Translate

Saturday, May 13, 2017

IZOLIMI NDËRKOMBËTAR I MULLA SULËS SAXH MBI MYSLIMANËT E MAQEDONISË

Mulla Sula u izolua edhe nga organizata më e rëndësishme euro-aziatike në formimin e së cilës mori pjesë edhe vetë ai këtu e dy dekada më parë. Shura Euro-aziatike këto ditë ka mbajtur takimin e vet të radhës në të cilën kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve islame nga këta dy kontinente, me përjashtim të Sulejman Rexhepit

Shkrun Zeqie Veseli
Diktatorët, udhëheqësit e këqinjë, megalomanët, udhëheqësit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, me hajninë dhe zhvatjen e të mirave të përgjithshme, keqpërdoruesit e vlerave shoqërore që përkthehen në kapital të diktatorit – të gjithë këta përfundojnë, fillimisht në izolim ndërkombëtar dhe pastaj edhe në përmbysje.
Këto filma jetësore tashmë janë parë dhe, nëpër të njëjtat kuadro me gjasë po kalon edhe Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula.
Sulejman Rexhepi është në prag të një izolimi total nga faktorët ndërkombëtarë, sidomos të botës arabe. Faktorët e brendshëm nuk e llogarisin për personalitet apo për faktor relevant por, edhe më tej vazhdojnë të shprehin respektin e tyre ndaj Institucionit BASHKËSI ISLAME E MAQEDONISË!
 1.
Bota turko-arabe ka kohë që ka dhënë shenja se bashkëpunimi me Mulla Sulën është i padëshirueshëm, i pamotivueshëm dhe i panevojshëm. Faktori ndërkombëtar në vend ka kohë që me përtesë dhe në mënyrë tepër anemike realizon ndonjë takim kurtoazie me Mulla Sulën.
Edhe institucionet simotra të rajonit janë duke e margjinalizuar me të madhe. Që kur janë bindur përfaqësuesit diplomatik në vend se të gjithë përgjohen nga Mulla Sula në zyren e vet të uzurpuar, askush më nuk i shkon. Ose po e takojnë sa për t’ia matur pulsin apo për ta qortuar për ndonjë deklaratë të pamatur të tij. Bashkësia Islame e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, që kur u grabitën nga Mulla Sula, nuk e kanë ftuar më në asnjë eveniment apo takim të rëndësishëm gjithëkombëtar. Këtë izolim total Mulla Sula mundohet ta thyej duke i vizituar komunitetet e religjioneve të tjera apo edhe bashkësitë politike siç ishte ajo e Serbisë.
Kosova dhe Shqipëria gjatë kësaj kohe kanë organizuar dhjetra evente shkencore e kulturore, shumë manifestime të përbashkëta fetare e kulturore, shumë ngjarje të rëndësishme gjithkombëtare, në të cilat, në asnjërin nuk ka qenë i ftuar Mulla Sula.
Nuk ftohet as nëpër konferenca, kongrese dhe manifestime të nyshme në shtetet turko-arabe. Sepse, Turqinë e akuzon si shitëse e Burmali Xhamisë, kurse Arabinë Saudite e akuzon si financuese e ISIS-it, si prodhuese e radikalistëve dhe mercenarëve, si shtet dhe komb pa kulturë dhe pa civilizim. Prandaj, tash e sa kohë në Maqedoni nuk është finansuar asnjë cent nga këta shtete ndërkohë që në Shqipëri, në Kosovë, në Sanxhak e Bosnjë, janë finansuar së bashku mbi 976 projekte në vlerë prej mbi 450 milion dollarëve.
Sipas ish-sekretarit të BFI-së, Afrim ef. Tahirit, izolimin total të Mulla Sulës do të nisin ta përjetojnë edhe myslimanët e vendit si formë ndëshkimi që pranojnë të udhëhiqen nga një njeri i papërgjegjshëm dhe shumë i dyshimtë në moral e në përkatësi fetare. Njeriu si Mulla Sula, i cili bën sërë veprimesh antiislame dhe antinjerëzore, gjithçka mund të jetë por jo edhe mysliman.
Së fundmi, Mulla Sula u izolua edhe nga organizata më e rëndësishme euro-aziatike në formimin e së cilës mori pjesë edhe vetë ai këtu e dy dekada më parë. Shura Euro-aziatike këto ditë ka mbajtur takimin e vet të radhës në të cilën kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve islame nga këta dy kontinente, me përjashtim të Sulejman Rexhepit. Në fund, kjo Organizatë ka themeluar edhe Këshillin për fetva pranë Shurës Euro-aziatike, e cila fillimisht do të merret me çështjen e takvimit të përbashkët. Në këtë këshill nuk ka përfaqësues nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Pse? Na mungojnë fetvaxhinjtë? Na mungojnë teologët kompetentë?
 2.
 Në sytë e ndërkombëtarëve myslimanë Maqedonia për momentin trajtohet si vend pa udhëheqës të denjë fetar, si një vend i dezorganizuar, i fragmentarizuar dhe pa ambicie për ta avansuar jetën fetare islame në vend. Sepse, Maqedonia ka një lider të vetëshpalllur i cili ka uzurpuar një Institucion me relevancë islame dhe që e ka privatizuar e shndërruar në burim të interesave personale e familjare.
Bashkësia Islame e Maqedonisë i ka edhe organet e veta, i ka myftinitë e veta por, që të gjithë janë të izoluar ngjashëm si Mulla Sula. Ata nuk kanë të drejtë që të marrin ftasa private apo të prezantojnë në ndonjë manifestim ndërkombëtar pa lejen e reisit diktator, Mulla Sulës i cili, në rast padëgjueshmërie, nuk e ka për përtesë që t’ua shajë nënat, motrat dhe gratë, tamam ashtu siç mund të sillet një bandit i rrugëve të vdekura nga narkotrafikantët dhe kriminelët që për interes të vetin të vrasin pa e dridhur qerpikun e syrit.
Të gjithë udhëheqësit e organeve të BFI-së janë bërë një me Mulla Sulën, të gjithë i shërbejnë boss-it të tyre. I fundit myfti që iu sha nëna dhe gruaja nga Mulla Sula në një mbledhje të organit kolektiv të BFI-së ishte ai që deshti të shpreh habinë se pse kaq shtrenjt do të jetë haxhi i sivjemë në kohën kur konkursenca nuk do të jetë e madhe në haxh, sepse si pasojë e luftërave do të mungojnë mbi një million haxhinj.
Asaj mbledhje i kishte hije që aty për aty të ngrisnin iniciativën për shkarkim të Mulla Sulës për shkak të sjelljeve të tij gjithnjë e më psikopatike, por, ja që të gjithëve u erdhi lezet kah i shau “lideri” i tyre.
Po pse këta myftinjë, këta pijunë të Mulla Sulës, kaq të servilosur dhe me kaq dashuri të madhe për të shërbyer në oborrin mafioz të Mulla Sulës? Vlerësimi që vjen nga Universitet i Kuvajtit për BFI në RM, flet se myftinitë e BFI-së nuk janë të denjë për një reis tjetër, sepse reisi i ardhshëm pa dyshim që do të jetë shumë më i përgatitur, profesionalisht shumë më i aftë dhe intelektualisht shumë më i ngritur, i cili do të kërkonte bashkëpunëtorë të rangut të vet. Këta myfti të sotit të gjithë ndjehen të paaftë dhe mbret vetëm nën sqetullën e Mulla Sulës. Këtë vlerësim e jep Universiteti në të cilën ka studijuar dikur Mulla Sula. Edhe ky shtet tashmë ia ka kthyer shpinën Sulejman Rexhepit, duke ia ndërprerë rrogën e dytë, 500 dolarrëshe, të cilën e ka marrur deri kohë më pare si ish-student i këtij shteti të cilin tashmë e akuzon dhe e përfolë si një “bastion të vehabistëve”!
 3.
 Izolimet e dikatatorëve më së keqi shprehen mbi popullatën e pafajshme. Diktatorët mund t’i bëjnë ballë deri në një kohë izolimeve ndërkombëtare, sepse ushqehen nga paratë e pista, kurse popullata është ajo që e vuan më së shumti. Megjithatë, kjo popullatë në fund shpërblehet. Është tashmë e dëshmuar se, sapo të pikë diktatori, të gjithë ata shtete që e kanë mbajtur të izoluar “popullin e diktatorit” do të intervenojnë duke investuar dhe duke ia rikthyer buzëqeshjen popullatës. Këtë ndëshkim të arsyeshëm që për momentin po e përjetojnë myslimanët e Maqedonisë, shumë shpejt do ta harrojnë, ngase do ta marrin edhe këta copën e kekut të vet që ju takon nga “bejtul mali”, por, fillimisht duhet të eliminohet dora e pistë që mundohet të shtrihet deri te kjo pasuri e shenjtë dhe e përbashkët vetëm për myslimanët e sinqertë.

0 comments :

Post a Comment