Skip to main content

Muri i Mitrovicës, në politikën e Prishtinës nis t’i binë shoqi-shoqit me kokë

Nga Blendi Gashi
Vendimi për rrëzimin e murit në Mitrovicë, i arritur me dakortësinë e dy palëve, nuk e ka qetësuar aspak politikën e Prishtinës. Aty kanë nisur t’i bien me kokë, jo murit por shoqi-shoqit, ku njëra anë pushteti e quan fitore të saj, opozita vazhdon të mbaj qëndrimin se muri nuk do rrëzohet plotësisht.
Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja për rrënimin e murit është dëshmi se çdo problem mund të tejkalohet përmes dialogut.
Etnitë e shumta janë pasuri e jona, por retorika urrejtëse dhe interferimet nga jashtë mund ta dëmtojnë harmoninë tonë. Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”, ka deklaruar Thaçi.
Edhe kryekuevndari Kadri Veseli ka thënë se nuk do të ketë mure ndarëse, duke dhënë njëherësh garancinë se Mitrovica do të të jetë qytet i bashkuar.
Qytetarët e Mitrovicës dhe të tërë Kosovës duhet të besojnë në shtetin e tyre dhe në rrugëtimin euroatlantik”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Por për dallim nga presidenti dhe kryekuvendari, partia e parë opozitare, Vetëvendosje përmes sekretarit të saj, Dardan Molliqaj konsideron se pushteti po mashtron sërish qytetarët me (mos)rrëzimin e murit.
Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se muri nuk po rrënohet por vetëm po shkurtohet, duke e shoqëruar këtë më disa pyetje:
Pse duhet që qeveria të bëj marrëveshje për heqjen e një ndërtimi ilegal, që për më tepër paraqet agresion të Serbisë në Kosovë?!
Pse në një rast të tillë duhet të jenë prezent edhe ndërkombëtarët?!
Pse Qeveria nuk ka treguar se çka nënkupton pika e tretë e marrëveshjes ku parashihet dizajni i ri që kufizon lirinë e lëvizjes në atë pjesë, ku siç po shihet, në fakt muri nuk do të rrënohet por vetëm do të shkurtohet?!”.
Molliqaj më tej thotë se qeveria përmes marrëveshjes për murin e konfirmoi edhe një herë që nuk ka sovranitet në veri dhe se kjo pjesë nuk është sikur komunat e tjera të Kosovës.
Asnjë qeveri serioze nuk do të negocionte dhe arrinte marrëveshje për akte kriminale që cënojnë sovranitetin. Prandaj them që kjo qeveri nuk duhet të bëj asgjë lidhur me veriun, sepse çka do që bën (edhe nëse duket mirë në shikim të parë) është e dëmshme për shtetin. Qasja e saj aventureske na solli këtu. Çështja e veriut të vendit mund të zgjidhet vetëm me një qeveri të re që ka qasje të re”, thotë Molliqaj.
Për dallim nga presidenti e kryeparlamentari, kryeministri Mustafa sot nuk është deklaruar për rrëzimin e murit, ashtu siç nuk janë deklaruar as këshilltarët e tij politikë. /tesheshi.com/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves