Republika e Maqedonisë po shkon drejt zgjidhjes së ngërçit politik ku shumë shpejtë do të kemi formimin e një qeverie të re në krye me Zoran Zaevin dhe LSDM-në.
Kjo rrugë ose zgjidhje e ngërçit politik po nxjerr në pah edhe rrolin dhe rëndësinë e BFI-së në këto rrjedha si njëri prej institucioneve më me rëndësi në vend.
A duhet që politika të përzihet në BFI dhe e kundërta? A do të presim që reis ulemaja, Sulejman efendi Rexhepi ta bekoje kryeministrin e ri Zoran Zaev si e pat bekuar në të kaluarën Nikolla Gruevskin?
Analisti politik, Qenan Aliu, në një prononcim për portalin Tetova1 ka thënë se BFI-ja duhet që të përmbahet në protokollet e saja dhe të mos përzihet me protokollet shtetërore.
“Gjithëherë i pari i institucionit të BFI-së është e nevojshme që të jetë i kontaktuar në mënyrë protokollare për të dialoguar politikat publike që tangojnë religjionet, por kuptohet jo që të lidhen me dhe për politikën.
Si do të veprojë qeveria e re lidhur me raportet me institucionet fetare madje edhe me BFI-në mbetet të shihet.
Por ajo që është parim për çdo njeri por edhe për udhëheqësin shpirtërorë ka të bëjë me faktin se edhe me protokollet shtetërore duhet të mbetet gjithnjë dinjitoz e jo poltron, BLASFEMITË e rrënojnë imazhin dhe parimet fetare.”, deklaroi Qenan Aliu për Tetova1.
Comments
Post a Comment