Skip to main content

Të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënuan Maqedoninë në vitin 2016!

Duke mos dashur të emërtojmë këtë vit me epitete të stilit: vit i protestave apo i krizës së stërzgjatur politike apo dhe i borxheve dhe ekonomisë së keqe, që me gjasë do t’i kishte merituar, po e lëmë të themi që 2016-ta ishte një vit shumë i vështirë për Maqedoninë.Liderët politik që disa herë u moren vesh, me anë të tërheqjes së veshit nga ndërkombëtarët, më në fund lejuan të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare… të cilat e kanë tepruar shpeshtësinë, për një vend të vogël si Maqedonia. Megjithatë, populli maqedonas nuk ka ndryshuar shumë mendësinë, sërish partia e Gruevskit doli fituese ndërsa te shqiptarët pamë dëshirën për ndryshime demokratike.
Na gëzoi dorëheqja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por jo dhe kukulla që ai vëndosi në pozitë Emill Dimitriev.
Prokurorja Speciale, Katica Janeva dhe dy figurat tjera më të njohura të PSP-së Fatimja dhe Lençe disa herë na ngritën adrenalinën duke zbardhur rastet më të reja të tyre, megjithatë gjyqësori i kalbur dhe nën kthetrat e “kushëritit të madh” nuk lejoji të ketë burgosje dhe epilog gjyqësor për “më të mëdhenjtë e krimit” në Maqedoni.
Pamë lojën standarde BDI-VMRO, duke nisur protesta dhe kundër protesta për kryqa dhe shqiponja, por këtë herë, populli nuk “e hëngri” lojën e tyre për defokusim të vëmendjes nga ngjarjet e vërteta politike.
Kishte shumë protesta në shumë ngjyra, “kundër regjimit” dhe fikusit që e quajmë president, Gjorge Ivanov i cili shkoi dhe fali të dyshuarit për krim në Maqedoni, që më pas “të kuptojë” që ka bërë gabim.
Vërshimet ishin edhe më të egra dhe morën më shumë jetë ndërsa ajri mbeti i ndotur! Edhe këtë vit, refugjatët e mjerë shkelën dhe qëndruan më gjatë në truallin tonë, deri sa u mbyll ruta Ballkanike.
Për hajër na qoftë 2017-ta, mbetet të formohet Qeveria e re, dhe presim që ajo mos të jetë me anti-shqiptarët si Gruevski dhe deputeti i tij, kryesi i krimeve të luftës-Johan Tarçullovski.
Gëzuar dhe me shëndet!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves