Translate

Monday, February 13, 2017

Ahmeti: Nuk ngutemi, do ta zbardhim Monstrën…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar Ambasadorin e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës shkëmbyen mendime për situatën politike në vend  pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Kryetari Ahmeti nënvizoi që për BDInë, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale.
Lideri i BDIsë elaboroi mbi bisedimet negociuese me VMRO DPMNEnë dhe LSDMnë duke shpalosur prioritetet tona për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit, sundim të së drejtës, fqinjësi të mirë, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik.
Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër.
Kryetari Ahmeti theksoi që ky presion joracional, i panevojshëm dhe preferencial opiniobërës po përpiqet që të krijojë tema joekzistuese në organet e partisë për gjoja ndarje në krahe të ndryshme dhe kjo bëhet me qëllim për ta dobësuar BDInë.
Vendimi i BDIsë duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar sepse kemi interes dhe qëllim të përbashkët, integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Kryetari Ahmeti njohtoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet.
Për këto, në BDI ka debat shumë të hapur, të argumentuar dhe konstruktiv, përfshirë edhe me përfaqësues të shoqërise civile dhe akademike. (INA)

0 comments :

Post a Comment