Skip to main content

ME ÇEHRE DJALLI

Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, këto ditë ka qëndruar në Will të Zvicrës, bashkë me një pseudogazetare (me të cilën ka ofenduar mbarë gazetarinë shqiptare), me rastin e hapjes së xhamisë së parë në këtë qytet. Me fjalë para të pranishmëve janë drejtuar imamë e teologë të ndryshëm nga diaspora. Të gjithë kanë folur për rolin e xhamisë në islam, kanë ligjëruar përmbajtje fetare. Kurse Mulla Sulës i ka penguar kjo dhe të gjithë folësve ju ka thënë se na keni dhunuar me fjalimet tuaja. Kjo informatë na vie nga bashkëpunëtorët tanë nga diaspora

Vetëm djalli neverikoset dhe bëhet i padurueshëm sa herë që dëgjon ajete kuranore, ngjarje nga jeta e Pejgamberit a.s., hutbe, vaze fetare. Djalli ka edhe aftësi për të të joshur e për të të orientuar drejt rrugës së vet të pistë, madje edhe përmes ndonjë ligjerate fetare apo ndonjë citat kuranor të cilin gjithësesi që e shtrembëron. Na keni dhunuar me fjalimet e juaja, ka thënë pa fije turpi Mulla Sula, duke ua helmosur ditën më të lumtur pjesëmarrësve nga diaspora në atë çast të paharrueshëm.
Me këtë gjest djallëzor Mulla Sula, në fakt, edhe një herë publikisht është përpjekur që tua bëjë me dije myslimanëve se është ai i vetmi që duhet të flasë për vlerat islame, sepse ai është cari që ky e kamuflon me reis! Kurse Allahu xh.sh. në ajetin 16 të sures En Nahël thotë: "Në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre."
Mësimet fetare na dëftojnë se Krijuesi i gjithësisë e la të qetë djallin që të veprojë në mesin e krijesave të veta. Pa dyshim, një prej shumë cilësive të tij të dobëta është edhe aftësia për të gjetur shokë në çastin e vetmisë së tij të mjerueshme. Njohësit e Mulla Sulës thonë se ai gjithnjë ka qenë i aftë që të ketë shokë të nënshtruar, qoftë përmes joshjeve të ulëta, qoftë përmes njerëzve të pushtetit maqedonas (Donevskat, Kirat, Bogoevskat, Zeçeviçat, Mijallkovat, Radovanat etj.), të cilët gjithmonë, për këto dy decenie e gjysëm, e kanë nxjerrë nga bataku ku futej dhe e mbanin vertikalisht duke ia pastruar therrat nga rrugëtimi i tij djallëzor i deritanishëm.
Mulla Sula nuk është njeri që nuk e kupton fenë, që nuk i ka të qarta ajetet kuranore apo edhe hadithet. Ka aftësinë dhe mençurinë e djallit. I kupton të gjitha! Por, çka po ndodhë me bashkëpunëtorët e tij? Pse me aq lehtësi i nënshtrohen dhe e përkrahin, ndërkohë që e dinë dhe e shohin se rrugëtimi i tij është absolutisht ai i djallit! Mulla Sula ua shau gratë, ua shau nënat, ua shau shallin prej hoxhe, kurse të gjithë ata, në momentin kur ky farë laneti duhej të shkonte në histori, çuditërisht ia dhanë përkrahjen, ndonëse që të gjithë e shohin si njeri me çehre djalli! Allahu Fuqiplotë thotë: "Ai që ka për shok djallin, dihet sa shok i keq është!" (En Nisa, 38)
Këtë fakt Mulla Sula e ka shumë të qartë, ai e ka fakt të kryer se shokët e tij janë të këqinj, ndaj dhe, nuk e ka për dert që ti hedhë tutje në çdo moment, ti bëj armiq të islamit të gjithë ata që ia zbulojnë cilësitë djallëzore të tij.
Bashkëpunëtorët e tij, u shitën në një tryezë të Mulla Sulës, të mbushur me mish të skuqur. U manipuluan lehtësisht nga djalli dhe iu nënshtruan, duke menduar se kësisoj do ta sigurojnë pozitën e të qenurit myfti! Po a i vlenë dikujt myftillëku derisa është i nënshtruar para këmbëve të atij me çehre djalli? Në një nga mbledhjet e Mulla Sulës, bashkëpunëtorët e vet e panë se si Mulla Sula u shpërfytyrua në djall, duka ua zënë frymën me sharje nga më banalet, natyrisht, në adresë të grave dhe nënave të tyre. Dhe, bashkëpunëtorët e nënshtruar të Mulla Sulës zgjodhën të rrinë sus! Në fakt, flitet për një reagim të vakët të nja dy myftive të kotë, të cilët megjithatë e kishin hetuar se Mulla Sula në emër të Haxhit 2017 po përgatit një tjetër plaçkitje të myslimanëve të vendit. Natyrisht që do të pasojnë edhe shumë plaçkitje të tjera, pas asaj plaçkitje aq të lehtë të mjeteve finansiare të grumbulluar nga myslimanët e Bosnjës, Sanxhakut, Luginës së Preshevës, Kosovës, Shqipërisë dhe nga ata të Maqedonisë, dedikuar vëllezërve myslimanë që përjetuan katastrofë natyrore nga një vërshimë vdekatare. Në këtë mbledhje, Mulla Sula, edhe një herë kërkoi bashkëpunëtorë të cilët do ta ndihmojnë në një projekt djallëzor por që nuk do të kërkonin raporte finansiare! Fatkeqësisht, ia zgjatën dorën për të satën herë në momentin e fundosjes. Kurse Allahu Fuqiplotë, në ajetin 200 të sures El Araf, thotë: “Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.”
Fatkeqësisht, kur të nënshtruarit e djallit, trimërohen deri në flakje të ajetit të cituar më sipër, atëherë nisin që ta imitojnë në jetë e në praktikë liderin e tyre të djallosur e me orë në dorë prej 37 mij dollarëve! Të ardhurat vjetore në BFI të mundësojnë një jetë mesatare, thjesht të garantojnë një mbijetesë! Prej nga atëherë Mulla Sula me një pasuri marramendëse? Prej nga bashkëpunëtorët e tij, që nga shoferi e tutje, bëjnë jetë princash të shfrenuar, me shtëpi-pallate, me makina super luksoze, golf 7, pasatat seria e fundit, mercedesë e deri në BMW X6! Dhe, po këta hipokritë, shpesh na çojnë selame ne të Lëvizjes për reforma në BFI, duke na thënë se, sikur të ishim të mençur e të heshtnim edhe ne do të kishim jetën e tyre luksoze. Zot, na ruajt nga kjo mendësi djallëzore! Allahu xh.sh. thotë: "O besimtarë! Mos bëni si ata hipokritët që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit - që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju." (Ali Imran, 156)
Pa dyshim, Allahu është Falësi më i madh, Ai falë dhe di kë ta falë! Ata që me shpirt të plandosur pendohen dhe me devotshmëri nisin ta lusin Allahun Mëshirëplotë që ti falë dhe ti udhëzojë në rrugën e drejtë, gjithësesi që do të falen. Këtë të vërtetë e shohim sidomos në ajetin 21 të Sures En Nur, i cili thotë: "O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha."
Nuk ka kurrfarë dileme se tashmë Bashkësia Islame është shndërruar në një “arenë lufte” ku po ndeshen dy koncepte diametralisht të kundërta: koncepti djallëzor i Mulla Sulës dhe koncepti shumë fisnik i shtrirë në tërë Platformën e Nismës për Reforma në BFI. Myslimanët e vendit, si dhe mbarë bota myslimane tashmë para vetes i kanë të bëmat dhe veprimet e Mulla Sulës, si koncept aktual i BFI-së së tij dhe i organeve të nënshtruara prej tij, si dhe Platformën e Lëvizjes si koncept i së mirës, i perspektiv, i faqebardhësisë. Natyrisht që do të triumfojë ky koncept i së mirës për BFI-në. Këndellja do të vie shumë shpejt dhe forca të shumta që ia duan të mirën islamin në vend, do ti bashkangjiten kësaj Platforme, e cila gjithnjë e më shumë po shihet dhe po pranohet si shpëtim për BFI-në dhe për perspektivën e jetës islame në vend. Për këta froca të ringjallura Allahu xh.sh. thotë: "Ata prej jush që kthyen shpinën ditën kur u ndeshën dy ushtritë, në të vërtetë, djalli i shtyu në gabim, për shkak të disa gjynaheve që kishin bërë. Por, në të vërtetë, Allahu ua fali (gabimin), sepse Allahu është Falës i madh dhe i Butë." (Ali Imran, 155)
Nga takimet tona (të Lëvizjes për Reforma në BFI) që i kemi me bashkëpunëtorët e Mulla Sulës, hasim në shumë syresh që na inkurajojnë që ta vazhdojmë këtë përpjekje tonën të shenjtë dhe të mos dorëzohemi, sepse tashmë djalli është shumë pranë kafazit që do të mbyllet përjetë! Pa dyshim, ka edhe prej të tillëve që janë kallëpi i hipokrtitit, që thonë se nuk janë me Mulla Sulën por që interesat e tyre mund të realizohen vetëm përmes Mulla Sulës, siç ka edhe prej atyre që kërkojnë që nëse bie Mulla Sula të mos largohen nga postet drejtuese të organeve të BFI-së! Natyrisht që takimet me këta bashkëpunëtorë” i mbyllim duke ua përkujtuar ajetin kuaranor: "Thuaj: A doni tju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë djallin. Ata janë në vendin më të mjerueshëm dhe janë më larg rrugës së vërtetë." (El Maide, 60)
Sa më larg të së vërtetës aq më i mjerueshëm do të jetë njeriu, do të jetë aq më i frikësuar dhe më i nënshtruar. Që nga pjesëtarët e familjes së ngushtë e deri te bashkëpunëtori i fundit, bie fjala te shoferi analfabet, të gjithë do ta humbasin atë guxim të shenjtë të Ibrahimit a.s.: “O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit!" (Merjem, 45)
Kjo gjendje duhet të ndryshohet sa më shpejt, natyrisht, siç paralajmëron Krijuesi ynë, duke ndryshuar, fillimisht, vetë ne!

Nga:
Nisma për Reforma në BFI e RM


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves