratë. Kush do të jetë kësaj radhe në rolin e babadimrit për Mulla Sulën, i cili, do të kënaqet qoftë edhe me një lugë mjalt?! 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves