Skip to main content

Han: Nevojitet më shumë kohë për formimin e Qeverisë

Ndryshe nga apelet e një dite më parë për përshpejtim të procesit të formimit të Qeverisë së re, duket që kjo do të marrë më shumë kohë. Këtë e bëri të ditur komisari evropian për zgjerim Johanes Han i cili pas takimeve të një dite më parë me krerët e partive politike deklaroi se cilësia e marrëveshjes për qeverinë e re është më e rëndësishme se sa shpejtësia e krijimit të ekzektutivit.
Me sa duket, kjo do të marrë pak kohë. Partitë duhet të negociojnë dhe duhet të marrin vendim në interes të vendit, të qytetarëve, të perspektivës evropiane dhe të jenë të fokusuara në punë konkrete. Ne do të bëjmë çdo gjë për të ndihmuar vendin dhe lidershipin në vend. Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist – Johanes Han, komisionari për zgjerim.
Megjithatë nevoja për Qeveri të re dhe rikthimi në funksion të plotë i të gjitha institucioneve shtetërore në një kohë të shpejtë është theksuar edhe gjatë takimit të eurokomesarit Han me presidentin Gjorge Ivanov.
Në takim u potencua se është e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet Qeveria sepse vetëm me institucione tërësisht funksionale shteti do të jetë i gatshëm të merret me të gjitha sfidat si dhe të angazhohet në reformat evropiane dhe qëllimet euro-integruese.
Negociatat për formimin e Qeverisë nuk kanë lëvizur në drejtim të një marrëveshje. Kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma. Ahmeti së fundmi publikisht ka kërkuar të shkruara në letër të gjitha kushtet që ofron LSDM-ja për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive. Nga LSDM-ja deklaruan se nuk e kanë problem t’i dorëzojnë edhe të shkruara kushtet e negocimit, por vazhdojnë t’i mbajnë ato larg syve të opinionit. Një ditë më parë mediat u shmangën dhe nuk arritën të sigurojnë pamje dhe prononcime nga takimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me eurokomesarin Han kurse heshtja e tyre ka vazhduar edhe sot. 

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves