Skip to main content

Më 9 janar fillojnë negociatat për qeverinë e re

Më së voni deri më 9 janar, presidenti Gjorgje Ivanov do të dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, duke respektuar kështu afatet e shkruara në ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Këtë Ivanov e konfirmoi vetë dje gjatë vizitës së depos ushtarake “Erebino”. Ai tha se do të respektoj afatin prej 10 ditëve për të dhënë mandatin partisë e cila do të tregoj se ka shumicën në Kuvend, afat i cili po skadon pas konstituimit të Kuvendit.
“Unë si kryetar jam i obliguar sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve të jap mandatin, më pas mandatari ka afat prej 20 ditëve të formoj qeverisë e cila duhet të fitoj shumicën në Kuvend”, ka thënë Ivanov, njofton shenja. Afati prej 10 ditëve i presidentit për të dhënë mandatin për formimin e Qeverisë ka filluar prej më 30 dhjetor kur u bë konstituimi i Kuvendit. Mandatari do të ketë më pas afat prej 20 ditëve që Kuvendit t’i propozojë kabinetin e ri qeveritar dhe programin e punës së Qeverisë.
Nëse brenda këtij afati në Kuvend nuk arrin asnjë propozim ose i njëjti nuk kalon, atëherë Ivanov i jep mandatin partisë tjetër me radhë e cila do të ketë edhe 20 ditë shtesë për të propozuar Qeverinë e re dhe programin për mandatin katër vjeçar, për miratimin e të cilave nevojitet mbështetja e shumicës parlamentare apo të paktën 61 deputetëve.
Ndërkohë, deri më sot nuk ka asnjë informatë për bisedime mes partive politike rreth koalicionit të ardhshëm qeveritar. As nga VMRO-DPMNE e as nga LSDM nuk njoftojnë nëse ka bisedime me partitë shqiptare. Megjithatë dy partitë maqedonase pretendojnë se do të formojnë Qeverinë e ardhshme.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves