Translate

Thursday, February 9, 2017

Prononcohet Han: E rëndësishme të formohet qeveri e zgjeruar

E rëndësishme është që të formohet qeveri e gjërë, tha sot eurokomesari për zgjerim Johanes Han në konferencën për media pas takimit ministror të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në MPJ.
Han potencoi se në Shkup ka ardhur që të ndëgjojë partitë politike dhe se porosia e tij është se vendi ka përparuar mjaft por që hapi I rradhës është formimi I qeverisë. Han ka theksuar se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre dhe interesat e shtetit.
“Unë nuk do të jap kurfarë propozimesh. Vendimin përfundimatrë do të duhet ta sjellin politikanët e vendit. Ndoshta rezultati I zgjedhjeve ka befasuar dikë, por tani do të duhet të formohet qeveri, ndërkaq vendimet demokratike do të duhet ti respektojnë të gjitha partitë politike”, ka theksuar Han.

0 comments :

Post a Comment