Skip to main content

Opinion:ÇKA DEMANTON MULLA SULA

Esenca e apelit të Mulla Sulës ishte se do të zhvillohej aksioni i shpërndarjes së atyre parave të donuara nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Bosnja, nga diaspora, dhe, sidomos, paratë e grumbulluara nga xhematet e vendit. Mulla Sula nuk e demanton as mbajtjen e mbledhjes së Rijasetit, as ankesën e myftinjëve të cilët tash e sa kohë janë nën presionin e xhemateve të veta për fatin e parave të grumbulluara për hasanbegasit, nuk e demanton as formimin e komisionit, nuk e demanton, krejt në fund, as vendimin e shpërndarjs së këtyre donacioneve në të holla. Mulla Sula demantoi adresën prej nga u lëshua apeli i tij

Selver Abdullahi
Në prag të vitit të ri, mediat shqiptare në Maqedoni publikuan një apel të BFI-së ku qartë shihej se Mulla Sula paska vendosur t’i shpërndajë paratë e donuara  qytetarëve të Hasanbegut dhe të rrethinës. Nuk vonoi shumë dhe, si duket, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, i gjendur nën presionin e hajnave të tij, i gjendur para raporteve finansiare reale që flasin se paratë e grumbulluara janë bërë rrush e kumbulla, menjëherë lëshoi një demant me qindra akuza. Akuzat ishin të tipit të policisë serbe kur u kërcënohej me montime subjekteve të ndryshme kosovare të cilët përpiqeshin për një mospërfillje të arsyeshme kundër politikave millosheviqiane. Fatmirsish, në fund, të gjithë serbët e botës do të binden dhe pajtohen me levizjet shqiptare që ishin kundër asaj politike. Kjo do ta gjejë edhe vetë Mulla Sulën.
I gjori, kapet për adresën dhe jo për esencën. Esenca e apelit ishte se do të zhvillohej aksioni i shpërndarjes së atyre parave të donuara nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Bosnja, nga diaspora, dhe, sidomos, paratë e grumbulluara nga xhematet e vendit. Mulla Sula nuk e demanton as mbajtjen e mbledhjes së Rijasetit, as ankesën e myftinjëve të cilët tash e sa kohë janë nën presionin e xhemateve të veta për fatin e parave të grumbulluara për hasanbegasit, nuk e demanton as formimin e komisionit, nuk e demanton, krejt në fund, as vendimin për shpërndarjen e këtyre donacioneve në të holla. Le t’ju thotë shqiptarëve a do t’ua japë paratë a jo! Nëse nuk ka ndër mend që t’ua japë paratë, për faktin se tashmë i ka shpenzuar në blerje të gollfeve, pasateve, BMW-ve si dhe banesave (a është e vërtetë që hajni Mustafa Dauti ka blerë dy bansa te “banesat e Mitatit”!?), atëherë le të thotë “jo, nuk ndajmë paratë e dedikuara për qytetarët e Hasanbegut, pasi që tashmë i kemi shpenzuar”,  dhe jo të demantojë ekzistimin apo jo të një adrese elektronike.
Në një koment të djeshëm, autori i tij kishte nënvizuar disa hile që i kishte vërejtur në apelin e BFI-së! Autori pyet se pse Mulla Sula i kishte lënë vetëm dy ditë afat për t’u paraqitur qytetarët e Hasanbegut në lokalet e BFI-së, po çka do të bëhet me ata që nuk do të paraqten si pasojë e mosinformimit me apelin e BFI-së, pastaj, pse në atë komision nuk kishte anëtarë nga qytetarët e Hasanbegut! Autori i këtij komenti, nuk e kishte vërejtur një detaj shumë antihuman në atë apel. Atori nuk e kishte vërejtur se Mulla Sula kërkon fakte, dokumente e argumente lidhur me pasojat  e shkaktuara nga vërshima katastrofale! Paramendoni se çfarë cinizmi antinjerëzor ky i Mulla Sulës. Tërë bota e ka parë, nuk ka qytetar i vendit dhe i huaj që nuk e ka parë skenën e llahtarshme nga ajo përmbytje apokaliptike. Po kujt i ka shkuar në mend që të fotografohet, të fotografojë përmbytjen kur tërë forcat njerëzore po përqëndroheshin për të shpëtuar njerëz. Pati edhe viktima, fatkqësisht, pati edhe foshnje të zhdukur, që nuk u gjet as sot e kësaj dite. O Mulla Sulë, si be ta gjejmë këtë foshnje e ta fotografojë, të ta sjellim ty dëshminë! I pa fytyrë, pa shpirt, pa din e pa iman je o Mulla Sulë në teksin e këtij apeli që ua lëshove myslimanëve të vendit, jo se ke ndjenjë humane, por sepse ti sinqerisht veten e konsideron babadimri i myslimanëve të vendit të cilëve u duhen “dhurata për vit të ri”! Bëji gati lekët e donuara për hasanbegasit, sepse në ditët që i ke caktuar vetë për këtë aksion, krejt qytetarët e Hasanbegut dhe rrethinës do t’i keshë në oborrin e BFI-së. Ti të jetoshë si pasha e të kaloshë kohën duke u skuqur si qengi në hell përskaj të oxhakut të restorantit tënd të marrur me paratë e hasanbegasëve “Konaku”, ish-restoranti “Te pishat”, ndërsa qytetarët e Hasanbegut të ngrihen në këto ditë të acarta të dimrit, nuk shkon! Shiti gollfet, pasatet, BMW-në X6 dhe banesat e hajnit Mustafa Dauti, si dhe kthei paratë e shpenzuara në rregullimin e interiereit në këtë restorant (të gjitha këto shpenzime pas parave të grumbulluara për hasanbegasit të cilët as sot e kësaj dite nuk i panë me sy) dhe, ja paratë do të jenë aty për ta kryer aksionin për të cilin e lajmëruan Hasanbegun në prag të Natës së Vitit të ri! Bëhu babagjysh i mirë dhe i sinqertë, të paktën një herë në jetën tënde, o Mulla Sulë!l
(Autori është banor i Hasanbegut)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves