Presidenti, Gjorgje Ivanov është shprehur sot lidhur me rolin e tij në formimin e qeverisë së ardhshme, njofton agjencia e lajmeve INA.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me procesin e krijimit të qeverisjessë re, Ivanov tha se duhet të respektohen afatet sipas Kushtetutës.
“Unë si president jam i obliguar që sipas Kushtetutës, pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditësh ta jap mandatin, më pas pason mandatori i cili ka njëzet ditë për përbërjen e qeverisë e cila duhet ta marrë shumicën në Parlament”, theksoi Ivanov.
Ivanov është i obliguar ta mandatoj partinë e cila ka fituar më shumti vota për formimin e qeverisë, në këtë rastë, VMRO-DMPNE. (INA)
Comments
Post a Comment