Translate

Monday, March 13, 2017

“Dashuria e BDI-së” ndaj Ziadin Selës, të cilën e kishte shpalosur Artan Grubi (VIDEO)

Në vitin 2015 Shefi i Kabinitetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, kishte marrë pjesë në një emisioni bashkë me kreun e LR – PDSH-së, Ziadin Selën.
Për një momente Grubi i kishte thënë Selës se atë e ndjen si kuadër i BDI-së, dhe se BDI kishte kontribuar në zgjedhjen e tij për kryetar komune, kështu dëshironte ta shihte të suksesshëm në politikë atë. Megjithatë, aso kohe kjo mund të jetë dukur si diçka jo e natyrshme.
Por, kohëve të fundit “dashuria e BDI-së” ndaj Selës, të cilën e kishte shpalosur në emisionin “Rruga Drejt” Grubi, tashmë ka filluar të del në sipërfaqe, me tryezat e përbashkëta të Aleancës për BDI, si dhe tentimet e vazhdueshme të përbashkëta të BDI-së dhe Aleancës për pjesëmarrje në një Qeveri me LSDM. 

Këtë çështje e ka risjellë në vëmendje edhe ish-ambasadori dhe analisti politik Arsim Zekolli ka thumbuar deputetin e BDI, Artan Grubi dhe kryetarin e LR-PDSH, Ziadin Sela. 

0 comments :

Post a Comment