Edhe Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në Maqedoni, konkretisht për vendimin e presidentit, Gjorgje Ivanov, për të mos ia dhënë mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.
Zanier në Twitter ka shkruar se rezultatet e zgjedhjeve të dhjetorit janë një bazë e fortë për të formuar një qeveri që do t’i shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve.
“Sudimi i drejtësisë mund të mbisundojë. Do ta vizitoj Shkupin javën e ardhshme, do të takohem me fytyra publike, politikanë dhe me shoqërinë civile”, shkruan Zanier në profilin e tij në Twitter.
Comments
Post a Comment