Skip to main content

PSE SULEJMAN REXHEPI I BOJKOTON LIDERËT FETAR SHQIPTAR

Për tiu demonstruar diplomaci homologëve të vet të Shqipërisë dhe Kosovës, Mulla Sula i shmanget axhendës kombëtare duke i ikur takimit me liderët fetarë shqiptar dhe duke u orientuar drejt shinave të një strategjie gjeopolitike të projektuar në dëshirat e shkreta ruso-sllave

Shkruan Olsi Kame

Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, gjenë kohë, fuqi dhe vullnet për ta vizituar Rijasetin e Serbisë, këtë organ politik të qeverisë serbe, ndërsa shmanget nga takimi i liderve dhe klerikëve fetarë shqiptarë që u tubuan këto ditë në Tiranë, me rastin e 25 vjetorit të revistës së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Drita Islame! 

Në këtë manifestim pa dyshim që ishte i ftuar edhe Mulla Sula dhe këtë e konfirmon edhe kabineti i Komunitetit por edhe vetë organizatori, redaksia e kësaj reviste, sipas së cilës jo vetëm që është ftuar Sulejman Rexhepi por kemi edhe konfirmimin nga ana e kabinetit të tij se do të marrë pjesë dhe se do të paraqitet me fjalën e vet përshëndetëse. Megjithatë, Sulejman Rexhepi mungoi dhe, me këtë rast, e lëshoi mundësinë që të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Jo vetëm kjo, por ai e lëshoi edhe mundësinë për ta uruar Kryetarin e Komunitetit, H. Skënder Bruçaj, i cili e pranoi dekoratën nga ana e Presidentit Nishani, me titullin Naim Frashëri me motivacion për kontributin e saj në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit Islam në mbarë kombin shqiptar. Mulla Sula e shmang këtë urim kurse ngutet me vrap për të uruar klerikun shqiptar që dekorohet nga ana e racistit dhe anishqiptarit, presidentit serb, Tomisllav Nikoliqit. Pse?
Tashmë është vërtetuar se Mulla Sula ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe me ndjeshmëritë e kohës që po punon për të tjera koncepte dhe mentalitete kombëtare dhe jo për ata që akoma i kanë sytë e njomë nga lotët e derdhur për humbjen e shokut Tito, siç është Mulla Sula.
Mulla Sula duhet të pajtohet me faktin se tashmë ka ngelur në bisht të proceseve, të reformave dhe të zhvillimeve kombëtare nëpër organet fetare, dhe se tashmë në horizont janë do gjenerata të reja të cilat askund nuk janë kompatabil me mentalitetet korrupive dhe hajdutërie të tipit të Mulla Sulës. Së këndejmi, kanë dalur në siprfaqe njerëz me integritet, me përgjegjësi dhe me seriozitet, të cilët për çdo veprimtari të tyre, raportojnë para organeve gjegjëse, marrin vendime bashkë me organet gjegjëse, si dhe ofrojnë pasqyrë reale mbi çdo veprim të kryer. Si të raportojnë para organeve të tyre Kryetarët Skënder Bruçaj dhe Naim Tërnava për paratë e tubuar për vëllezërit myslimanë të Hasanbegut të cilët përjetuan katastrofën natyrore në maj të vitit të kaluar. Këta dy kryetarë si dhe myslimanët nga Lugina e Preshevës si dhe ata nga Bosnja, por edhe nga diaspora, Sulejman Rexepit ia dorëzuan mbi 250 mij euro (përjashto këtu po kaq para të grumbulluar edhe nga myslimanët e Maqedonisë) dhe, të gjitha ato përfunduan në xhepin e Mulla Sulës. Kurrë nuk u mbajt asnjë mbledhje në BFI, kurrë nuk u bë kurrfarë plan veprimi për shpërndarjen e asaj ndihme finansiare, kurrë nuk përfunduan ato para të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës te shqiptarët e Hasanbegut.
Sulejman Rexhepi, duke mos dorëzuar kurrfarë raporti finansiar te homologët e vet të Shqipërisë dhe Kosovës, në fakt, ai e injoron rolin dhe peshën e tyre para besimtarëve përkatës, në fakt ai ua nëpërkëmb dinjitetin njerëzor duke i konsideruar si shërbëtorë të Mulla Sulës, të cilët duhet të mbledhin të holla dhe tia dorëzojnë Mulla Sulës, mundësisht ditë për ditë!
Këto janë arsye plus, përveç arsyeve të politikave kombëtare, të cilat e turpërojnë Mulla Sulën dhe nuk i lënë asnjë gisht fytryrë që të marrë pjesë në tubimet e klerikëve fetarë shqiptar. Dhe, për tiu demonstruar diplomaci homologëve të vet, ai ndryshon axhendën kombëtare duke u orientuar drejt shinave të një strategjie gjeopolitike të projektuar në dëshirat e shkreta ruso-sllave. Veç kësaj, për të treguar se ai është lider ia pashembull në rajon arrinë disi të sigurojë një ftesë nga një konferencë egjiptase ku shkon dhe prej nga ua bën qejfin të varshmve të tij duke ju thënë se është më i madhë se të gjithë liderët e tjerë fetar në rajon! Kjo dëshirë psikopatike e Mulla Sulës pa dyshim që nuk do të arrijë ta njollosë peshën dhe rëndësinë e unitetit vëllazëror të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të Bashkësisë Islame të Kosovës por edhe e komuniteteve të feve dhe të religjioneve të tjera shqiptare. Në këtë spektër, Mulla Sula duket vetëm një njollë e shkaktuar nga një pikë pluhuri që me një të fryrë do të hiqet nga dritarja e perspektivës gjithëkombëtare.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves