Përfaqësuesit e shoqatës “Zëri” sot me fillim në ora 10 do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Kumanovë ku do të mbahet seanca për gjykimin e Boban Iliq, i akuzuar për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu.
Ashtu si thuan nga kjo shoqatë, do të kërkohet drejtësi dhe gjykim të drejtë për vrasjen e Almirit dhe tentimit për vrasjen e prindërve të tij për të cilët Iliq do të përballet me një dënim nga 10 vite e deri në burgim të përjetshëm.
Në këtë rast, përveç Boban Iliçit, akt padi janë ngritur edhe ndaj babait të Almirit S.A.(36), S.D.(36) dhe A.A.(32) nën akuzën për ushtrim dhune.
Comments
Post a Comment