Pak metra larg çadrës së protestës opozitare, në “Rogner” u zhvillua takimi mes kryetarit të PD Lulzim Basha dhe përfaqësueses së lartë të BE Federica Mogherini.
Por, brohoritjet e forta të turmës së protestuesve që ndodhen në çadër, e vështirësuan takimin mes Bashës e Mogherinit.
Më agresiv se asnjëherë tjetër, qytetarët brohorisnin “Rama ik”.
Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta dhe u diskutua për kauzën e opozitës, e cila kërkon krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira.
Comments
Post a Comment