Translate

Saturday, February 4, 2017

PËLLUMB VELIU TOP ZHONGLIMI NË KËMBËT E MULLA SULËS

BFI-ja ka ngelur pa qendrën tregëtare në Gostivar për të cilën folën me aq pompozitet Mulla Sula, Shaqir Fetahu dhe Nevzat Bejta këtu e tre vite më parë. Prandaj edhe Shkupi ka ngelur pa disa objekte, pa disa qendra islamike e tregëtare, sepse të gjitha mund të realizohen vetëm nëse për to paguhet njëzet përqindëshi në xhepin e Mulla Sulës
Shkruan Zeqie Veseli
Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, jo një herë është dëshmuar si mjeshtër i madh në blerjen e qetësisë sociale ndër nëpunësit e BFI-së. Përveç që e ka zanat korrupsionin, ai shpesh di të ngelë symbylllur përballë lojërave të imta që shkojnë në interes të nëpunësve të tij, apo edhe të drejtuesve të organeve të BFI-së. Mulla Sula nuk përton që shumë shpesh të futet në lehtësimin e rrugëve që të shpiejnë deri në korrupsion. Jo që i pengon nëpunësit e vet por, në këtë drejtim i përkrah dhe i ndihmon, me të vetmin qëllim që ti fusë në grushtin e vet dhe ti ngulfasë sa herë që do të mendojnë të flasin qoftë edhe me një zë të ngritur pak. Kështu veprohet në BFI, falë filozofisë prej hajduti të Mulla Sulës. Të gjithë vjedhin ngapak para syve të Mulla Sulës por edhe Mulla Sula vjedh para të gjithëve dhe, secili e luan rolin e budallait: a ndjeva sndjeva, a pashë spashë!
Kjo është ajo filozofi e hajnit, ai drejtim i denjë i një sistemi korruptiv prej portirit e deri te i pari! Kështu vepron Mulla Sula, tashmë kjo është dëshmuar katërcipërisht.
Së fundmi, në mbledhjen e vet të fundit, në Rijaset, Mulla Sula edhe një herë deshti të tregojë se sa është shpirtgjërë! Të gjithëve ua fali borxhet që ia kanë BFI-së. Pra, Mulla Sula borxhet e veta nuk i falë për më të madhin kijamet por borxhet e BFI-së i falë, sepse kështu ua blenë edhe qetësinë sociale por edhe përkrahjen që pastaj do t’ia shprehin nëpunësit qoftë edhe heshturazi Mulla Sulës.
Nuk falë Mulla Sula pa pasur interesin personal, kurrë. Kjo falje në fakt do të vie në shprehje vetëm si rezultat i pazareve johumane dhe shumë të poshtra të Sulejman Rexhepit me njerëzit që i falë. Mulla Sula falë vetëm pasi të sigurojë njëzet përqinëshin nga shuma që do ta falë. Kësisoj, të gjithë ata që i kanë borxh BFI-së, Mulla Sula, me një vendim paraprakisht të blerë nga Riijaseti, i falë borxhlinjtë atëherë kur prej tyre merr garanca se do tia paguajnë njëzët përqindëshin. Megjithatë, një falje ishte shumë e paqartë! Pse dhe si e fali Pëllumb Veliun, ish-myftiun e Manastirit!
Pëllumb Veliu është teologu që më së shumti ka qenë top zhonglimi në këmbët e Mulla Sulës. Pëllumb Veliu është teologu që sa herë i është tekur Mulla Sulës e ka bërë myfti dhe sa herë që i është kujtuar e ka shkarkuar! Pëllumb Veliu është teologu mbase i vetmi në Maqedoni që e luan bisnesin dhe, në atë bisnes të tij Mulla Sula e do interesin e vet.
Në vitin 1998 Pëllumb Veliun do ta mbërthejë si në kryq një aferë shumë e rëndë! Ai qindra mijëra mark gjermane të Bashkësisë Islame të Maqedonisë do ti fusë në kursimoren private TAT e cila do të falimentojë kurse paratë e BFI-së do të zhduken përgjithmonë. Pëllumbi do të shkarkohet nga posti i Myftiut. Pastaj sërish Mulla Sula do ta bjë Myfti me shpresë se do të realizohet një marrëveshje, në vend të parave Pëllumb Veliu ta lë vakëf shtëpinë e vet. Praktikisht, Mulla Sula e bëri Myfti por e la pa shtëpi! Megjithatë, Pëllumb Veliu në ndërkohë e ka luajtur bisnesin e vet dhe, mjeshtërisht e ka futur në lojë edhe një nga bankat që funksionojnë në vendin tonë. Ka hyrë ne kredit në bankë duke e lënë hipotekë shtëpinë të cilën ia kishte premtuar Mulla Sulës si vakë! Kjo marrëveshje iditike paskësh qenë e plotëfuqishme deri sa Pëllumb Veliu të gjejë një shumë parashë dhe tia dorëzonte Mulla Sulës, pra, jo kasës së BFI-së por vetë Mulla Sulës! Prandaj edhe shtëpia e Pëllumbit asnjëherë nuk ka qenë me dokumente zyrtare si pronë e vakëfit të BFI-së. Së fundmi, meqë Pëllumb Veliu nuk po ia arrinë tia mbushë grazhdin Mulla Sulës, do të shkakrohet nga posti i Myftiut, por pas një marrëveshje shumë konkrete me Mulla Sulën. Pëllumbi të shkarkohet nga posti i myftiut, ky të vazhdojë tia shprehë lojalitetin edhe më tej Mulla Sulës. Ky lojalitet është dashur të shërbejë si shembull për Qani Nesimin, Myftiun e Tetovës me të cilin nuk i ka raportet e mira kohëve të fundit prandaj edhe planifikon që ta largojë por, ti bëhet paraprakisht e qartë se si duhet të sillet edhe pasi të largohet nga posti i Myftiut. Si kundërshpërblim për këtë loë, Pëllumb Veliu do të shpërblehej nga ana e Mulla Sulës me falje të borxhit të BFI-së, pra, me kthimin e shtëpisë, për të cilën, pastaj, Pëllumb Veliu në afat prej fiks një muaji, është dashur që tia fusë në xhep njëzet për qind nga shuma e përgjithshme e shtëpisë që do ta kishte në treg!
Meqë Pëllumb Veliu nuk arriti që ta përmbushë këtë premtim, pra, nuk arriti ta realizojë pjesën e vet nga marrëveshja, atëher, kohë më parë, Mulla Sula e ka ftuar Pëllumb Veliun në kabinet, i është kërcënuar, e ka mbledhur një komision fiktiv që e ka formuar për marrjen e shtëpisë së Pëllumb Veliut. Me truprojet e veta për krahësh e kanë nxjerrë jasht Pëllumbi Veliun duke iu kërcënuar edhe me jetë, ndërsa është dëgjuar duke i bërtitur Pëllumb Veliu Mulla Sulës: Ty nuk të intereson vakëfi, ty të intereson njëzet përqindëshi nga shtëpia ime që do të duhet ti lihej vakëf BFI-së dhe jo të jetë pronë e tregëtisë tënde të fëlliqtë! Për këtë ekces kaq të rëndë me trimëri është duke folur Pellumbi gjithandej ku po arrinë!
Kjo është qasja e Mulla Sulës ndaj vakëfit, ndaj shtimit të vakëfit të BFI-së.
Prandaj sot BFI-ja ka ngelur pa qendrën tregëtare në Gostivar për të cilën folën me aq pompoziet Mulla Sula, Shaqir Fetahu dhe Nevzat Bejta këtu e tre vite më parë. Prandaj edhe Shkupi ka ngekur pa disa objekte, pa selinë e Rijasetit në Kala, pa kompleksin e ndërtesave në lagjen Seravë të Shkupit, pa Xhaminë e Tophanës gurthemeli i së cilës u hodh në gusht të 2014 etj. , sepse të gjitha mund të realizohen vetëm nëse për to paguhet njëzet përqindëshi në xhepin e Mulla Sulës. Të gjithë ikin, xhepi i Mulla Sulës ngelë thatë por, thatë ngel edhe vakëfi i BFI-së i cili është aq i nevojshëm për zhvillimin e jetës fetare islame në vend. Dhashtë Zoti që, për hirë të islamit, sa më parë i shporrtë pneguesit e islamit, siç është Mulla Sula!

0 comments :

Post a Comment