Skip to main content

OPINION: KUR NUK KA LUANA EDHE MAJMUNËT BËHEN MBRET!

Nga Ernad Fejzullahu
Në fillim të janarit të 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, disa parti politike dhe atë: BDI, koalicioni Rilindja me Besë (Lëvizja Besa ,RDK 1) si dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Lëvizja për Reforma PSHD, RDK 2, UNITETI ) miratuan një platformë të përbashkët duke e quajtur “Marrëveshja politike e partive politike shqiptare në Maqedoni”.
Që nga vetë emërimi i kësaj farë “marrëveshje …’ shihet manipulimi që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë është se kjo “marrëveshje…” më saktë duhet të quhet ashtu edhe si është “marrëveshja e disa partive politike…”.Mos emërimin e saktë se kjo “marrëveshje …’ është e disa subjekteve politike shqiptare këtu në Maqedoni nuk është i rastësishëm, përkundrazi që në fillim tentohet të eliminohet zëri opozitar duke re-instaluar totalitarizmin dhe marrjen e të drejtës se “ e vërteta dhe vetë kombi janë ata…’.Të eliminosh opozitën aq më tepër duke marrë parasysh se në Maqedoni ekziston një opozitë e konsoliduar etnike shqiptare thënë butë është të eliminosh parimet bazë të demokracisë liberale, kurse thënë realisht përbën sulm mbi vlerat kombëtare.
Është fakt se Partia Demokratike Shqiptare nuk është pjesë e kësaj siç e quajnë disa “akti historik të shqiptarëve” e që në të vërtetë do të jetë një parodi e radhës për shqiptarët.
Para se të analizojmë këtë, siç thuhet “marrëveshje historike..” të disa subjekteve politike shqiptare në Maqedoni ( jo të gjitha partitë !) nuk mund të kalojmë heshtazi pa përmendur se:
-më në fund e pranuan edhe këta të Bashkimit Demokratik për Integrim se qeverisja e tyre 15 vjeçare jo vetëm ka qenë një dështim por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dëmtuar interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni;
-partitë e ashtuquajtura opozitare si Besa, RDK, Uniteti dhe lëvizja për reforma PSHD mund të jenë gjithçka, por jo oponencë e BDI-së, e aq më tepër parti në interes të shqiptarëve;
Këto dy të vërteta tashmë dokumentohen në të ashtuquajturën “marrëveshje…” në mes këtyre subjekteve dhe ajo që është më e rëndësishmja për politikën e mbrapshtë dhe antikombëtare të BDI-së gjatë këtyre 15 vjetëve Partia Demokratike Shqiptare nuk ka heshtur duke vënë në pah këtë politikë në dëm të shqiptarëve.
Gjithashtu është thënë se çfarë “misioni “ kishin këto parti si Besa, Uniteti, RDK dhe PSHD, për të krijuar një virtualitet të rrejshëm politikë që u demaskua me këtë parodi që po luhet sot e quajtur ‘marrëveshje …”
Minimumi që duheshe të bëhet është që të thuhet se Partia Demokratike Shqiptare ka pasur dhe ka të drejtë për qëndrimet e tyre kundrejt politikës antishqiptare të BDI-së dhe këtyre partive tjera. Jo se PDSH ka nevojë për këtë, por vetëm kështu duke e mbyllur një kapitull të errët për shqiptarët gjatë këtyre viteve mund të mendojmë për mënyrë se si ta sanojmë politikisht këtë gjendje në të cilën gjendemi.
Në këtë mashtrim të radhës që po bëhet në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë direket fatkeqësisht u involvuan segmente të caktuar të shtetit shqiptar.
këto segmente të caktuar të Shqipërisë, mbase i frymëzuar nga Internacionalja Socialiste me verimet e veta u bë ‘kumbar” i kësaj farse që mund të ketë pasoja të rënda politike për shqiptarët në Maqedoni.
Ekzistojnë dëshmi dhe fakte, se segmente të caktuara të një partie në Shqipëri, janë përzier në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthorazi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, duke i nxitur shqiptarët të votojnë për një parti maqedonase si dhe një partie shqiptare e afërt me këtë parti maqedonase, me orientim ideologjikë si të asaj partie në Shqipëri.
Kjo është e pafalshme!
Këto segmente të caktuar të shtetit shqiptar nuk ndalet me kaq, por shkua n edhe më larg duke organizuar në Tiranë takim që ta përkujton takimet e themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë me instruksione dhe vëzhgimin e rreptë të Milladinave, Mugoshave e Tempove. Ne takimin e Tiranës u benë bashkë patriot e tradhtar, të ndershëm e hajdut, islamistë e marksist –leninistë,UDBA e …
Ky ishte mesazhi i takimit që u bë në Tiranë me këto” figura” nga Maqedonia.
Në qoftë se do të ishte bërë testi anti-drogë mbase do të duhej ta merrnim më me seriozitet nënshkruesit e këtij dokumenti mirëpo pasi nuk u bë, lenë hapësirë për interpretime të ndryshme!
Disa fjalë rreth kësaj “marrëveshje…” të disa subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë;
– ajo ka një kornizë dhe ajo është “Marrëveshja e Ohrit” dhe përfundimisht që e zhbënë tërësisht këtë farë “marrëveshje…” është respektimi në përpikëri të kushtetutës aktuale të Maqedonisë. Dihet se me këtë kushtetutë aktuale nuk mund të realizohet asnjë “shkronjë’ e lere më diçka në favor të shqiptarëve.
– ku e latë mekanizmin e vendimmarrjes me konsensus si që është parlamenti me dy dhoma;
– krijimi i komisioneve shtese për “zhvillimin e barabartë ekonomik të rajoneve…” është mashtrimi tjetër duke mos përmendur ( me vetëdije !) mekanizmat që garantojnë realizimin e kësaj të drejte edhe juridikisht – mekanizmi i vetos në ndarjen e drejtë dhe proporcionale të buxhetit;
– krijimi i “ministrisë për komunitete…”e ulë statutin politiko-formal të shqiptarëve duke i bërë ata njësojë si romët,boshnjakët,vllahët,turqit etj;
– pse nuk hetohen rastet tjera si vrasja e Harun Alisë dhe qindra vrasjeve tjera të djemve shqiptar;
– mungesa e afatizimit dhe mekanizmat në realizimin e këtyre kërkesave…
Përfundimisht, ishte edhe një tentim për mashtrim dhe përhapjen e ‘mjegullës politike” te shqiptarët e Maqedonisë, për eliminimin përfundimtar të opozitës etnike shqiptare në Maqedoni.
Si mendoni Ju, se shqiptarët ne Maqedoni janë aq naiv sa të vetë mbytin vlerën themeltare të demokracisë si që është opozita etnike, në rastin konkret Partia Demokratike Shqiptare?
Zotni, kushdo qofshi Ju po ju përgjigjem me një slogan që juve ju pëlqen shumë, por në këtë rast nuk do t’ju pëlqeje edhe aq –“NO PASSARAN DRUGARI!”
Autori ish Deputet dhe anëtar i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves