Skip to main content

Doni të shkarkoni ambasadorin amerikan? Departamenti i Shtetit: ai përfaqëson SHBA–në

Pas daljes së Kryeprokurorit Adriatik Llalla kundër ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, disa qarqe politike në Shqipëri shpërndanë një lajm se disa kongresmenë amerikanë kërkuan shkarkimin e ambasadorit të SHBA në Shkup, të cilin e ka kërkuar me ngulm Nikolla Gruevski dhe partia e tij, pikërisht ngaqë kundërshton ngritjen e Prokurorisë Speciale.
Ka një përputhje të plotë mes qarqeve politike në Tiranë dhe në Shkup që janë kundër ngritjes së Prokurorive Speciale.
Por Departamenti i Shtetit, një ditë pas prezantimit të Sekretarit të ri të Shtetit, Rex Tillerson i ka bërë bllokadë.
Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, ia dha përgjigjjen letrës së gjashtë kongresmenëve republikanë që kërkonin shkarkimin e ambasadorit të SHBA-së në Shkup nën pretendimin se ka bashkëpunuar me Fondacionin e George Sorosit.
Politika e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, sqaroi Toner, është të mbështesë integrimin euro-atlantik të vendit dhe reformat e nevojshme për përmbushjen e këtij qëllimi.
Ambasadori Baily dhe ekipi i tij, nga sa pohon zëdhënësi, kanë bërë pikërisht këtë; kanë bashkëpunuar me autoritetet maqedonase dhe me shoqërinë civile atje për avancimin e politikave dhe objektivave të SHBA-së.
“Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori ynë në Maqedoni. Si mike e Maqedonisë, SHBA i nxit me forcë të gjitha palët që të respektojnë shtetin ligjor, proceset demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Maqedonisë. Ne duam të shohim një Maqedoni të fortë në rrugën e  saj drejt anëtarësimit në familjen euro-atlantike”, thuhet në deklaratën e Mark Toner.
Anëtari i Kongresit, Kristofer Smith paralajmëroi më herët hetim për politizimin e rolit të Ambasadës Amerikane në Maqedoni dhe i bëri thirrje Sekretarit të sapoemëruar të Shtetit, Reks Tillerson që ta shkarkojë ambasadorin Xhes Bejli.
Smith i ka kërkuar që nga mesi i janarit ambasadorit Bejli shpjegime mbi akuzat se Ambasada në Shkup punon në dobi të partive politike dhe financon projekte të Sorosit në këtë vend.
Duke qenë se përfaqësuesi i shtetit amerikan nuk iu përgjigj letrës, atëherë Smith, i cili është zv/kryetar i Komisionit të Kongresit për Çështjet me Jashtë dhe kryesues i Komisionit për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, doli me pretendimin se nevojitet një hetim i thellë i aktiviteteve të përfaqësisë diplomatike amerikane në Maqedoni.
“Ambasadori amerikan nuk guxon të ketë rol në formimin e qeverisë dhe të marrë anë gjatë formimit të koalicionit”, citohet të ketë thënë Smith për Radio Televizionin e Maqedonisë. Por Bejli, vazhdon ai, është treguar i anshëm e duhet të shkarkohet menjëherë.
“Dëshirojmë të zbulojmë gjithçka dhe për këtë arsye kërkojmë nga inspektori i përgjithshëm të dorëzojë raport. Në qoftë se e kanë shkelur ligjin, do të përgjigjen”, ishte deklarata e kongresmenit republikan. /tesheshi.com/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves