Skip to main content

Qeveria mund të zgjidhet nga Parlamenti

Qeveria e Maqedonisë mund të formohet edhe nëse presidenti, Gjorge Ivanov, nuk ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Ekspertët juridik thonë se Neni 90 i Kushtetutës parasheh që nëse presidenti nuk e jep mandatin, parlamenti vetë mund ta zgjedhë Qeverinë. Pra, partitë politike duhet të kërkojnë nga kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Veljanovski, të caktojë seancë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Nëse Veljanoski refuzon ta bëjë këtë, atëherë me nënshkrimet e 30 deputetëve mund të thirret seancë, ku do të zgjidhet komision për çështjet e zgjedhje dhe emërime, dhe kështu të vijë deri te kryetari i ri. Në qoftë se edhe ndaj kësaj nuk reagon Veljanoski, atëherë sipas rregullores me seancën do të kryesojë deputeti më i vjetër në Kuvend.
“Partitë politike doemos të vazhdojnë negociatat për Qeverinë, pasi që deri tani nënshkrimet e dhëna janë nënshkrime të dhëna për të fituar mandatin. Dhe nëse arrihet konsensus për Qeveri, vazhdohet seanca konstituive e Kuvendit, zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe atëherë ne kemi një Kuvend funksional. Kjo nuk është e lidhur me dhënien e mandatit, mandati ka të bëjë me formimin e qeverisë. Mirëpo këto dy hapa do ta forconin Kuvendin si institucion ligjdhënës dhe bartës i sovranitetit shtetëror. Nëse deri atëherë mandati nuk do t’i besohej Zoran Zaevit me të gjithë mbështetjen që e ka, atëherë Kuvendi si një nga pikat në seancë të caktuar do ta kishte zgjedhjen e Qeverisë atëherë më edhe pa mandatin e dhënë nga presidenti Ivanov”, deklaroi eksperti juridik, Bekim Kadriu, njofton TVM2.
Kadriu thotë se presidenti Ivanov duhet ta ketë të qartë se pas 67 deputetëve të nënshkruar qëndrojnë qytetarët e RM-së dhe, sipas Kushtetutës,  bartës të sovranitetit janë qytetarët e Maqedonisë.
Me vendimin e tij për të mos ia dhënë mandatin Zaevit, presidenti shkon kundër sovranit, përkujton Kadriu.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves