Skip to main content

Kalkulime pa fund për Qeverinë

“BDI është në pritje të postës se çfarë do të na përgjigjet LSDM. Sigurisht që presim të pranohen kushtet tona pas negociatave intensive që kanë zhvilluar Grupet e punës. Pranimi i Platformës shqiptare do përmbyllë Marrëveshjen e Ohrit dhe do të nisë një fazë e re e ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët. Në të kundërtën, BDI ka opsione tjera në tavolinë, të kalojë në opozitë apo të shkojmë në zgjedhje të reja”, thotë Xhevat Ademi nga BDI
Fatos RUSHITI
Shkup, 13 shkurt – Dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Maqedonia ende s’ka Qeveri të re. Vazhdimisht ka kalkulime të partive politike që rrezikojnë kriza të reja parlamentare dhe qeveritare, duke rrezikuar dhe krizë ndëretnike, por edhe krizë më të thellë mes dy blloqeve më të mëdha maqedonase – kur partia e Gruevskit nuk ndalet të përdorë retorikë të ashpër dhe konfliktuoze. Vonesa në pranimin ose jo të Platformës shqiptare nga ana e LSDM-së po vonon edhe formimin e Qeverisë së re, shkruan gazeta KOHA. As zyrtari më i lartë i BE-së, eurokomisari për fqinjësi të mirë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, gjatë dy ditëve në Shkup, nuk arri ti bindë palët për formim të shpejtë të Qeverisë. Ndërkohë sytë e opinionit këto ditë janë tek përgjigjja e LSDM-së ndaj kërkesave për koalicionim të BDI-së. Nga BDI, pas negociatave intensive që kanë zhvilluar Grupet e punës, thonë se po presin postën se çfarë do ti sjellë partia e Zaevit, ndërsa nga kjo e fundit thonë se BDI do të marrë përgjigje racionale që për synim ka të mirën e përgjithshme, duke respektuar pikë së pari interesat shtetërore. “BDI është në pritje të postës se çfarë do të na përgjigjet LSDM. Sigurisht që presim të pranohen kushtet tona pas negociatave intensive që kanë zhvilluar Grupet e punës. Pranimi i Platformës shqiptare do përmbyllë Marrëveshjen e Ohrit dhe do të nisë një fazë e re e ndërtimit të shtetit tonë të përbashkët. Në të kundërtën, BDI ka opsione tjera në tavolinë, të kalojë në opozitë apo të shkojmë në zgjedhje të reja”, thotë për KOHA Xhevat Ademi nga BDI. Në pyetjen tonë se a mund të rrezikojë marrjen e mandatit nga Ivanov nëse bëhet publike marrëveshja për gjuhën shqipe zyrtare, Ademi thotë se Ivanov nuk ka fuqi kushtetuese të stopojë formimin e Qeverisë dhe se Parlamenti është ai që ka fjalën e fundit. “BDI nuk po kalkulon me askënd, sepse ka synim të realizohet ajo që është arritur në Tiranë mes tre partive politike. E pamë se Nikolla Grueski nuk ishte i gatshëm të pranojë kushtet tona, tani po presim Zaevin. Por nëse do të kemi marrëveshje me LSDM për formimin e Qeverisë, me çka Zaev siguron 61 vota, presidenti Ivanov nuk ka fuqi kushtetuese të stopojë formimin e Qeverisë. Qeveria e re votohet në Parlamenti, pasi ky institucion ka fjalën e fundit për gjithçka”, tha Ademi.
LSDM i do nënshkrimet, pastaj diskutime për Platformën
Ndërkaq, zëdhënësi i LSDM-së thotë për gazetën KOHA se vazhdojnë negociatat me BDI-në, por se çfarë do të shkruhet në përgjigjen e saj për Platformën shqiptare, Petre Shilegov tha se do ta përsërisë qëndrimin e liderit Zaev. Përgjigja e LSDM-së, sipas SHilegovit, do të jete e detajizuar për preokupim të partive shqiptare dhe se do të synojë të mirën e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. “Nuk dua ti përsëris ato që tha kryetari Zaev, por dua t’ju them se LSDM-së do të japë përgjigje të detajizuar për të gjitha pikat apo më mirë të them – preokupimet e partive shqiptare rreth Platformës shqiptare. Në përgjigjen tonë synojmë të japim zgjidhje për të gjitha problemet në vend, ku oferta e LSDM-së do jetë për të mirën e përgjithshme e jo për ndasi etnike, me çka dhe do te ruhen interesat shtetërore. Sigurisht se kërkesat e BDI-së në parim janë të pranueshme për ne”, thotë për gazetën KOHA, Shilegov.
Ndërkohë nga oponentët politikë të LSDM-së kanë vazhduar kritikat rreth një koalicioni mes LSDM-së dhe BDI-së. “Nëse LSDM bën Qeverinë, ajo nuk do të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe do sillte shumë më shumë probleme”, ka thënë në intervistën e tij të fundit kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, njëherësh aleat i VMRO-së së Nikolla Gruevskit. Sipas tij, kriza nuk do zgjidhej, por do të thellohej akoma më shumë nëse merret parasysh se lideri i LSDM, Zoran Zaev është nën hetime për afera korruptive gjë që do ishte shumë e turpshme për Maqedoninë të vendoset një qeverisje e tillë, ka thënë mes tjerave Jakimovski. Nga na tjetër, vetë Nikolla Gruevski, kryetar aktual i VMRO-së, ishte i ashpër me kritika ndaj BDI-së në një intervistë për TV NOVA. Ai i tërhoqi vërejtjen BDI-së se nëse prish parimin “fituesi me fituesin”, nuk do të përkrah këtë parti në zgjedhjet lokale dhe se nuk i garanton më bashkëqeverisje. Dhe, derisa BDI heshti edhe kësaj radhe ndaj këtij qëndrimi të Gruevskit, LSDM përmes një komunikate për media tha se në Maqedoni nuk do të ketë më vend për politikanë të tipit të Gruevskit. “Në politikën e Maqedonisë nuk ka më vend për politikanët, të cilët vjedhin dhe mashtrojnë njerëzit e tij, duke shkaktuar vuajtje dhe padrejtësi ndaj qytetarëve, i abuzojnë dallimet kulturore dhe etnike dhe i përçajnë qytetarët për përfitime personale”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga LSDM thonë se Maqedonia ka nevojë për një Qeveri të re stabile dhe reformuese. “Maqedonia është e gatshme për një mënyrë të re të drejtimit të vendit – të thuktë, të përkushtuar, të ndershëm, të përgjegjshëm dhe demokratik. Qytetarët së shpejti do të ndjejnë lehtësimin”, thonë nga kjo LSDM.
Ahmeti drejt skenarit belg
Në ndërkohë, socialdemokratët edhe më tej nuk shfaqin publikisht qëndrimin e tyre në lidhje me të gjitha pikat e Platformës së partnerëve potencial nga blloku politik shqiptar. Ata mbeten në qëndrimin e liderit Zoran Zaev se detajet do ti marrin pasi të marrin mandatin, gjegjësisht të marrin shumicën parlamentare përmes nënshkrimeve të deputetëve, që si garanci e ka kërkuar kryetari i shtetit Gjorge Ivanov. Ndërsa garanci në formë të materialeve me shkrim për atë se cilat kërkesa saktësisht të BDI janë të pranueshme për LSDM dhe në çfarë mënyre dhe në cilën formë ata konsiderojnë se ajo mund të implementohet, me dyshim të qartë nga Zaevi e ka kërkuar njeriu i parë i integristëve Ali Ahmeti. Pas takimit me Han, javën që kaloi, Zaev u shpreh se do t’i dorëzojë materialet me shkrim për bisedimet Ali Ahmetit, në mënyrë që sa më shpejtë të merr nënshkrimet e deputetëve të BDI, por ai shtoi se kur Ahmeti ka biseduar e VMRO-DPMNE, Gruevskit nuk i ka kërkuar asgjë me shkrim. “Ky është proces i marrjes së mandatit. Ahmeti nuk ka kërkua asgjë me shkrim nga Gruevski që të futet në bisedime për Qeverinë, por nëse për neve fjala është fjalë, pavarësisht nëse ajo jepet me gojë ose me shkrim, nuk kemi problem me këtë punë. Bëjmë çdo gjë që është e mundur që sa më shpejtë t’i grumbullojmë nënshkrimet, për të marrë mandatin. Kjo do të thotë se më pastaj ne do të fillojnë bisedimet për Qeveri”, ka thënë Zaev, edhe krahas optimizmit dhe paralajmërimit se do t’i dorëzojë edhe materiale me shkrim që sa më shpejtë të formojë Qeverinë. Në lojë është edhe skenari belg (Belgjika dy vjet nuk ka mund të formojë Qeveri), të cilin e përmendi edhe vet Ahmeti, që do të thotë se BDI së shpejti nuk do të sjellë vendim dhe nuk precizohet afati kohor se kur mund të ndodhë ajo. Vërtetimi për këtë erdhi të shtunën mbrëma edhe nga eurokomisari Johanes Han. Vlerësimi i Hanit është se do të duhet edhe më shumë kohë për formimin e Qeverisë dhe se duhet të sillet vendim kualitativ, dhe jo i shpejtë. Përshtypja është se eurokomisari pas takimit me liderët e partive ka ndryshuar qëndrimin e tij. Fillimisht Han pati deklaruar se vendi nuk ka kohë për të pritur dhe se është e nevojshme që sa më shpejtë të formohet qeveria. Pas takimeve tërë ditore me liderët e partive eurokomisari ka vlerësuar se duhet edhe më shumë kohë për qeveri të re. “Është e qartë se do të duhet edhe më shumë kohë. Ata do të vazhdojnë me bisedimet dhe pres që të sjellin vendim në interes të shtetit, të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane. Bashkimi Evropian do të bëjë çdo gjë që është e mundur që t’u ndihmojë vendit dhe udhëheqësisë së vendit. Bëhet fjalë për kualitet dhe jo për shpejtësi. Ata duhet të vazhdojnë me bisedimet, të demonstrojnë pjekurinë e tyre demokratike, të kenë program të shkëlqyeshëm, i cili do të bazohet në marrëveshjen e Përzhinës dhe përkushtimin për perspektiva evropiane. Nëse ajo arrihet, unë jam i bindur në ardhmërinë e vendit”, ka thënë Han. (koha.mk)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves