Skip to main content

SKANDALOZE: ARABATI BABA TEQE ËSHTË SHNDËRRUAR NË AUTOPAZAR (FOTO)

Objekti i kulturës me çka edhe karakterizohet më së shumti qyteti i Tetovës gjegjësisht Myftinia e Tetovës është kompleksi i Teqes Arabati baba. Një kompleks që llogaritet pasuri e veçantë për nga aspekti kulturo-historik dhe fetar, por gjithashtu me rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e vetëdijes fetaro-arsimore dhe kulturore të populatës muslimane në Tetovë. Vlera e këtij objekti është tejet e madhe, por fatkeqësisht sot është shndërruar në auto Pazar. Në redaksinë tonë kanë arritur një sërë fotosh të bashkangjitur me një kryefoto nga profile që bënë shitjen e veturave nga kompleksi në fjalë. Nga profili publik shihet se me plotë komoditet shfrytëzon kopmleksin e kultit fetar për pazarllëqe dhe shtitjesh vetura. Andaj, meqë keqpërdoret për shitje veturash sigurisht që qytetarët janë në gjendje gjithçka të bëjnë me hapsirat e Teqes Arabati. Muftinia e Tetovës si duket është në gjum dhe nuk tregon aspak interes për gjendjen e këtij kompleksi dhe nuk kujdeset për keqpërdorimet që i bëhen këtij objekti. Plotë të drejt kanë intelektualët e Tetovës dhe historianët që thonë se kompleksi në fjalë ka humbur rolin dhe peshën që duhet të ketë në shoqëri dhe fe.













Historiku i kopmleksit i shkëputur nga faqja zyrtare e Komunës së Tetovës: 
Në vitin 1538, Sersem Ali Dede filloj të ndërtoj kompleksin e teqes, e cila zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe Harabati, që don të thotë godinë shenjtërie ose Tempull.Me rikëmbjen e këtij kompleksi të teqesë, aty filluan të lulëzojnë veprimtari të ndyshme, krijimtari në shumë sfera, ku njëkohësishtë bëhet zgjerimi i kompleksit me ndërtime të shumë objekteve të tjera, si seli e njohur e kultit Islam Bektashian, gjithashtu të shërbejë edhe si qendër reprezentative në sferën fetare edhe në atë kulturore, arsimore e të tjera.
Kompleksi i objekteve është karakteristike për shkak se objektet e ndërtuara janë integruar në një tërësi unike harmonizuese. Në objektet e Kompleksit Harabati Baba u bënë shumë zbukurime të llojllojshme, stolira, ornomente, relieve, vitrina, qoshqe strehe e tjara, duke i dhënë një pamje orientale arkitekturës së këtij kompleksi. Godinat, përpos zbukurimeve të shumta janë të pasuruara edhe me më shumë mbishkrime të përmbajtjeve të ndryshme. Forma arkitektonike e çdo objekti paraqet diçka të veçantë nga të dhënat e një vepre të caktuar, dhe me veçoritë e veta kanë ardhur në shprehje edhe kulmet e godinave, shtyllat, oxhaqet, renditja e objekteve, koloriti i pasur i fasadave, harmonia në komponimin e detajeve dhe shumë cilësi të tjera të vlerave kulturore.
Në oborret e këtij kompleksi shtrihen në pafund edhe peisazhet e gjelbërimeve të pasura të barit të luleve të ndryshme, me koloritin e pasur të trëndafileve, karanfileve, vlollcave, aroma e të cilëve përzihet me ajrin e freskët të rrëzave të Sharit. E gjithë kjo mundësoi që ky kompleks me stilin oriental të ndërtimit të bëhet i veçantë dhe i dalluar në këto anë e më gjërë në Ballkan.
Situacioni i kompleksit të Teqes Harabati Baba
Konaku kryesor, Biblioteka e teqes, Shtëpia dimrore (kësh evi), Fura dhe kuzhina e teqes,
Faltorja kryesore (kubeli mejdani), - Shadërvani (qoshku verior), Çeshmeja e madhe e teqes,
Kulla e kaltërt (kulla e Fatimes), Shtëpi ndeje (sot e djegur), Turbeja, Varrezat, Godina ushtarake (askerhane), Shtalla I, Shtalla II, Objekti ndihmës.



Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves