Skip to main content

MULLA SULA SI SKOPSKI PAZARI

Skopski Pazari dhe Mulla Sula janë dy firma që fitojnë më së shumti dhe që nuk i japin llogari askujt. Skopski Pazari është i lidhur me qeverinë maqedonase, po Mulla Sula me kë është i lidhur!? Mulla Sula rahatinë e vet në bisnes e fiton vetëm duke bekuar, ai së shpejti do ta hap edhe një tezgë për të gjithë ata që kanë dëshirë të bekohen. A zë bekimi i njeriut më të mallkuar për momentin siç është ky farë Nasradin Hoxha i kohëve moderne
Shkruan Moisi Dosa

Nuk dihet më se ku ka ngelur ndonjë firmë si Skopski Pazari i cili e përqëndron tregun e fruta-perimeve në një vend si në Bit Pazar! Në botë ky treg, ky pazar, tashmë është lëvizës dhe udhëton rrugë më rrugë, mëhallë më mëhallë, duke iu afruar qytetarëve dhe jo qytetari të bredhë pas perimeve.
Nuk dihet më se ku mund të gjeshë ndonjë ”udhëheqës fetar” i cili përqëndrohet në një vend ku i fton të gjithë qytetarët për ta vizituar ose edhe eprorët që i fton për t’i komanduar. Mulla Sula nuk e ka më guximin që të udhëtojë rrugë më rrugë, mëhallë më mëhallë dhe të takohet e të përshëndetet me myslimanët e vendit. Ka vende që i kanë dërguar ”selame”, ka vende që i janë kërcënuar, ka vende që e kanë shpallur ”persona non grata”, ka vende që e presin me stupca në duar. Sepse ka sharë shumë nëna e gra myslimanësh, prandaj dhe tashmë nuk është ”prijës lëvizës” (si pazari lëvizës), por, tashmë ka kaluar në ”pazar statik”, ka hapur një restorant, ku hahet e ku pihet, ku kërcehet e ku bëhen planet nga më të ndryshmet. Aty bëhet plani si të vjedhin me Mustafa Dautin (kohëve të fundit po qarkullon si personazh barcolete Mustafa Duduki), aty bëhen planet si të përgatisin ndonjë sulm apo atentat (hahaha…), aty bëhen planet si të vidhen myslimanët e vendit, bëhen planet si të eliminohen profesionistët dhe të rrethehon me diletantë e me idiotë, me falsifikatorë e me kuadër me diploma të blerë, sepse kështu ka qejf Mulla Sula, sepse vetëm kështu mund t’ua mbajë ulur kokën të gjitha ”pulave të lagura” nga ndjekja e gjelit nëpër shi.
Çka ka lidhje Skopski Pazari me Mulla Sulën? Sepse, Skopski Pazari nuk është për të zhvilluar ndonjë koncept për një jetë më të mirë, nuk zhvillon ndonjë filozofi jetësore; Skopski Pazari ofron vetëm tezgë në të cilën mund të shiten gjëra prej të pjekura e deri te gjërat e kalbura. Kush shkon symbyllurazi dhe me besim në Skopski Pazar, e ha!
Mulla Sula tashmë ka hapur një tezgë të veten (KONAKU – restorant) dhe jo për të zhvilluar ndonjë jetë fetare, apo ndonjë koncept ideshë që mund ta avansojnë jetën e myslimanit në vend, por, thjesht, ka hapur një tezge përmes së cilës mund ta thithë lirshëm gjakun dhe djersën e myslimanëve të vendit.
Të gjithë konsumatorët e tezgës së Mulla Sulës e dinë se produktet e asaj tezge janë të prishura, të kalbura, të helmuara, haram por, ja që ua ka ënda të shkojnë dhe t’i blejnë, madje pa hyrë në pazar me Mulla Sulën por, thjesht, duke ia blerë aq sa dëshiron vetë gazda Sula!
Edhe Skopski Pazari lejon që të ndërtohen tezga të egër dhe, madje, me pak tatim i lejon ato tezga të fitojnë më shumë se tezgat e rregullta. Mulla Sula është i njohur si pazarxhi i flaktë për të hapur tezga ne vende të egra. Lart mbi Matkë e uzurpoi një vend dhe e ngriti një villë-kontenjere për të cilën disa herë i është tërhequr vërejtja nga organet gjegjëse shtetërore për ta prishur, sepse e ka uzurpuar vendin. Po kështu, Mulla Sula tezgën e fundit e ka të egër, në vendin e uzurpuar dhe përpiqet që ta ushtrojë pashallëkun e vet si në ëndërr. Ai vdes për një pashallëk të vogël, por, jo për ta arritur rrugës së hallallit, por me vjedhje e me uzurpime, me hajni e me dredhi. Mu si në tezgat e Skopski Pazarit ku asnjëherë nuk mat kandari njësoj, ku vidhet në gram e në lekë, ashtu edhe në tezgën e Mulla Sulës (në KONAK) vidhet në sasinë e ushqimit, kau të shitet për viç, dashi të shitet për qingj, orizi, vaji, makaronat, kripa e kafja nga paketat e ndihmave humanitare të shiten si produkte të ”filan komercit”. Mbi të gjitha, në atë tezgë vidhet BFI-ja por edhe myshteritë, siç ndodhi kohë më parë me një myfti, të cilit edhe iu morën shumë para nga çmimi i realtë por edhe nuk ia kthyen kusurin (në vlerë prej 47 euro)! Sepse nuk paguan myftiu por kaca e myftinisë, nga buxheti i myslimanëve.
Për momentin, në Shkup, Skopski Pazari dhe Mulla Sula janë dy firma që fitojnë më së shumti dhe që nuk i japin llogari askujt. Skopski Pazari është i lidhur me qeverinë maqedonase, po Mulla Sula me kë është i lidhur!? Mulla Sula rahatinë e vet në bisnes e fiton vetëm duke bekuar, ai së shpejti do ta hap edhe një tezgë për të gjithë ata që kanë dëshirë të bekohen. A zë bekimi i njeriut më të mallkuar për momentin?!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves