Skip to main content

Kreu i PDSH-së priti në takim Ambasadorin e Suedisë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare , Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Suedisë në vend, Mats Staffansson.
Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.
Kryetari Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.
Kryetari Thaçi theksoi se PDSH tash më dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të merr pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëj me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformave të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.
Kryetari Thaçi konstatoi se avancimi i vërtetë i të drejtave të shqiptarëve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit të shtetit, reformat e mirëfillta, si dhe integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike arrihen vetëm nëpërmjet demokracisë konsensuale me parlament dy dhomash.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves